Blogerja e njohur Armina Mevlani, duket se ka kaluar një ditë shumë të bukur, pasi ka takuar nga afër idhullin e saj.
Në disa postime në Instastory, ajo ka treguar sesa shumë e adhuron dhe frymëzohet nga stili i modeles Dita Von Teese, shkruan ShkodraNews.
Armina ka publikuar në “Instastory” disa fotografi, ku zbulon se dëshira për të pasur stilin e Von Teese, ka lindur që kur ajo ishte 18 vjeçe.
Që në atë moshë, blogerja është fiksuar pas modës së viteve ’40-’50, me veshjet që theksonin belin e hollë, flokët me onde dhe buzët e kuqe.
Pra prej vitesh Armina është përpjekur të ketë një stil të ngjashëm dhe më në fund blogerja shqiptare ka realizuar ëndrrën duke e takuar nga afër idhullin.
“Dhe ja ku jemi. Unë dhe diva”, shkruan ajo në “Instastory”.