E ndërtuar në shekullin e XVIII, Ura e Slapit në Mavrovë po rrezikohet nga punimet për rrugën e lumit të Vlorës dhe grumbullimi i inerteve.
Ura me një hark me dopio qemer kryesor dhe në të dy anët me dritare shkarkuese në rrjedhën e Shushicës mban statusin monument kulture prej vitit 2010.
Në vitin 2016, ekspertët ndërhynë në strukturën e urës të cilës tashmë i shfaqen rreziqe të tjera.
Problematika është e njohur edhe në Drejtorinë e Rajonale të Kulturës, ku drejtuesi thotë se po e ndjekin situatën.
Orges Feimi: “Ura e Slapit paraqet probleme vetëm në rastin e ujrave të rrëmbyeshëm gjatë sezonit të dimrit.”
Por vec funksionit praktik të lidhjes së banorëvë, Ura e Slapit, sikurse shumë të tjera dëshmojnë edhe mjeshtërinë e ndërtimit nga mjeshtrat shqiptar.
Orges Feimi: “Ne jemi duke parë mundësinë që urën e Slapit dhe atë të Bratajt, ta bëjmë pjesë integrale të rrugës së lumit të Vlorës, ku vizitorët që zgjedhin të kalojnë përmes kësaj rruge të kenë mundësi të vizitojnë edhe urat që janë momument kulture.”
Në zonën e lumit të Vlorës janë rreth 50 momumente kulture, që synohet të kthehen në destinacione për turistët që vizitojnë në çdo kohë të vitit./oranews