October 31, 2018

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë

Cila është fantazia që më së miri përzien popin amerikan me elegancën franceze? Padyshim ajo me pika.

Ky motiv, zakonisht një gur themeli i koleksioneve të pranverës, mund të jetë një aleat i shkëlqyer për veshjet e vjeshtës, duke i bërë ato më të ngrohta dhe më të gjalla.

Veshjet me pika mund t’i kombinoni me nuanca neutrale dhe modele me fantazi për t’i dhënë një pamje magjepsëse veshjes tuaj.

Nëse është një fund xhins me pika të vogla të qëndisura ose një fund i shkurtër me prerje të viteve ’50, me pika me ngjyrë të kuqe, rezultati do të jetë pa dyshim elegant.
Edhe një aksesor ose një bizhuteri do të japin një prekje të këndshme veshjes; nga balerinat tek atletet, ose tek rripi.

Fjala kyçe për një veshje të freskët dhe të ëmbël janë pikërisht pikat.

Le të frymëzoheni, por mbi të gjitha të tundoheni me pikat, sepse dihet që janë gjithmonë ‘topi’ i vërtetë i modës… /atsh

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë Read More »

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar

Shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali, e hapur dy vjet më parë, ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson sot se “shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali ka festuar dyvjetorin e hapjes së saj. Misioni i kësaj shkolle është mbajtja gjallë e traditave dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe si dhe të elementeve të tjerë të kulturës dhe traditave”.

Interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe “Naim Frashëri” ka qenë i lartë, kjo ka sjellë rritjen e numrit të nxënësve dhe është motivi madhor, i cili po çon përpara këtë iniciativë.

Stafi i kësaj shkolle punon për të dhënë më të mirën e mundshme që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin si shqiptar pavarësisht integrimit në shoqërinë e vendit ku këta fëmijë jetojnë, në Itali./atsh

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar Read More »

Modriç tek “Interi”, transferimi mund të bëhet në janar

Rikthehet në rend të ditës telenovela “Inter”- Luka Modriç. E nisur gjatë merkatos së verës, kroati nënkampion bote dhe “Inter” ishin shumë pranë, por presidenti i “Real Madrdi”, Florentino Perez vuri veton dhe ndalojë këtë transferim.

“Nuk mundet kurrësesi që një lojtarë si Modriç nënkampion bote, tre herë radhazi kampionë europe të largohet me kosto 0. Është çmenduri”, tha Perez gjatë muajit gusht, duke mbyllur debatin për kalimin e kroatit te “Interi”. Madje çështja shkoi dhe në UEFA, pasi “Real Madrid” akuzoi “Interin” se kishte shkelur rregullat e merkatos, por organi më i lartë i futbollit evropianë pushoj çështjen.

Gjithësesi, së fundmi ka qenë gazeta torineze “Tuttosport” që shkruan se drejtuesit zikaltër e duan Modriç me çdo kusht në “San Siro”.  Sipas kësaj gazete, lojtari është shumë i gatshëm për këtë aventurë pasi një kalim në kampionatin Italian do ta kompletonte më së miri karrierën e tij pasi më parë ka luajtur edhe në Angli. Tashmë pritet merkato e janarit për të kuptuar nëse do ketë ose jo tentativë për kalimin e kroatit në Milano. /atsh

Modriç tek “Interi”, transferimi mund të bëhet në janar Read More »

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum

Në Orikum dhe Dukat të Vlorës u organizua llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, së bashku me përfaqësues të bashkisë Vlorë morën pjesë banorët e Orikumit dhe Dukatit, si dhe zonave përreth.

Në takim u diskutua rreth ecurisë së investimeve të kryera gjata vitit 2018, si dhe problematikave në këtë zonë.

U trajtuan disa nga investimet që janë duke u zbatuar në këtë zonë si, rikonstruksioni i shkollës “Balil Pelari”, ndërtimi i një sistemi të ri për furnizimin me ujë për fshatrat brenda njësisë administrative Orikum, përkatësisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhimë, Kullimi dhe Ujitja ku janë pastruar rreth 20 km kanale dhe janë spostuar më shumë se 20 mijë metra kub inerte, ndriçimi etj.

Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të prioritizohen dhe do të merren parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.

Në këtë dëgjesë ishte i pranishëm edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i cili foli edhe për projektin madhorë për ujësjellësin dhe kanalizimet për këtë zonë./atsh

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum Read More »

Vdes në llixhat e Elbasanit kosovarja, burri pëson gjendje shoku

I hidhur ka rezultuar fati i një qytetareje nga Kosova, e cila ka ndërruar jetë në llixhat e Elbasanit. Mësohet se e moshuara është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.

Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën. “BalkanWeb” se çifti i të moshuarve nga Kosova kishin ardhur para disa ditësh për kurim 10 ditor në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçares.

Pas ngjarjes, shtetasi kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan. Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar.

Vdes në llixhat e Elbasanit kosovarja, burri pëson gjendje shoku Read More »

Thyhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, çfarë po ndodh në Morinë?!

Përpjekjet e shqiptarëve për të kërkuar azil në Bashkimi Europian duke kaluar përmes Kosovës, kanë shtyrë policinë të rikthejë kontrollet e dyfishta në Morinë. Vendimi bie ndesh me marrëveshjen e dy qeverive. Policia e Kukësit thotë se situata ka të bëjë me infrastrukturën.

Prej vitesh qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës premtojnë heqje të kufirit klasik mes dy vendeve, lehtësim të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave pa tarifa e burokraci. Kjo megjithatë kryesisht, siç edhe është pranuar në takime dypalëshe, ka mbetur në retorikë.

Por ndërsa “lufta” tregtare e pagëzuar si “patatofobi” ka penguar bashkimin doganor, prej 1 tetorit Policia e Kufirit në Kukës i është rikthyer pas tetë vjetësh kontrollit të dyfishtë të udhëtarëve, duke shkaktuar radhë dhe probleme. Kontrolli i dyfishtë, në hyrje dhe dalje, është në shkelje të marrëveshjeve dypalëshe.

Zyrtarisht sipas Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës rikthimi i kontrollit të dyfishtë është për shkak të infrastrukturës së re të ndërtuar në Morinë, ku duhet të vendosen të dy policitë, por ku ajo e Kosovës ende nuk është vendosur.

Megjithatë kryetari i Degës së Doganës në Morinë, i tha BIRN se ishte informuar që kontrollet e dyfishta kishin të bënin me azilkërkuesit.

“Me sa jam informuar rifillimi i kontrolleve në Morinë ka ndodhur për shkak të azilantëve, kryesisht të atyre që janë kthyer dhe nuk kanë të drejtë të hynë në vendet e BE-së për një afat të caktuar dhe të atyre që kanë thyer rregullat e Shengenit”, tha Kateshi.
Shqipëria ishte një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve krahasuar me popullsinë, në vendet e BE vitet e fundit. Sipas Eurostat 125 mijë shqiptarë ose 4.5 përqind e popullsisë rezidente aplikuan për azil nga viti 2015-2017. Rreth 42 mijë prej tyre kanë qenë më pak se 18 vjeç dhe 57 mijë kanë qenë mes 18 dhe 34 vjeç.

Azilantët dhe premtimi për heqje kufiri
Ironikisht dyfishimi i kontrolleve në kufirin Shqipëri-Kosovë ndodh tre muaj para datës së premtuar për “heqjen” e kufirit klasik mes dy vendeve. Me 1 gusht të këtij viti, në Skenderaj të Kosovës, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, u tha të pranishmëve se nga data 1 janar 2019, fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ky është vendim i kryeministrit Edi Rama.

“Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më kufi klasik mes vete. Ata që vizitojnë dy vendet nuk do të ndalen më nga policët kufitarë të të dyja anëve”, tha Majko në Skënderaj në fillim të gushtit. Të njëjtën gjë ka premtuar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nga Vlora pak kohë më parë.

Por ndërkohë marrëveshjet e firmosura mes dy shteteve shkelen në mënyrë të përsëritur herë nga njëri vend dhe herë nga tjetri, ashtu siç ka ndodhur edhe me kontrollin e dyfishtë në kufi. BIRN gjeti se për të eliminuar këtë kontroll është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe dhe mes dy vendeve ka një protokoll bashkëpunimi.

Marrëveshja “Një ndalesë, një kontroll”, është nënshkruar nga dy qeveritë në vitin 2009 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010. Ajo është pasuar nga një marrëveshje e ngjashme në vitin 2011 dhe nga një protokoll mes ministrive të Punëve të Brendshme në atë kohë. Në zbatim të saj janë bërë edhe vendime të qeverive përkatëse, ku parashikohen edhe arsyet pse ajo mund të pezullohet nga njëra palë, përfshi sigurinë publike e masa të tjera të ngjashme.

Por në rastin konkret rikthimi i kontrollit, siç mësoi BIRN nga oficeri Marenglen Kapaj, është vendosur me një urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në motivacionin zyrtar nuk përmendet motivet për këtë vendim.

Zyrtarisht Policia e Shtetit i tha BIRN se kontrolli i dyfishtë është i përkohshëm dhe ka të bëjë me infrastrukturën. “Shkak për rifillimin e kontrolleve të dyfishta është bërë infrastruktura e re në Morin ku policia e Shqipërisë e atashuar në Vermicë pranë policisë Kosovës është tërhequr në Morinë, në pritje që edhe policia e Kosovës të vendoset në Morinë”, tha zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Kukësit Diana Deda.
Por punonjës të Policisë së Shtetit i thanë BIRN në kushte konfidecialiteti se arsyeja e vërtetë e rivendosjes së kontrolleve të dyfishta ishte emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptar drejt vendeve të BE-së dhe thyerja e rregullave të Shengenit nga shtetasit shqiptarë .

Burime të policisë kufitare dhe atyre doganore në Morinë të Kukësit kanë bërë të ditur për “BIRN ” se frenimi i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së është emergjencë.

Edhe drejtuesi i Degës së Doganës së Morinit në Kukës, Ergys Kateshi dha version të ndryshëm nga ai i policisë. Sipas Kateshit vendimi është marrë pasi policia e Kosovës nuk kishte marrë në konsideratë një kërkesë të Shqipërisë për të bllokuar në kufi persona që mund të kërkonin azil. Kateshi përmend edhe një listë me persona që kishin humbur të drejtën të udhëtonin në “Shengen” por që përdornin Kosovën për të kaluar këtë pengesë.

“Presioni ndaj policisë kufitare është i madh dhe kjo e fundit ka marrë një masë të tillë. Kosova që nuk i ka këto probleme ndaj nuk ka rifilluar kontrolle të dyfishta”, shprehet Kateshi. Ai thotë se situata ka krijuar probleme edhe për doganën.

Radhë dhe pakënaqësi në kufi
Rifillimi i kontrolleve të dyfishta në pjesën e Shqipërisë ka shtuar radhët e gjata në pikën e kalimit doganorë, që ishin eliminuar në një farë mënyre që prej 8 vitesh.
Rikthimi i kontrolleve të dyfishta në pikë-kalimin kufitar Morinë-Vermicë, kryesorja që lidh Kosovën me Shqipërinë ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e drejtuesve të automjeteve dhe udhëtareve sidomos atyre që udhëtojnë me autobusë.

Alban Ismajli, drejtues i një mjeti privat 20 vendesh që shërben në linjën Bajram-Curri-Tiranë, i tha BIRN se atij i duhej të kalonte disa herë në doganë, pasi që prej përfundimit të “Rrugës së Kombit” në vitin 2009, të gjitha automjetet që udhëtojnë nga Tropoja për në Tiranë kalojnë përmes Kosovës dhe më pas në Morinë të Kukësit. Ismajli tha se me rifillimin e kontrolleve të dyfishta në Morinë të Kukësit, ka zgjatur kohën e udhëtimit, i cili përfshin ndalesë të detyruar edhe në pikën e pagesës në autostradë. “Ndërsa në pikën e kalimit kufitar në Tropojë ka vetëm një ndalesë, në Morinë të Kukësit ka filluar kontrolli i dyfishtë duke na e bërë të vështirë udhëtimin, por jemi të detyruar të zbatojmë ligjet”, tha Ismajli.

Të njëjtin shqetësim ka edhe shoferi i një prej autobusëve të linjës Tiranë-Prishtinë, i cili nuk pranoi të jepte emrin duke thënë se punonjësit e pikës kufitare mund ta merrnin inat e ai duhej të kalonte aty çdo ditë. Ai megjithatë tha se situata ishte “katastrofë”. Sipas tij kontrolli i dyfishtë ka zgjatur kohën e udhëtimit me të paktën 30 minuta.

Situata është përsëritur edhe më herët. Një vendim të njëanshëm për rifillimin e kontrolleve të dyfishta e kishin marrë në nëntor të vitit 2015 edhe autoritetet e Republikës së Kosovës. Kontrollet zgjatën vetëm për pak kohë dhe u arsyetuan asokohe si proces që ndodh në kuadër të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Dy vendet ndërkohë po përgatiten teknikisht për të pasur një doganë në të njëjtin mjedis. Drejtues të policisë dhe doganave i thanë BIRN se punimet ishin në përfundim, ndërsa mbeteshin për tu zgjidhur detaje teknike dhe përshtatja e kodit doganorë. /Birn

Thyhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, çfarë po ndodh në Morinë?! Read More »

Rama, ironizon Ngjelën:Më paskan dëbuar nga Kukësi, 50 figurantë me kapsolla!

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e një grupi qytetarësh që e pritën me pankarta e kapsolla gjatë qëndrimit të tij në Kukës. Avokat Spartak Ngjela shkruajti sot në facebook se “Bravo Kuksi! Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë. I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, përfundon Ngjela, mik historik i Ramës.

Nuk ka vonuar kreu i qeverisë dhe ka shkruar në Twitter se ishin “50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit”.

“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkroi Rama në Twitter. Me të njëjten monedhë, iu përgjigj Rama, avokatit të njohur.

Pritet të kundërpërgjigjet avokat Ngjela.

Rama dhe Ngjela njihen si miq historik, bile mbetet proverbiale koha kur në vitin 1991, të dy themeluan partinë kristian-myslimane. Dhe kur një ambasadë e huaj shumë e rëndësishme, u kërkoi të çonin një përfaqësues zyrtar në takim me një zyrtar të lartë që kishte ardhur nga larg, të dy, vendosën të çonin një berber që ishte ish-përndjekur politik. Dhe historia e kësaj ndodhie pushtoi Tiranën atë mot.

Rama, ironizon Ngjelën:Më paskan dëbuar nga Kukësi, 50 figurantë me kapsolla! Read More »

Tragjike/ E tërhoqi kali zvarrë, 14-vjeçari vdes pak orë para ditëlindjes

Ai sot mbushte 14 vjeç, por vdekja e mori shumë shpejt pranë vetes pas një aksidenti tragjik. Bëhet fjalë për një djalë nga fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

14-vjeçari Q.Muçaku, nxënës në klasën e IX-të në Shkollën 9-vjeçare të fshatit Xhyrë ishte përfshirë në një aksident të pazakontë në oborrin e shtëpisë së tij 4 ditë më parë.

Djali ishte tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë, i cili ishte trembur. Duke qenë se kishte patur të lidhur litarin në dorën e tij 14-vjeçari nuk ka mundur ta zgjidhë dot, ndërsa e tërhiqte zvarrë kali i tij.

Fatkeqësisht adoleshenti pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup. Pavarësisht se u dërgua në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” në Tiranë, ai katër ditë pas aksidentit ndërroi jetë, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën kur ai duhet të festonte datëlindjen./BW

Tragjike/ E tërhoqi kali zvarrë, 14-vjeçari vdes pak orë para ditëlindjes Read More »