Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorr.
• T. T, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet S.T dhe G.T, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
• Y. Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” Vlorë pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.