E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, duke folur për fansat e çmendur që bëjnë çdo gjë për të, Tayna tregoi rastin e një burri i cili i kishte thënë se do linte gruan për të.
“Ishte një burrë, 45 vjeç mund të ishte, donte të bënte foto me mua në backstage. Nisi duke folur anglisht. ‘Unë dua të martohem me ty, dua të lë gruan për ty’, tha. Mendova se nuk e ka seriozisht dhe nisa duke qeshur. ‘E kam me gjithëmend’, tha. Ok i thashë ndaje gruan tëndë dhe as mua, as atë, mbetesh vetëm”, tregoi Tayna.