Këngëtarja e njohur e skenës mbetet një prej artistëve që i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën, jo vetëm sepse i ka qëndruar besnike profilit të saj, por sidomos sepse këngët ia ka dedikuar një publiku që dashuron muzikën e mirë, tekstin poetik mbi pentagram, si edhe mesazhin që përcjell arti i saj.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘Rudina’ moderatorja e emisionit, Rudina e ka pyetur këngëtaren për look-un e njejtë, me floke të prerë shkurt dhe me baluke.
’Gjithë jetën njësoj! Nuk e ke ndjerë nevojën të ndryshosh?’ e ka pyetur Rudina.
’Jo Rudina.Njëherë që i bëra flokët kaçurrela më doli koka e madhe.Gjithmonë jam përpjekur të mbaj një raport me portretin.Kam preferuar të mbaj baluke që të mos zbuloj vetullat se i kam shumë të bukura.Domethënë i mbuloj hallet me kujdes’ rrëfeu Irma e cila më pas ngriti balluken dhe tregoi vetullat, duke zbuluar kështu dhe sekretin.