Loading...

Bregdeti i Jugut, nën petkun e dëborës

Temperaturat e ulta të fillimit të janarit kanë sjellë surpriza të cilat nuk janë parë ndoshta prej një shekulli në bregdet.

Dëbora ka mbështjellë me petkun e saj vendet e mahnitshme bregdetare jugore si Piqeras, Lukovë, Vuno dhe Dhërmi të cilat duken si vende sureale nën bardhësinë e dëborës.

Këto destinacione turistike verore tashmë në stinën e dimrit janë akoma më atraktive për vizitorët pasi është një fenomen i rrallë në vendin tonë që zonat bregdetare jugore të zbardhen nga dëbora.

Peizazhi në këto destinacione turistike tashmë është një atraksion i mahnitshëm për t’u eksploruar pasi bardhësia e dëborës e ndërthurur me ujrat e kristalta dhe guralecët e bardhë të krijon një panoramë unike dhe të papërsëritshme.

Stina e dimrit në këto vende zbutet duke u ndërthurur me bukuritë dhe bregdetin i cili në bardhësinë e dëborës duket i mrekullueshëm dhe i veçantë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com