Fundjava vazhdon të mos neglizhohet nga Policia Rrugore e Tiranës e cila ka qenë në gatishmëri gjatë natës së kaluar, duke mbajtur në vëzhgim drejtuesit e makinave.
Gjatë natës së kaluar policia ka pezulluar 21 patenta, ndërsa i ka vënë p.rangat një 25-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Me Policinë Rrugore të kryeqytetit, kontrolle me Drager drejtuesve të automjeteve në çdo rrugë për të parandaluar a.ksidentet rrugore që shkak kanë drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Në Selitë para pak minutash u a.rrestua drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.
21 patenta të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Alkooli në timon te merr jetën.
Përdor mjetet e transportit publik në rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Ndërkohë një tjetër shofer është kapur me shpejtësi tej normave, me 169 km në orë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/255041638503544/?t=0