Si pasojë e erërave të forta në akset Milot-Lezhë-Shkodër, Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale.
Gjithashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet të lartë. Erëra të forta paraqiten dhe në Korçë dhe Gjirokastër në akset kombëtare.
Në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri bashkë me Policinë Rrugore.
Autoriteti Rrugor njofton përdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, të kenë kujdes në akset ku ka patur aksidente automjetesh si pasojë e erës si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë./atsh