Publikohet fotot e Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj dhe më pas e tërhoqi këtë akuzë me arsyetimin e xhelozisë.
Nga disa foto të publikuara ne rrjetet sociale, Xhisiela shfaqet e lumtur teksa ka marrë si dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, apo në një tjetër foto ku ka kaluar pushimet e verës.
Nuk dihet saktë periudha se kur janë bërë këto foto, gjatë kohës që ajo ka qenë në lidhje me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo pasi ata janë ndarë.
Megjithatë ajo çka vihet re nga këto foto është jeta e luksit që Xhisiela ka bërë, nisur që nga veshjet, (varëset e floririt, çanta Alviero Martini), e deri tek ambientet që ajo ka frekuentuar, pushimet verore në resorte klasi, apo studimet master në një universitet privat…