Loading...

Modelja shqiptare: Era e djathit më lidhi me miliarderin nga Irani

E ftuar në “Xing me Ermalin”, modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, që e ka zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer se si është njohur dhe detajet nga takimi i parë me bashkëshortin e saj iraniano-amerikanin, Sam Nazarian.

Ata janë të martuar prej disa vitesh, ndërsa janë prindër të dy vajzave. Emina ka zbuluar takimin e parë me të dashurin e zemrës, i cili e ka pyetur nëse është greke duke i shtuar faktin se vjen era djathë.

“Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeçe. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qejf djathin dhe e ha shumë”, tregoi modelja në intervistën për “Xing me Ermalin”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com