Me sa duket jo gjithcka është ashtu siç e hsohim në ekran dhe pos batutave dhe të qeshurave spektakli ka dhe efektet negative.
Në emisionin e kaluar “Xing me Ermalin”, ndodhi një përplasje mes moderatorit dhe të ftuarës.
Në studio ishin Nuseir Yassin, një blogger arabo- izraelit, i cili në faqen e tij Nas Daily poston video 1- minutëshe nga mbarë bota, Alyne Tamir, e dashura e tij si dhe dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.
Si gjithmonë nuk mund të mungonte pyetja me “spec” e Kejvinës, e cila bëri që këtë radhë të dilte jashtë kontrollit.
Pyetja, “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?”, ishte ajo që bëri që e dashura e Nuseir të shpërthente.
“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.
I gjithë debati nuk mbeti me kaq. Sot Ermal Mamaqi ka reaguar në Instagramin e tij duke postuar një pjesë nga intervista dhe kaq mjaftoi që blogeri arab ti komente duke i “nxjerrë të palarat” Ermalit.
“Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku nuk respektove mua dhe të dashurën time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë”, ka shkruar Nuseir Yassin në profilin e Ermal Mamaqit.
Dhe fansat duket sikur janë ndarë në dy krahe, ata që mbështesin Ermalin dhe ata që mbështesin idenë e Alyne Tamir, e cila u ofendua nga mënyra e pyetjes së drejtuar ndaj të dashurit të saj/korrieri