Së fundmi, aktori Sertan Erkaçan është kthyer në një yll në Turqi me perfomancën e tij në serialin “Koca Koca Yalanlar”.
Gjatë një interviste dhënë së fundmi për një media lokale, Erkaçan ka pranuar se është me origjinë shqiptare, shkruan Shkodranews.
“Ju jeni përfshirë në shumë projekte deri më tani, por shumë pak dihet për ju. Mund të na tregoni disi më shumë për vetën”, është një pyetjet që iu bë Erkaçan gjatë një intervistë transmetuar online dy ditë më parë, shkruan Shkodranews.
Aktori u përgjigj: “Kam lindur në Stamboll, për u rrita në Antalya. Jam fëmija i tretë dhe i fundit i një familjeje emigrantësh shqiptarë. Kur isha 17 vjeç, pasi lashë gjithçka për të ardhur në Stamboll për të studiuar, jeta më solli në pikën ku jam tani”. /Shkodranews