April 29, 2018

E mbani mend “Partizanin e vogël Velo”? Ja si duket sot ai (Foto)

“Sa të çlirojë Shqipërinë edhe erdha…” E mbani mend batutën e djalit me theks jugor në filmin me temë patriotike “ Partizan i vogël Velo”. I duhej një pushkë për të luftuar maleve… Sot, Petro Papakosta (Velo) nuk kërkon më një pushkë, por një penë.

Velo partizani është një ndër personazhet më të dashur dhe më dramatik të filmave shqiptar.

Djaloshi nga Vlora rrëmbeu zemrat e brezave me rradhë, kur dëshpërimisht dhe ngultazi kërkonte të kontribuonte në çlirimin e vendit. Më pas rrënqethi në skenën kulmore të filmit, në të cilën qan komandantin e rënë në luftë.

Ai vazhdon të merret me art, duke shkruar e pikturuar, e nëse do të kishte vazhduar me aktrim do të kishte qënë një pasuri e çmuar!

Kështu duket i rritur Velo partizani.

E mbani mend “Partizanin e vogël Velo”? Ja si duket sot ai (Foto) Read More »

E dini ku ndodhet Ura e Vashës ? E Ndërtuar në fillim te shek.XVIII si vepër bamirësie nga …

Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardh.

Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmbore.

Gjatësia e urës është 11 m, lartësia 7 m dhe gjerësia 2.8m.Largësia mes dy këmbëve është 7m.

Ura është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqerje dhe rasa guri.

Ndërtuar në fillim te shek.XVIII si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura.

Ura e Vashës është shpallur monument kulture kategorisë së I nga Ministria e Arsimit dhe e Kultures e kohës në vitin 1983.

E dini ku ndodhet Ura e Vashës ? E Ndërtuar në fillim te shek.XVIII si vepër bamirësie nga … Read More »

Babai mohon djalin pas vrasjes së tregtarit, me sytë plot lot deklaratë rrëqethëse

Me sytë plot lot dhe zërin që i dridhet kërkon falje Petrit Kurti, babai i autorit të tragjedisë në Kamzës ku në një grabitje u vra Agim Buci në sy të djalit të tij 6 vjeçar dhe u plagos bashkëshortja e tij.

“Na zuri e keqja, kërkoj falje…”

Në një intervistë për Tv Klan, 55-vjeçari thotë se nuk ka fjalë për atë çfarë shkaktoi ai që tashmë e quan “ish-djali” i tij.

“I kërkoj falje familjes Buci për tragjedinë që i shkaktoi ish-djali im….Të na falin, ne nuk e kemi traditë këtë gjë. I dhashtë Zoti, durim se nuk i kthehet më buzëqeshja dhe botën me i dhënë”.

Petrit Kurti shprehet se duhet të rikthehet dënimi me vdekje për krime të tilla, i cili duhet të fillojë nga djali i tij 28-vjeçar, Vladimiri.

“I bëj thirrje si prind me shpirti me zemër, Presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit, Edi Ramës të mblidhen direkt ta shfuqizojnë atë ligj famëkeq, për këta mostra që dalin, jemi duke rritur mostra, dënime me vdekje të nisë nga djali im, pasi po rrisim monstra. Si mund ti shkosh tjetrit në banesën e tij”.

Petriti nuk ka qëndruar në banesë pas krimit duke iu frikësuar ndonjë hakmarrjeje. Ai rrëfen se ka tentuar të kontaktojë me familjen Buci me anë të njohjeve të përbashkëta, por asnjë person nuk e merr përsipër ndërmjetësimin pasi krimi konsiderohet i rëndë.

“Nuk e merr kush përsipër me aq sa njoh unë këtu. Edhe sot kam tentuar, por me kanë thënë se krimi është i rënde. Shpresa e vetme është ndihmë e Zotit….”

Në një intervistë për Tv Klan vëllai i viktimës, Rufat Buci tha se vendosjen e drejtësisë ia kishin lënë në dorë shtetit. Dy të rinjtë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda do të dalin të hënën para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Ata e kanë pranuar krimin ndërsa kanë treguar edhe vendin ku kanë hedhur pistoletën e cila me gjithë përpjekjet e policisë nuk është gjendur ende.

Babai mohon djalin pas vrasjes së tregtarit, me sytë plot lot deklaratë rrëqethëse Read More »

Ky është mjeku shqiptar që realizoi operacionin e rrallë në QSUT

Është kryer me sukses për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë rezeksioni i kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.

Operacioni u drejtua nga doktori i njohur Arben Beqiri i cili e realizoi me sukses duke prezantuar për herë të parë në QSUT dhe në mbare sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale të avancuar në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

“Data e Nderhyrjes Kirurgjikale: 13 Prill 2018 Koha: 10.35 deri 13.50 kohezgjatja 3 ore dhe 15 min,” shkruan profesor Arben Beqiri në operacionin e transmetuar në YouTube.

Ndërkohë në operacion asistoi edhe ekipi i mjekëve i përbërë nga: Devid Belalla, Mikena Sotiri dhe Arben Kërciku, që u kryesuan nga Beqiri.

Ky operacion është vlerësuar nga një sërë figurash të rëndësishme ku edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili shkroi se ishte “krenar per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre”.

Ky është mjeku shqiptar që realizoi operacionin e rrallë në QSUT Read More »

Nis sezoni i plazhit , qindra vizitorë “pushtojnë” Jugun

Mbase po të ktheheshim një vit më pas në këtë kohë, këto pamje do të mendoheshin sit ë filmuara në fund të qershorit, e askush nuk do ta besonte se jemi ende në prill.

Edhe pse i pashpallur dhe i papritur sezoni turistik veror ka mbërritur më shpejt se çdo herë tjetër, e këtë radhë nuk e kanë sjellë as organizimet e institucioneve, e as bizneset, pjesa më e madhe e të cilëve janë gjendur të papërgatitur për këtë fluks. Sezoni veror këtë vit erdhi më shpejt nga moti i ngorhtë dhe turistët, të cilët nuk i kanë rezistuar temperaturave.

Temperaturat deri në 30 gradë të bëjnë të mendosh se je në prag të pushimeve, e madje për disa nuk do shumë guxim që të provojnë e të lahen në det.

Shumë prej pushuesve pranojnë që kjo është hera e parë që kanë ardhur në bregedetin e jugut në këtë periudhë, por sigurisht që përpara se të gjenin qetësinë që premtohet në këtë periudhë, kanë parë plazhe të mbushura plot.

Prej dy javësh qindra vizitorë kanë zgjedhur plazhin në vend të malit për të pushuar, e nëse koha do të vazhdojë me të njëjtat temperatura, atëherë Shqipëria këtë vit do të nisë të konkurojë vendet e rajonit me plot 5 muaj turizëm bregdetar. /abcnews.al

Nis sezoni i plazhit , qindra vizitorë “pushtojnë” Jugun Read More »

Kolonja një perlë e pa zbuluar (Foto)

Kolonja një perlë e pa zbuluar, në Radove të Leksovikut ndodhet Kisha e Shën Marisë në mes të qiparisave qindravjeçarë e ndërtuar në vitin 1886, ruan në brëndësi të saj afreske të jashtëzakoshme dhe në gjëndje mjaft të mirë.

Fotografia e DRKK Korçë

Një realizim mjaft i rallë dhe pa zakontë i Shën Gjergjit i cili shfaqet me fustanellë. Një pjesë e hajatit të saj është shëmbur por ende gjendja e saj është e mirë. Shumë shpejt ky objekt i veçantë do i shtohet listës së trashëgimisë kombëtare për ta ruajtur dhe shpëtuar nga degradimi dhe harresa.

Fotografia e DRKK Korçë

Fotografia e DRKK Korçë

Fotografia e DRKK Korçë

Kolonja një perlë e pa zbuluar (Foto) Read More »

LonelyPlanet : Mirësevini në Shqipëri

Shqipëria ka bukuri natyrore me aq shumë bollëk, sa që mund të mendosh se përse iu deshën 20 vite vendit që të bëhet një destinacion turistik, pas përfundimit të sistemit brutal komunist në vitin 1991, shkruan LonelyPlanet.

Pra, në fillim ishte Shqipëria, që u shfaq e lodhur në dritën e shkëlqyeshme të lirisë dhe iu deshën dy dekada që të arrinte pjesën tjetër të Europës Lindore.

Tani që e ka arritur këtë, Shqipëria ofron shumë atraksione të jashtëzakonshme dhe unike. Sjellje që përcaktohen nga kodet antike të maleve, zonat arkeologjike të harruara dhe fshatra ku duket se koha ka ndaluar janë të gjitha në menu.

Me peizazhe malore mahnitëse, një kryeqytet në lulëzim si Tirana dhe plazhe për të rivalizuar këdo tjetër në Mesdhe, Shqipëria është një destinacion i rritur gradualisht në Ballkan.

Por, nxitoni për këtu, sepse fjala tashmë është përhapur.

BJESHKËT E NAMUNA

Bjeshkët e Namuna ofrojnë disa prej peizazheve më mbreslënëse dhe kjo zonë është bërë shumë popullore vitet e fundit si një destinacion për ekskursione. Këtu është krejtësisht një anë tjetër e vendit. Ajo e gjakmarrjes, traditave të thella, peizazheve të jashtëzakonshme dhe një krenari e fortë lokale. Është absolutisht një zonë që duhet vizituar me patjetër në Shqipëri dhe është gati e jashtëzakonshme që të jesh kaq larg jetës moderne në Europën e shekullit XXI.

THETHI

Ky fshat unik malor ka vendndodhjen më të vështirë në Shqipëri. Vetëm rruga për të vajtur atje është gati e pabesueshme. Ju mund të shkoni në këmbë nëpërmjet maleve nga Valbona ose me automjet nga Shkodra. Ai është një fshat i shtrirë përgjat një lugine në mes të një amfiteatri me male dhe një parku kombëtar ku ndodhen peizazhe mahnitëse dhe rrugë të shkëlqyera për ecje. Thethi është tani drejt rrugës për t’u bërë një nga atraksionet kryesore të Shqipërisë.

Një rrugë e asfaltuar nga Shkodra, ndonëse e papërfunduar, ka bërë të mundur aksesin në këtë fshat gati të panjohur, por që vitet e fundit është bërë lehtësisht i arritshëm dhe bashkë me të vijnë edhe problemet e njohura të zhvillimit. Ejani sa më shpejt, ndërkohë që Thethi vazhdon të ruajë romantizmin e tij të pakrahasueshëm dhe sharmin unik.

VALBONA

Valbona ka një pozicionim të mrekullueshëm, në një pllajë të madhe të rrethuar nga male të larta dhe turizmi veror është jashtëzakonisht i mirorganizuar. Vetë fshati përbëhet nga bujtina dhe kampe, ku gati të gjithë kanë restorantet e tyre. Shumica e udhëtarëve kalojnë një natë këtu para se të fillojnë të shkojnë për në Theth.

MIRËSEVINI NË BERAT

Berati ka magjinë e tij të veçantë dhe është një destinacion që duhet vizituar në Shqipëri. Veçantia e tij më e madhe është një seri shtëpishë të bardha të arkitekturës osmane që i ngjiten kodrës deri tek kështjella, duke i dhënë atij emërtimin e “qyteti i një mbi një dritareve” dhe duke iu bashkuar Gjirokastrës në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008. Pozicionimi në anë të malit është një pamje shumë tërheqëse sidomos kur retë mbështjellin majat e minareve, apo kur shpërndahen dhe duket maja me akull e Malit të Tomorrit. Ndonëse sot është një qendër e madhe e turizmit në Shqipëri, Berati ka arritur ta ruajë sharmin e tij dhe atmosferën miqësore.

KALAJA

Lagja Kala brenda mureve të kështjellës vazhdon edhe sot të ketë jetë. Nëse ecën në këtë lagje antike dhe të ngushtë është e pashmangshme që të mos shohësh oborrin e ndonjërit dhe të mendosh nëse është një kishë apo rrënojë (askujt nuk duket se i intereson). Në pranverë dhe verë aroma e kamomilit është në ajër dhe lulet e egra çelin nga çdo cep mes gurëve duke i dhënë të gjithë zonës një ndjesi magjike.

Në pikën më të lartë ndodhet Fortesa e Brendshme, ku shkallët e rënuara të dërgojnë tek rezervuari i mrekullueshëm i ujit. Pamja është spektakolare në të gjitha drejtimet.

Kisha më e madhe e lagjes Kala është Kisha Fjetja e Shën Mërisë, që është pjesë e Muzeut Onufri. Aty mund të pyesni për kishat e tjera në Kala, përfshirë edhe Shën Todhrin, pranë portave të qytetit, piktoreskja Kisha e Shën Triadhës, poshtë fortesës së sipërme. Në këtë lagje gjeni gjithashtu kishën e vogël të Shën Mëri Vllaherna dhe të Shënkollit. Disa prej kishave datojnë që nga shekulli XIII. Por, mos humbisni gjithAshtu Xhaminë e Kuqe, që ndodhet në muret jugore të Kalasë, e cila ishte e para që u ndërtua në Berat dhe daton që nga shekulli XV.

MUZEU ETNOGRAFIK

Në kodrën e pjerrët që të dërgon tek kështjella ndodhet ky muze i shkëlqyer, që ndodhet në një shtëpi osmane të shekullit XVIII që është shumë interesante. Kati i parë është i mbushur me veshje tradicionale dhe mjete të përdorura nga argjendarët dhe tekstilet, ndërsa pjesa e sipërme ka një kuzhinë, dhoma dhe dhoma pritjeje të dekoruara me stil tradicional.

Mos humbisni mafilin, një lloj gjysmëkati që ka pamje në sallën e pritjes nga ku gratë e shtëpisë mund të mbajnë nën vëzhgim mysafirët meshkuj dhe të shohin se kur duhet të mbushen gotat e tyre. Aty ka tabela informuese në italisht, frëngjisht dhe anglisht.

MUZEU ONUFRI

Muzeu Onufri ndodhet në kishën më të madhe të lagjes Kala, Kisha Fjetja e Shën Mërisë. Vetë kisha daton në vitin 1797 dhe ishte ndërtuar në themelet e një kishe më të vjetër të shekullit X. Pikturat spektakolare të Onufrit që datojnë në shekullin XVI janë shfaqur bashkë me ikonat e praruara të shekullit XIX. Mos humbisni kishën pas ikonave, apo kupolën e pikturuar, afresket e të cilës janë zbehur duke u bërë gati të padukshme.

LAGJA MANGALEM

Poshtë, në lagjen myslimane Mangalem, ndodhen tre xhami të mëdha. Xhamia e Mbretit, Xhamia e Plumbit dhe Xhamia e Beqarëve. Të gjitha duhet të vizitohen dhe secila ka stilin dhe historinë e saj të veçantë.

Xhamia e Mbretit e shekullit XVI është një prej më të vjetrave në Shqipëri. Teqeja e Helvetive (një vend adhurimi për ata që praktikojnë degëzimin bektashi të islamit) mbrapa xhamisë ka një tavan të gdhendur shumë të bukur dhe është projektuar me gropa akustike për të përmirësuar cilësinë e zërit gjatë takimeve. Helvetët, ashtu si bektashinjtë janë një urdhër dervishësh, ose vëllazëri, të besimit mysliman.

Xhamia e madhe në sheshin e qytetit që i përket shekullit XVI është Xhamia e Plumbit, që quhet kështu për shkak të shtresës prej plumbi që mban kubenë në formë sfere. Xhamia e Beqarëve, e shekullit XIX, është pranë lumit Osum, mos i humbisni pikturat magjepsëse në muret e saj të jashtme. Kjo xhami u ndërtua për çirakët e dyqaneve dhe zejtarët e rinj që ishin të pamartuar dhe ndodhet mes disa dyqanesh të epokës osmane përgjatë lumit.

KISHA E SHËN MËHILLIT

Në anë të një shkëmbi poshtë kështjellës, ndodhet e vendosur me mjeshtëri kisha e shekullit XIV, Kisha e Shën Mëhillit, që dallohet më mirë nga lagjja Goricë përgjatë lumit. Për të arritur aty duhet të ndiqni një rrugë me shumë zig-zage që fillon në argjinaturën e lumit, por fatkeqësisht kisha është kryesisht e mbyllur.

DRIMADHES

Me drejtim në jug nga Palasa, plazhi i radhës përgjatë rivierës shqiptare është Drimadhes. Për të arritur këtu dilni nga rruga kryesore për në Dhërmi dhe më pas merni kthesën e parë djathtas. Në 20 minuta, do të arrini plazhin e bardhë me gurë nëpërmjet një rruge të panjohur të mbuluar nga ullinjtë.

MIRËSEVINI NË TIRANË

E gjallë dhe plot ngjyra, Tirana është zemra që rreh e Shqipërisë, ku shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi të vogël shkrihen në një rrotullim vibrant trafiku, konsum të madh dhe humor të pafund. Duke iu nënshtruar një transformimi të përmasave të jashtëzakonshme, që nga shkëputja nga përgjumja komuniste në fillim të viteve ’90, qendra e Tiranës nuk njihet më për shkak të lyerjes së godinave me ngjyra të gjalla dhe shesheve publike dhe trotuareve, ku është kënaqësi të bredhësh.

Ish-Blloku në modë gumëzhin nga lëvizjet dhe frekuentimet e bareve dhe kafeneve, ndërkohë që përgjatë bulevardeve të gjera ndodhen relike fantastike të së kaluarës otomane, italiane dhe komuniste, nga minaretë elegante deri te fasadat pompoze të socializmit. Shtojini edhe disa muze të shkëlqyer dhe ju keni një listë detyruese arsyesh për ta vizituar. Në një luftë të përditshme të trafikut me vetveten dhe kalimtarët, ky qytet i zhurmshëm, i krisur, plot ngjyra dhe pluhur, asnjëherë nuk është i mërzitshëm.

BUNK’ART

Ky shndërrim fantastik – nga një bunker masiv i Luftës së Ftohtë, në periferi të Tiranës, në një muze historik dhe arti bashkëkohor, është pamja e re më tërheqëse e Shqipërisë dhe lehtësisht pjesa më interesante e Tiranës. Me të paktën 3 000 metra katrore hapësirë të nëndheshme, të shpërndarë në disa kate, bunkeri u ndërtua për elitën politike të Shqipërisë në vitet ’70 dhe mbeti një sekret në pjesën më të madhe të ekzistencës së tij. Tani ai ka eksponate që kombinojnë historinë moderne të Shqipërisë me elemente të artit bashkëkohor.

Edhe mbërritja në bunker është një përvojë tërheqëse, ndërkohë që ju ecni nëpërmjet një tuneli të gjatë dhe të errët, në anë të një kodre, që ju çon në hyrjen e një baze ushtarake shqiptare ende aktive. Sapo gjendeni brenda në bunker, ju mund të ecni nëpërmjet dhomave të mobiluara për elitën komuniste, ndërkohë që ajo priste pushtimin që e tmerronte kaq shumë. Diku tjetër ju mund të gjeni një histori të detajuar të Shqipërisë moderne, duke filluar me pushtimin italian të 1939-ës dhe që përfundon me rrëzimin e komunizmit. Në një ekran shfaqen tmerret e vërteta të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, dhe ndërkohë që ti njihesh me to, të dalin përpara syve edhe dokumente dhe fotografi shumë interesante, përfshirë një video të funeralit shtetëror të Hoxhës në vitin 1985. Gjëra të tjera interesante përfshijnë Dhomën e Mbledhjeve, që është qendra kryesore sociale e bunkerit, si edhe dhomat e tjera private të zyrtarëve të tjerë të lartë. Bunk’Art është një vend i pabesueshëm, ndërkohë që do të zgjerohet edhe me hapjen e dhomave të tjera dhe me ekrane shtesë në një të ardhme të afërt.

MUZEU HISTORIK KOMBËTAR

Muzeu më i madh i Shqipërisë ka pjesën më të madhe të thesareve arkeologjike të vendit si edhe një kopje të shpatës gjigante të Skënderbeut (mënyra se si e mbante, se si ngiste kalin dhe në të njëjtën kohë se si luftonte është ende një mister). Koleksioni i shkëlqyer është pothuajse i plotë në anglisht dhe ju shoqëron në mënyrë kronologjike nga Iliria antike deri në epokën postkomuniste. Një nga gjërat më të bukura të muzeumit është një ekspozitë e ikonave të Onufrit, një piktor shqiptar i shekullit XVI, mjeshtër i ngjyrave.

Një galeri shumë e rëndësishme dhe që të ngjall shqetësim, kushtuar atyre që vuajtën persekutimin nën regjimin komunist, është shtojca e fundit në këtë koleksion, edhe pse dëshëpërimisht asgjë nuk është e përkthyer në anglisht. Mozaiku modern që zbukuron fasadën e muzeumit titullohet ”Shqipëria” dhe tregon shqiptarë fitimtarë nga kohët ilire deri në Luftën e Dytë Botërore, me disa tonalitete komuniste që nuk të befasojnë.

XHAMIA E ET’HEM BEUT

Nga njëra anë e Sheshit Skënderbej, xhamia e Et’hem Beut, e viteve 1789-1823, i shpëtoi shkatërrimit gjatë fushatës ateiste në fund të viteve ’60 për shkak të statusit si monument kulture. E vogël dhe elegante, ajo është një nga ndërtesat më të vjetra që i ka mbetur qytetit. Hiqini këpucët për të parë nga brenda kubenë e pikturuar mjeshtërisht.

SHESHI SKËNDERBEJ

Sheshi Skënderbej është vendi më i mirë për të qenë dëshmitar i transformimit të Tiranës. Deri sa u rrëzua nga një protestë masive në vitin 1991, aty qëndronte një statujë 10 metra e lartë e Enver Hoxhës, që shihte mbi sheshin pa makina. Tashmë është vetëm statuja e Skënderbeut, dikur një nga pikat më të fashme të takimit në Tiranë.

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE

Duke patur një histori relativisht të shkurtër të pikturës shqiptare nga fillimet e shekullit XIX, kjo hapësirë e mrekullueshme ka edhe ekspozita bashkëkohore. Në katin e poshtëm ka një koleksion të vogël, por interesant pikturash të shekullit XIX me piktura që tregojnë skena nga jeta e përditshme shqiptare, ndërkohë që në katin e sipërm pikturat marrin përmasa politike me disa shembuj të vërtetë të realizmit të famshëm socialist shqiptar. Mos lini pa parë koleksionin e statujave komuniste në magazinën pas ndërtesës, ku përfshihen dy statuja të para rrallë të Stalinit.

PARKU KOMBËTAR I DAJTIT

Ndodhet vetëm 25 kilometra në lindje të Tiranës (1611m). Është mali më i aksesueshëm në vend dhe pjesa më e madhe e banorëve lokalë shkojnë atje për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit dhe për të shijuar një drekë me mish qengji. Një teleferik i prodhimit austriak, Dajti Express, ju çon për 15 minuta pothuajse në majë. Sapo të gjendeni atje shijoni pyjet me pisha dhe ahe.

PIRAMIDA

E dizenjuar nga vajza e Enver Hoxhës dhe dhëndrri i tij dhe e përfunduar në vitin 1988, kjo ndërtesë jotërheqëse ka qenë më parë muzeu i Enver Hoxhës dhe më pas një qendër takimesh dhe klubesh nate. Sot, ajo është e mbuluar me grafite. Për të nuk është marrë ende vendim. Ajo hapet herë pas here për ekspozita.

ISH-SHTËPIA E HOXHËS

Kjo vilë me tri kate ka qenë për dekada shtëpia e diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe bashkëshortja e tij jetoi edhe pas vdekjes së Hoxhës, në vitin 1985. Edhe pse lideri komunist shqiptar jetoi më thjesht nga shokët e tij në Rumani, për shembull, kjo vilë ishte një botë tjetër për njerëzit e thjeshtë, të cilët u dyndën kur Blloku u hap përfundimisht për publikun në vitin 1991. Kjo shtëpi mbetet ende e mbyllur për publikun.

MIRËSEVINI NË GJIROKASTËR

E identifikuar nga kështjella e saj, rrugët e shtruara me gurë të latuar, shtëpitë me gurë rrase dhe pamje nga Lugina e Drinosit, Gjirokastra është një qytet magjik i shtrirë në një kodër, i përshkruar mrekullisht nga shkrimtari më i shquar shqiptar, Ismail Kadare në librin ”Kronikë në gur”. Ka patur një vendbanim këtu 2 500-vjeçar, ndërkohë që rreth 600 shtëpi monumentale otomane tërheqin shumë vizitorë. Edhe pse më pak turistik sesa Berati, ky qytet është njësoj magjepsës dhe ka disa panorama fantastike si edhe disa vende për të qëndruar të shkëlqyera.

TUNELI I LUFTËS SË FTOHTË

Pamja më interesante e Gjirokastrës lidhet pa asnjë dyshim me arkitekturën e saj tradicionale, por larg të qenit një muze modern, ky është një bunker gjigant, i ndërtuar në thellësi të kështjellës nga autoritetet lokale në rast të një pushtimi imagjinar, për të cilin Hoxha ishte paranojak. I ndërtuar në fshehtësi të plotë gjatë viteve ’60, ai ka 80 dhoma dhe ekzistenca e tij mbeti e panjohur për vendasit deri në vitet ’90.

Ky tunel ka një kontrast interesant me Bunk’Art-in në Tiranë, pasi, ndryshe nga ai i kryeqytetit, ky është virtualisht bosh dhe për pasojë duket më i frikshëm. Funksioni i dhomave është i shkruar mbi dyer dhe asgjë më shumë, ndonëse është interesante të thuhet se bunkeri, që mund të strehonte deri në 300 persona, kishte gjithçka, nga klasat për mësim deri te një sallë gjyqi.

SHTËPIA E ZEKATËVE

Kjo shtëpi e pabesueshme me tri kate daton nga viti 1811 dhe kishte dy kulla dhe një fasadë me dy harqe. Është hipnotizuese të soditësh pjesët e brendshme të pandryshuara të kësaj shtëpie të stilit otoman, veçanërisht të verandave lart, që janë ato që të bëjnë më shumë përshtypje. Pronarët jetojnë në shtëpinë ngjitur dhe u marrin paratë vizitorëve.

MUZEU I USHTRISË

Ka foto të luftës partizane kundër italianëve dhe një koleksion të pasur armësh, ndërkohë që është e mundur të vizitosh qelitë ku mbaheshin të burgosur it politikë gjatë viteve 1929 dhe 1968. Është një përvojë modeste. Kërko për shtatë dritaret që shohin nga qyteti, pasi shprehja ”do të të çoj te shtatë penxheret” ishte një kërcënim i zakonshëm për fëmijët e prapë gjatë epokës komuniste.

PAZARI

Qafa e Pazarit është qendra e Qytetit të Vjetër dhe ka dyqane artizanale që tregtojnë produkte nga mjeshtrat e punimit të gurit dhe drurit. Një rinovim është premtuar gjatë viteve të ardhshme, që do të kujdeset për fasadat dhe rrugët e kalldrëmta.

KËSHTJELLA E GJIROKASTRËS

Kështjella e zymtë, në majë të kodrës, e Gjirokastrës është një nga më të mëdhatë në Ballkan dhe ia vlen të ngjitesh. Kjo kështjellë nuk ka reputacionin e duhur për shkak se është përdorur si burg nën regjimin komunist. Brenda saj ka një koleksion të veçantë me armë, dy muzeume të mira, një avion amerikan të rrëzuar gjatë regjimit komunist. Panorama mbi luginë është thjesht fantastike. Ka patur një fortesë këtu që nga shekulli XII, megjithëse se pjesa më e madhe e asaj që ka mbetur sot daton në shekullin XIX.

MUZEU I GJIROKASTRËS

Ky është muze i ri fantastik, me ekrane edhe në anglisht, dhe pasqyron historinë tërheqëse të qytetit. Disa nga gjërat më interesante përfshijnë një varr të shekullit VI, që ka eshtrat e dy fëmijëve, si edhe informacione mbi personazhe të famshme të lidhur me këtë qytet si Ali Pashë Tepelena, lordi Bajron, Eduard Lir dhe Enver Hoxha.

SHTËPIA E SKENDULËVE

Shtëpia e fundit e epokës otomane që është rinovuar, ajo e Skëndulëve, ia vlen të vizitohet, ndërkohë që ka nevojë për financime të tjera për përfundimin e punës restauruese. Juve do t’ju tregojë për shtëpinë vetë zoti Skenduli, i cili flet italisht, pak frëngjisht, por jo anglisht. Shtëpia daton prej vitit 1700 dha ka shumë objekte të bukura.

MUZEU ETNOGRAFIK

Ky muze ka sende dhe objekte të shtëpive lokale dhe është ndërtuar pranë ish-shtëpisë së Enver Hoxhës, në mes të Qytetit të Vjetër. Koleksioni i saj është interesant nëse ju jeni dashamirës i artit apo zejeve, por mos prisni të shihni ndonjë gjë nga Hoxha.//ATSH

LonelyPlanet : Mirësevini në Shqipëri Read More »

Historia që i përloti të gjithë

Këtë herë programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte udhëtuar jashtë kufijve të Shqipërisë duke shkuar në Norvegjinë e largët.
Ftesa e Arbana Osmanit ishte dërguar për Shkurtën, e cila prej vitesh jetonte në Norvegji me familjen e saj.

Historia e Shkurtës kishte nisur 15 vite më parë kur ishte njohur me Bujarin, i cili me kalimin e kohës ishte bërë bashkëshorti i saj. Ata ishin martuar dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Bujari dhe Shkurta kishin vendosur që të kalonin disa ditë pranë familjeve në Kosovë, por ky udhëtim kishte qenë fatal për Bujarin, i cili kishte humbur jetën.
Fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar për Shkurtën, e cila para 1 viti ishte diagnostikuar me kancer. Për ta bërë të lumtur dhe për t’i dhënë një mesazh, Flutura kishte ftuar motrën e saj, Shkurtën.
Flutura në lot tha: “Unë jam krenare që të kam motër dhe ndihem shumë me fat. Mos e kthe kokën mbrapa dhe vazhdo vetëm përpara. Nuk je vetëm, unë dhe familja do të të qëndrojmë pranë! Të uroj më të mirat dhe shëndet për ty dhe fëmijët e tu!”
Kjo histori nuk la pa përfshirë edhe vetë Arbana Osmanin, e cila edhe pse gjatë gjithë këtyre javëve në program ka pasur histori të dhimbshme nuk i ka shprehur emocionet. Por për herë të parë në ekran, moderatorja nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot.
Për të mbështetur Fluturën në këtë mision të sajin, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtaren e famshme Dhurata Dora. “Fëmijët e tu duhet të jenë tepër krenarë për ty. Edhe pse ke kaluar shumë në jetë ti vjen këtu në këtë program duke qeshur. Ti je shembull jo vetëm për mua por për të gjitha femrat.”,- ishin fjalët e Dhurata Dorës.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” në fund i dhuroi Shkurtës dhe fëmijëve të saj një udhëtim në qytetet e Shqipërisë./lexo.al

Historia që i përloti të gjithë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com