Loading...

Transballkanikja në Vlorë, çdo ditë ndodhin aksidente të rënda

Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ka sjelle pasoja të rënda. Aksidentet automobilistike janë të përditshme ën aksin e Transballkanikes në Vlorë.

Për ekspertët e qarkullimit, shkaqet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar 23 aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar.

Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet. Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve. Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com