Shqipëria u mund nga Skocia me rezultatin 0-4 në “Loro Boriçi” në Shkodër, duke shënuar kështu një nga humbjet më të thella të kombëtares.
Rezultati shokoi dhe hidhëroi të gjithë futbolldashësit shqiptarë kudo që ndodhen.
Kjo humbje e turpshme nuk është pritur mirë nga reperi i njohur Noizy.
Reperi i ka quajtur “lojtarë fasulesh” futbollistët e Kombëtares, ndërsa nga ana tjetër i ka premtuar besnikëri përfaqësueses së Kosovës.
Kjo e fundit mundi Maltën me rezultatin 5-0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.