Banorët e fshatit Bashaj në Vlorë kanë tashmë një rrugë të rehabilituar”, në të cilën kishte 30 vite pa ndërhyrë.
Bashkia e Selenicës bën të ditur se “kanë përfunduar punimet per rehabilitimin e rrugës nga fshati Bashaj deri në lumë”.
“Është hera e parë që ndërhyhet pas 30 vitesh për rehabilitimin e kësaj rruge nga mjetet dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve pranë bashkisë Selenicë”, thekson bashkia.
Banorë tashmë kanë mundësinë për të shkuar dhe për të punuar në tokat e tyre bujqësore pa asnjë pengesë.
Kjo rrugë është rreth 2.5 km e gjatë dhe në të është ndërhyrë për zgjerimin e trasesë, shtrim me çakëll dhe vendosje tombino në 8 vende të domosdoshme duke e bërë këtë rrugë me parametra optimale kalueshmërie./atsh