Loading...

Gjirokastër, vazhdon puna për pastrimin e rrugëve

Reshjet e dëborës që përfshinë Gjirokastrën krijuan vështirësi në qarkullimin e njerëzve në rrugë. Për të lehtësuar lëvizjen e tyre në bashkinë e Gjirokastrës vazhdon puna për pastrimin e rrugëve.

Punonjësit e bashkive po pastrojnë dëborën e grumbulluar në anët e rrugëve, e cila nuk është e paktë.

Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se “ekipet dhe mjetet tona po vazhdojnë punën për largimin e dëborës edhe pse temperaturat vazhdojnë të jenë minus”.

Në të gjitha rrugët dytësore për eliminimin e ngricave është hedhur kripë dhe skorje./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com