Loading...

Buxheti 2019/ Fillon ndërtimi i hekurudhës së shpejtësisë së lartë

Qeveria synon investime të rëndësishme në transformimin modern të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri.

Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh sot nga Vlora se, për herë të parë mbas 30 vitesh kemi buxhet për hekurudhat.

“Ky buxhet nuk është për të mbajtur në punë njerëz që thonë punoj në hekurudhë dhe hekurudhë nuk ka, por për të ndërtuar hekurudhë”, – tha ai.

Kryeministri shprehu bindjen se, hekurudha e re e shpejtësisë së lartë Tiranë-Rinas –Durrës do të fillojë ndërtimin vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht do të ndërtohet edhe linja hekurudhore Fier-Vlorë, që siç tha Kryeministri, do të lehtësojë shumë qarkullimin edhe të bizneseve në portin e Vlorës.

Projekti për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri është një ndër objektivat e rëndësishëm të qeverisë, për të transformuar investimet në kontribute reale për qytetarët dhe ekonominë e vendit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com