Loading...

Bodyguardi i Berishës më kërcënoi se do më fuste plu.mbin kokës’, aktori i ‘Portokallisë’ zbulon ngjarjen e rende

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit. Të shumtë kanë qenë fytyrat publike të cilat ai i ka imituar, ku mund të veçojmë atë të ish-kryeministrit, Sali Berisha. I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, aktori ka rrëfyer një ngjarje jo fort të këndshme, të cilën nuk e kishte treguar kurrë më parë në daljet e tij publike.

‘Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rr.ihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgontë njerëz që ti rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plu..mbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë.’-është shprehur Veleshnja.Ndërkaq, i pyetur se si reagoi ndaj kërc..ënimit, aktori tha se nuk e kishte marrë aspak seriozisht, pasi në Shqipëri askush nuk të prek me dorë për fjalë, shpifje apo edhe imitime. Por kur vjen puna tek paratë, situata ndryshon krejtësisht.

‘Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vr..et njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vr..et njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vr..asin. Këtë e kam nga Bledi Mane.’-shtoi aktori.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com