Loading...

Tre rrugë të reja në Kuçovë

“Sapo ka filluar puna për ta plotësuar lagjen “1 Maj” në Kuçovë edhe me tre rrugë të tjera”, deklaron deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj Valikaj.

Felaj vlerëson bashkëpunimin e banorëve për të shembur gardhet dhe hapur hapësirën publike.

“Këtë herë, gjëja që më bën më shumë përshtypje, ka qenë bashkëpunimi i banorëve! Dita 1 e punës dhe kushdo i gatshëm për t’i dhënë fund, gardheve, blloqeve, zgëqeve; më në fund një dorë që i hap vend dritës dhe hapësirës në vend te zymtisë dhe mjerimit”, shprehet Felaj.

Po ashtu, Felaj shton se tre rrugë të rëndësishme, me të gjitha standardet sikur çdo rrugë tjetër të re të bërë nga 2013 e këtej në Kuçovë , dhe një lagje që do ndrijë e gjitha tanimë.

“Faleminderit këshilltarëve socialiste që me fuqinë e votës së tyre e bënë të mundur këtë duke dhënë një shembull sesi punohet për komunitetin!” përfundon ajo. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com