“Nuk çelin negociatat me FB gjermanët. Duan punë jo drogë”, Rama ngelet keq para komentuesit, i thotë se…
Edhe kete te diele, kryeministri Edi Rama nuk e ka bere pushim, por u ka kthyer pergjigje disa komentuesve ne rrjetet sociale.
Edhe kete te diele, kryeministri Edi Rama nuk e ka bere pushim, por u ka kthyer pergjigje disa komentuesve ne rrjetet sociale.
Krahina e Kurveleshit është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh deri 150 m të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë, Lekdush etj.
Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si : gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golemit etj., ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore.
Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji.
Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike çaji, salepi, trëndelina etj., duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët deles e dhisë.
Kurveleshi i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës.
Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të kurveleshasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore autoktone.
Sot, kjo zonë është future në projekte të shumta turistike që nisin nga bregdeti I Jonit dhe ngjiten drejt zonës malore. Turistët e parë eksploratorë të natyrës, historisë dhe aventurës, kanë filluar të udhëtojnë drejt këtyre zonave me bukuri të rrallë mjedisore.
Monumentet e natyrës si maja malesh, shkëmbinj,drurë apo ujvara,janë kthyer në destinacione të mirfillta turistike që shfrytëzohen nga agjenci të shumta të turizmit lëvizës.
Ujëvara e Peshturës si një destinacion turistik në zonën e Kurveleshit Read More »
Për fat të keq, në ditët e sotme, ka shumë raste në të cilat njerëzit e moshuar harrohen dhe rrjedhimisht dalin të jenë viktima të neglizhencës. Kjo ndodh jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga familjet e tyre, shumë shpesh, ata harrojnë çdo gjë që këta njerëz kanë bërë për ta dhe se si çdo qenie tjetër njerëzore ata meritojnë të trajtohen me dashuri dhe respekt dhe për të jetuar në një vend të mirë.
Tregime të tilla si ai që jemi gati për t’ju rrëfyer është padyshim në gjendje që të sjellë përsëri besimin tek humanizmi, është e admirueshme që dikush të lërë gjërat e tij mënjanë dhe të përqëndrohet për të ndihmuar pa pasur ndonjë motiv të mëtejshëm, vetëm me qëllim të dhënies së një dorë për një person tjetër.
Shpresojmë që kjo histori mund të frymëzojë shumë njerëz për të bërë diçka të vlefshme për dikë që ka nevojë, sepse në jetë nuk mund ta dimë nëse një ditë ne do të kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve.
Lucy Ashen është angleze dhe ka jetuar në të njëjtin apartament për 20 vite së bashku me tre fëmijët e saj. Ajo kurrë nuk kishte ndonjë problem me fqinjët, por kurrë nuk arriti të bënte miqësi me një grua të vjetër që gjithmonë ka qenë shumë e dyshimtë, askush nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë e saj dhe ajo rrallë dilte prej saj.
Lucy dinte vetëm që gruaja jetonte vetëm, ajo ndoshta kishte nevojë për ndihmë, por ajo kurrë nuk e kishte kërkuar atë dhe Lucy nuk ishte afruar kurrë duke u munduar të shmangte shqetësimin e privatësisë së saj.
Askush nuk shkonte ta shihte atë dhe, duke pasur parasysh ato raste të rralla që dilte, dukej se kurrë nuk shkonte as të takonte dikë.
Ajo ishte krejtësisht e vetme dhe kjo e bëri Lucy-n shumë kurioze, aq shumë sa që një ditë ajo vendosi t’i afrohej gruas duke u përpjekur për të fituar besimin e saj. Ajo rrëfen se nuk ishte fare e lehtë, por ajo arriti pak nga pak, aq shumë saqë gruaja e vjetër vendosi ta ftonte në shtëpinë e saj. Megjithatë, Lucy kurrë nuk mund të kishte imagjinuar atë që ajo do të gjente brenda.
“Asnjëherë nuk e imagjinova se mund të jetonte në kushte të tilla, ishte e tmerrshme të kuptoja realitetin e saj të trishtuar, kurrë nuk do ta harroj atë skenë”, shkroi Lucy Ashen në Facebook.
Shtëpia e gruas së moshuar ishte krejtësisht e pisët dhe në varfëri totale, mobiljet ishin aq të vjetra sa ata ishin gati të shkërmoqeshin, çdo gjë ishte në gjendje shumë të keqe, edhe dyshemetë dhe muret ishin të mbuluara me ndotje, ashtu si edhe rrobat dhe frigoriferi, në të cilin nuk kishte as ushqim.
Tani ai e kuptoi përse gruaja e moshuar gjithmonë e kishte atë erë të keqe, pasi ajo qëndronte me javë të tëra pa bërë dush, por edhe kur ajo e bënte atë ishte e njëjta gjë, sepse rrobat që ajo vishte ishin të pista ashtu si shtëpia e saj. Për të fjetur ajo kishte vetëm një dyshek të ndotur dhe të dëmtuar.
Ishte thellësisht e trishtuar të shikoje të gjitha këto, Lucy e dinte se disi ajo duhej ta ndihmonte.
Së bashku me vajzën e saj, gruaja filloi të pastronte tërë shtëpinë, hodhi gjithçka që mundte dhe mori orë për ta bërë atë të pastër dhe të dezinfektuar. Pas kësaj, ajo vendosi për të ndarë historinë e gruas së vjetër në rrjetet sociale, qëllimi i saj ishte për të informuar sa më shumë njerëz që të ishte e mundur dhe për të ndezur ndërgjegjen e tyre, në mënyrë që secili nga pak të mund të ndihmonte me shtëpinë. Ajo mendonte se, ndoshta, askush nuk do ta dëgjonte ankesën e saj, por ajo u befasua kur pa se sa njerëz me zemër të madhe ishin bashkuar me kauzën.
Për fat të mirë ende ka shumë njerëz bujarë dhe shtëpia e gruas së moshuar nuk njihet më, tani ka një vend të rehatshëm dhe të pastër për të pushuar, rroba të pastra, frigorifer me kaq shumë gjëra për të ngrënë brenda dhe madje edhe mobilje të ndryshme. Por gjëja më e rëndësishme që mori zonja e moshuar ishte patjetër shoqëria e Lucy-t dhe e fëmijëve të saj, të cilët filluan ta ndihmonin. Çdo ditë ha me ta dhe rrëfen se ndihet shumë e dashur, më në fund ndihet pjesë e familjes që nuk kishte pasur kurrë.
Lucy falënderon me zemër të gjithë ata që kanë kontribuuar për t’ja bërë jetën më të lehtë gruas së moshuar, e cila tani jeton në një vend që meriton të quhet në shtëpi dhe nuk duhet të shqetësohet se është vetëm.
Kjo histori është një shembull i humanizmit dhe bujarisë, asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë në këtë mënyrë. Ashtu si të gjithë, ata meritojnë të trajtohen me respekt dhe dashuri dhe të jetojnë në një vend të mirë. Le të mos i harrojmë ato!
Çfarë mendoni për gjestin e Lucy-t? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me miqtë tuaj.
Nga riviera kroate deri të plazhet bullgare gastronomia dhe hoteleria përgatiten për një sezon rekord, shkruajnë mediat gjermane.
Kjo për shkak se turistët e Gjermanisë dhe Austrisë e kanë tërhequr Turqinë dhe Tunizinë nga vendet e tyre të preferuara për t’u vizituar gjatë verës.
Kroacia vjet priti 18.7 milion mysafirë, ndërsa sivjet numri mund të rritet. Përkundër kësaj, ka një problem: hotolieritë dhe restorantet e shtetit të adriatikut kanë mungesë të madhe të kuzhinierëve dhe kamarierëve.
Arsyeja: pas futjes së Kroacisë në BE, vendi është zbrazur tej mase dhe ka mungesë të forcës punëtore. Veçanërisht nga ky eksod është prekur rajoni i Slavonisë, përcjell albinfo.ch. Një shembull: Në Vukovar gjatë tre viteve të fundit është zvogëluar numri i banorëve për dhjetë përqind.
Momentalisht në gastronominë kroate ka nevojë për 20.000 punëtorë të ri. Kroacia mendon ta zgjidhë këtë duke marrë punëtorë nga Bosnja, Maqedonia dhe Serbia.
Bëhuni gati! Parajsa e Evropës ka nevojë për 20 mijë punëtorë Read More »
Ish kryeministri Sali Berisha në daljen e tij nga Kuvendi i PD, ka komentuar situaten e krijuar teksa fliste Eduard Selami në këte mbledhje.
“Diskutimet ishin të lira, fishkëllima s’duhet të ketë, e s’duhet të kishte çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen s’na pëlqen dhe ky është tipar i debateve demokratike por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë pati diskutime me kritika, propozimë, një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumuit të një njeriu haluçinant një njeriu që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialitëve, ku një pjesë e tyre janë trafikantë të inkrimunaruar deri në palcë ndërsa një pjesë e madhe janë të ndershëm e kanë një fatkeqësi të kenë në krye një njeri që nuk njeh asnjë vlerë”, tha Berisha.
Ish-drejtuesi dhe ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka sulmuar rëndë balë për ballë Lulzim Bashën.Teksa ka komentuar statutin dhe ndryshimet në të, ka thënë se Partia Demokratike nuk ka problem statuti, por me demokracinë e brendshme dhe respektimin e vetë statutit.
“PD nuk ka pasur probleme me statutin, por me demokracinë brendshme, me respektimin e statutit. Ne dhamë disa premtime që nuk gjenden në këtë projekt statut, dhe premtimi parashikonte që ne pas asaj fushatë të shpejtë dhe të panevojshme të bënim një analizë të thellë”.
Më tej Selami u shpreh se ky është statuti më i keq i bërë ndonjëherë nga PD-së dhe për këtë arsye i ka kërkuar Bahës të tërhiqet.
Ovacionet për Eduart Selamin nervozojnë Berishën, braktis Kuvendin në prag votimi Read More »
Dy zyrtare të punësuara në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni, janë marrë në pyetje nga Prokuroria Publike, ka lajmëruar TV24. Bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për lëndë që është hapur në prokurori në lidhje me informacionet se kërkohet ryshfet nga çiftet që duan të adoptojnë foshnje, shkruan Fakte. Deri më tani në pyetje është marrë zyrtarja e cila është drejtëpërdrejtë e akuzuar se ka marrë para, si dhe një tjetër në cilësinë e përfaqësueses së MPPS-së.
Para disa ditësh ka shpërthyer skandali me shitjen e foshnjeve pasi shkupjanja Kuzmanovska publikisht ka denoncuar se në vitin 2013 i janë kërkuar 2000 euro për të adoptuar një fëmijë. Ajo fillimisht kishte pranuar të paguajë shumën e caktuar, duke menduar se bëhet fjalë për pagesë legale.Pasi ka kuptuar se bëhet fjalë për ryshfet, ajo ka refuzuar të paguajë dhe nuk i është lejuar adoptimi. Menjëherë pas kësaj, e njejtë është akuzuar dhe dënuar për “dhunë në familje”.
Edhe Avokati i Popullit ka hapur lëndë për keqpërdorime në adoptimin e foshnjeve. Ai është i bindur se edhe Klinika e Gjinekologjisë është e implikuar, në rastet kur abortojnë dhe lindin vajza të mitura. Avokati i Popullit po heton ku përfundojnë këto foshnje?! Edhe ambasada e fëmijëve Megjashi ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me këtë çështjë.
Një ndër elementet më kryesore të trupit është uji.
Çdo qënie e gjallë ka nevojë për të, jo vetëm për të jetuar, por dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Nëse nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme, atëherë trupi ju lëshon disa sinjale, ja cilat janë ato:
Frekuenca e urinimit
Nëse jeni të shëndetshëm, mesatarisht duhet të urinoni 6-7 herë në ditë. Natyrisht që ky numër ndryshon në varësi të individëve dhe nëse ata kanë pirë ujë apo jo. Nëse ju urinoni mesatarisht 2-3 herë në ditë, atëherë duhet të pini më shumë ujë. Uji ndikon në funksionin e veshkave dhe është i aftë të ndihmojnë në heqjen e papastërtive nga trupi.
Lëkurë e thatë:
është një tjetër simptomë që tregon se jeni të dehidratuar. Uji ju ndihmon për të lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme. Pini një gotë ujë çdo orë për të qëndruar të hidratuar.
Dhimbje koke:
Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore që çon në dhimbje koke sepse truri nuk është ushqyer mjaftueshëm me oksigjen.
Gojë e thatë:
Mungesa e gjendrave të pështymës çon në thatësi të gojës. Në këto raste ju duhet të pini ujë mjaftueshëm sepse thatësia e gojës për një kohë të gjatë mund të çojë në probleme serioze për shëndetin.
Ngjyra e urinës:
Nëse ju jeni të hidratuar mirë atëherë ngjyra e urinës do të ketë ngjyrë më të lehtë, në të kundër ngjyra e saj do të jetë e verdhë “dramatike”. Ngjyra e urinës është një nga simptomat kryesore që tregon se sa të hidratuar jeni
Uria: në disa raste uria ngatërrohet me etjen dhe për pasojë ju keni shtuar ose do të shtoni në peshë.
Simptomat e dehidratimit kronik janë më të agravuara:
Infeksione të traktit urinar
Plakje e parakohshme
Ndjenja konfuzioni/ankthi
Rritje e nivelit të kolesterolit në gjak
Kapsllëk/urth
Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tijën duke fjetur poshtë statujës së vet prej bronzi, dhe shkruante me keqardheje (Si ndryshojnë kohët!)
Arsyeja që e shkroi nuk ishte se ishte plakur, por sepse kur ai ishte guvernator i Kalifornisë inaguroi një hotel me statujën e vet përball hotelit, dhe drejtuesit e hotelit i thanë atij që mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel, gjithmon do të gjendej një dhomë boshe për të.Kur ai nuk ishte më guvernator shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë me argumentin se hoteli ishte i gjithi i rezervuar.
Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tijë, donte ti jepte një mesazh njerzve; imagjinoni kur isha guvernator atë më luteshin dhe më lëpiheshin, por tani që sjam më me post më harruan dhe harruan premtimin e dhënë. Po kohët kanë ndryshuar. Mos i zër asnjeher besë postit që ke se vjen dita e humb dhe të gjithë ata që të rrinin mbrapa për interes as do tja dinë më për ty.
Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger fle në rrugë: Dikur isha guvernator, më luteshin Read More »