Loading...

Rruga e lumit të Vlorës, impakt në turizëm e bujqësi

Puna për projektin e rrugës së Lumit të Vlorës, një segment jetik për gjithë qarkun, po ecën me ritme të shpejta.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës është një investim i qeverisë shqiptare më mbështetjen e Fondit Saudit dhe atij Kuvajtian.

Rikonstruksioni i kësaj rruge, cili përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “në rrugën e Lumit të Vlorës po vazhdon puna edhe për veprat e artit. Ka përfunduar puna për 2 ura që janë lidhur edhe me rrugën. Konkretisht kë përfunduar puna për vendosjen e pilotave në këmbët e urës pranë fshatit Kotë dhe urës ne km e 17-të, ndërkohë që është kryer edhe lidhja e tyre me rrugën”.

Sipas FSHZH-së, po ecet me ritme të shpejta në LOT I ku po përfundon asfaltimi dhe po punohet intensivisht me veprat e artit.

FSHZH sqaron se ndërkohë po punohet edhe me kanalet anës rrugës, ku do të shkarkohen ujërat e shirave dhe prurjeve të lumit.

“Në lotet e tjera të rrugës së Lumit të Vlorës pritet të fillojë puna në janar 2019”, bën të ditur Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Rruga e Lumit të Vlorës do të krijojë një lidhje përfundimtare jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet.

Bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapësirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport.

Rruga e Lumit të Vlorës siguron lidhje të re me bregdetin e Jonit dhe hap perspektiva të reja zhvillimi për fshatrat e kësaj zone dhe banorët e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com