Edhe pse është një nga prezantueset më të njohura në vend, për jetën personale të Rudinës publiku di shumë pak. Moderatorja ka edhe një vajzë me partnerin Xhavit Bajrami, Mian, por nuk ka bërë dasmë. Këtë detaj Rudina e ka zbuluar në mikrofonin e “Thumb”.
Ja çfarë ka treguar ajo:
‘Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, u shpreh ajo.