Loading...

Publikoi foton intime me ministrin e famshem, moderatorja sulmohet nga komentuesit: E ke poshteruar

Vetëm pak ditë më parë ndarja e tyre bëri bujë në mbarë mediat. Elisa Isoardi e cila njoftoi edhe fundin e marrëdhënies së saj me zv/kryeministrin italian njëherazi edhe ministër i Brendshëm, Matteo Salvinin, është kritikuar nga ndjekësit e saj për foton me të cilën e dha këtë lajm. Shumë persona e kanë akuzuar si të vrazhdë dhe të pavend zgjedhjen e saj për të publikuar një foto mjaft intime të saj me Salvinin në shtrat.

“Nëse Ministri të ka zgjedhur, padyshim ke diçka më të bukur se të tjera. Nuk dua të të gjykoj, por mendimi im është një këshillë sepse të vlerësoj shumë. Një foto kaq intime, të publikosh një imazh kaq personal është diçka e një shije shumë të keqe. Këto kohë nuk flasin për gjë tjetër, ke bërë qesharak një burrë, që po bën shumë për italianët, mund të kurseje këtë rënie në stil. Nëse do isha ish-i yt do isha mjaft i nxehur. Por tani dëmi është bërë”, janë disa nga komentet për Isoardin.

Por moderatorja e La Prova del Cuoco nuk ka ngurruar t’i kthehet teksa i sugjeron të shikojnë dashurinë që ekziston mes tyre. “Po pse poshtëruese? Është një foto mjaft e bukur dhe e ëmbël, por nuk arrini të kuptoni sa dashuri ka brenda. Kjo e imja ishte një gjë shumë e ëmbël. Por është e bukur”, i është përgjigjur ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com