May 12, 2018

“Arrest shtëpie” për Tahirin, reagon ambasadori Donald Lu

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest shtëpie për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ambasada amerika ka reaguar me faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo shkruan se kjo çështjë do të vendoset në mënyrë të drejtë nga drejtësia.

Postimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.

“Arrest shtëpie” për Tahirin, reagon ambasadori Donald Lu Read More »

Ja si do jetë e ardhmja juaj! Bëni këtë test fare të thjeshtë dhe çdo gjë do qartësohet

Ne kemi një test të thjeshtë psikologjik që do t’ju ndihmojë të zbuloni se çfarë ju pret në të ardhmen, për të kuptuar situata të vështira jetësore.

Shkruani përgjigjet e pyetjeve në një fletë letre:

Zgjidhni një ngjyrë: e verdhë, e kaltër, e kuqe, jeshile ose e zezë?

Shkonja e parë e emrit tuaj.

Muaji i lindjes suaj.

E zezë apo e bardhë?

Shkruani emrin e parë që ju vjen në mendje të të njëjtin seks me ty.

Numri juaj i preferuar

Çfarë të pëlqen më shumë: Të qeshësh apo të fluturosh?

Liqeni apo oqeani?

Mendoni një dëshirë …

Tani shikoni rezultatet …

Ngjyra e zgjedhur:

E verdhë – Jeni një person i lumtur që do të ngushëllojë këdo që nuk është mirë;

Blu- Jeni impulsiv dhe vazhdimisht duke pritur për vëmendje dhe dashuri nga njerëzit e dashur;

E kuqe- Jeta juaj është plot dashuri dhe jeni shumë energjik;

E gjelbër- Jeni një personalitet mjaft i qetë, i cili është i huaj ndaj agresionit;

E zezë – Je mjaft agresiv dhe je konservator.

Shkonja e parë e emrit:

A-K – Jeta juaj është plot miqësi dhe dashuri;

L-R – Prisni një kthesë të papritur në jetën tuaj personale;

C-I – Jeni duke pritur fat në dashuri.

Muaji i lindjes:

Janar-Mars – Një vit i mirë dhe një dashuri e papritur ju pret;

Prill-Qershor – Ju pret një romancë e stuhishme dhe e shkurtër, që do ta mbani mend përjetë;

Korrik-Shtator – Viti do të jetë i suksesshëm dhe do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm që do të ndikojë në gjithçka;

Tetor-Dhjetor – Do të hasni vështirësi në frontin personal, por në fund do të gjeni dashurinë tuaj.

Zgjidhni ngjyrën:

E zezë – Priten ndryshime serioze në jetë që do të duken të komplikuara, por së shpejti do t’i falënderoni për fatin e tyre.

E bardhë – Keni një mik që do të bënte gjithçka për ju, por ndoshta nuk e dini.

Personi që emërove është shoku më i mirë.

Numri që thirre është numri i miqve të vërtetë që do të jenë në jetën tuaj.

Çfarë ju pëlqen më shumë:

Të qeshësh: Nuk të pëlqen ndryshimi.

Të fluturosh: Adhuron aventurën.

Çfarë zgjidhni:

Liqeni – Jeni besnik ndaj personit tuaj të dashur dhe miqve tuaj.

Oqeani: Ju dini se si t’i jepni njerëzve gëzim, por jeni shumë të paparashikueshëm.

Dëshira:

Urojmë që dëshira juaj të bëhet realitet. Për ta arritur këtë ju duhet të jeni të vëmendshëm dhe të shikoni me besim te qëllimi.

Ndajeni këtë test me miqtë tuaj!

Ja si do jetë e ardhmja juaj! Bëni këtë test fare të thjeshtë dhe çdo gjë do qartësohet Read More »

Finalja e Eurovision, ambasada amerikane bën tifo për Shqipërinë, ja se çfarë statusi bën në “Facebook” (Foto)

Përtej çështjes së ditës, siç ishte vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, i cili u la në ‘arrest shtëpie’, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kushtuar rëndësi një tjetër çështje të rëndësishme, siç është konkurrimi i këngëtarit Eugent Bushpepa sot në finalen e Eurovizionit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada i uron fat këngëtarin, ndërsa thekson se të gjithë do të bëjnë tifo për të.

“I urojmë fat këngëtarit ️ Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës.

Finalja e Eurovision, ambasada amerikane bën tifo për Shqipërinë, ja se çfarë statusi bën në “Facebook” (Foto) Read More »

Habit Ermal Meta me deklaratën e tij për Elenin: Është kaq seksi, rrimë në një hotel dhe oh Zot (Foto)

Sot mbahet në Lisbonë finalja e madhe e Eurovisionit ku shqiptarët janë më të emocionuar se të gjithë pasi 3 këngëtare shqiptarë, Eugenti, Ermali dhe Eleni konkurrojnë për çmimin e madh.

Ermali së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për Eugentin dhe Elenin, por tek kjo u ndal pak më shumë duke lënë të kuptohej se e pëlqen.

“Fola me Elenin 2 ditë më parë. Ajo është këngëtare shumë e mirë dhe shumë seksi”, u shpreh Ermali.

“Pooo zjarr, fuego (fuego=zjarr, referuar këngës së Elenit)”, u hodh gazetari që po e intervistonte.

“Oh Zot po”, i tha Ermali. “Ajo qëndron në hotelin tim, nuk i dihet kurrë ç’mund të ndodhë”, shtoi këngëtari që përfaqëson Italinë.

“Të urojmë fat”, ja ktheu gazetari. “Po bëj shaka”, tha duke qeshur Ermali duke shtuar se ai dhe Eleni vijnë nga një qytet, Fieri.

Habit Ermal Meta me deklaratën e tij për Elenin: Është kaq seksi, rrimë në një hotel dhe oh Zot (Foto) Read More »

E vërteta e madhe rreth kafesë që do përmbysë gjithçka që dini dhe do ju lërë gojëhapur

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës.

Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Ciklet e gjumit

Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve

Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej.

Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht.

Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat.

Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.

Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit

Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli. Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.

Tek disa njerëz ndodh e kundërta

Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë. Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite.

Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top. Në këto raste, hyjnë në lojë genet.

Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt.

Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën./AgroWeb.org

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

E vërteta e madhe rreth kafesë që do përmbysë gjithçka që dini dhe do ju lërë gojëhapur Read More »

Nga kafja me avokatin te mbërritja e prokurorëve, si e priti Saimir Tahiri vendimin e Gjykatës

Saimir Tahiri ka qenë në pritje të prokurorëve të Krimeve të Rënda të cilët do t’i komunikonin atij vendimin e dhënë nga Gjykata që e la atë në “arrest me burg”.

Tahiri i ka pritur prokurorët në një kafene poshtë pallatit të tij. Ish- ministry I Brendshëm shoqërohej nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.

Pasi kanë mbërritur prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Gent Osmani, Elisabeta Imeraj dhe Besim Hajdarmataj, Tahiri i është komunikuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai ka lënë ambientet e kafenesë dhe është ngjitur në banesë te “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Nga kafja me avokatin te mbërritja e prokurorëve, si e priti Saimir Tahiri vendimin e Gjykatës Read More »

Shumë shpejt fillon emisioni i paparë, më i ri shqiptar që do t’ju mbajë gozhduar përpara ekranit

Padyshim qe ai është një nga personazhet që është bërë i njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së tij në ‘Master Chef Albania’ ku dhe ishte pjesë e jurisë.

Po flasim për shefin më të famshëm shqiptar Renato Mekolli, i cili tashmë ka krijuar vendin e tij në showbizzin shqiptar duke qenë se merr shpesh herë pjesë nëpër spektaklet e njohura.

Renato ka zbuluar se shumë shpejt do ti rikthehet televizionit dhe këtë herë jo si pjesë e ndonjë jurie, por me spektaklin e vetë të gatimit.

Madje Renato ka dhënë një prononcim për revistën ‘Bordo’ ku ka zbuluar projektin e tij të ri që sipas tij do të jetë një reality show që do të mbaj mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.

Renato është shprehur se ky reality show do të këtë të bëj sigurisht me kuzhinën dhe do të jetë një program shumë ndryshe nga të gjithë ata që kemi parë deri më sot. Ndër të tjera chefi ka rrëfyer se është në bisedime me dy nga ekranet më të ndjekura në Shqipëri dhe me shumë gjasa ky program do të shfaqet në njërin prej tyre.

Edhe pse nuk zbuloi shumë për projektin e tij, me siguri nga shtatori të gjithë do gozhdohen përpara ekranit për të parë këtë spektakël që premton shumë.

Shumë shpejt fillon emisioni i paparë, më i ri shqiptar që do t’ju mbajë gozhduar përpara ekranit Read More »

Nesër kësaj shenje horoskopi do t’i vijë mundësia më e madhe e jetës, të gjitha ëndrrat do t’i bëhen realitet

Sipas astrologëve, një shenje të veçantë të horoskopit do t’i ofrohet një mundësi e artë që do të bëjë të mundur realizimin e dëshirave të tyre.

Dhe dita e nesërme do të jetë e mbushur me fantazi dhe idetë do të materializohen.

“Mërkuri në Peshk do jetë në lidhje harmonike me Saturnin në Bricjap.

Bricjapi do të konkretizojë një plan apo një takim të rëndësishëm i cili do t’i japë mundësi të bëjë realitet ëndrrat apo të qartësojë vizionin”, thonë astrologët.

Nesër kësaj shenje horoskopi do t’i vijë mundësia më e madhe e jetës, të gjitha ëndrrat do t’i bëhen realitet Read More »