Loading...

Modeli i xhaketave dhe printi i katrorëve, të pashmangshme për këtë vjeshtë (Foto)

Nuk është një trend tërësisht novator, por do të bëjë namin këtë vjeshtë. Frymëzuar nga vitet ’80, shtëpitë e modës kanë rikthyer pas thuajse katër dekadash, copën e leshtë skoceze, të njohur ndryshe në botën e modës si tartan! Kjo copë mund t’ju veshë nga koka te këmbët, por sot do të përmbledhim disa ide si mund të vishni xhaketën tartan, në të gjitha modelet, prerjet apo ngjyrat! Ndonëse versioni më i famshëm është ai me ngjyrë të gjelbër e të kaltër, por prej vitesh kanë prodhuar më shumë se pesëmijë variante të kësaj cohe!

Gabimet që duhen shmangur

Katrorët e mëdhenj rrisin volumin; në pjesën e linjave katrorët bëhen më të gjerë dhe theksojnë përmasën horizontale të trupit. Nëse nuk je shumë e dobët, shmang pantallonat tartan.

    1. Mos mbivendos katrorët; mos i përziej vijat me katrorët, edhe pse Chanel-i e bën këtë. Është më mirë të kesh vetëm një veshje me katrorë, të një cilësie të mirë, sesa një pamje vetëm me katrorë, që sigurisht do të ishte i tepërt.

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com