Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme, teksa po udhëtonte në drejtim të Shkodrës. Por fatmirësisht nga aksidenti asnjë nga personat që ndodhej në makinë me Ballën nuk është lënduar. Lajmin e njoftoi fillimisht vetë Balla përmes një statusi në rrjetet sociale ku shprehej se ‘shyqyr jemi të gjithë mirë’.
“Rrugës për në Shkodër “E gjithë vëmendja për njerëzit” makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”, shkruan Balla duke ‘thumbuar’ në fund Berishën. Aksidenti është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa nuk ka të lënduar.Pavarësisht aksidentit, Balla ka vijuar axhendën e takimeve në Shkodër, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ndërsa më pas ka udhëtuar në drejtim të Vaut të Dejës.