Loading...

Djali rrëfen krimin monstruoz: Babain e godita me çfarë gjeta, e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e djalit që vrau babain në Shkozë dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës trupin e tij.

Selman Aliaj ka dhënë dëshminë e tij në polici, duke treguar çfarë ndodhi ndonëse është në një gjendje të rëndë psikologjike.

Hetuesve që e morën në pyetje, i riu kuksian u ka dhënë deklarata të ndryshme për ngjarjen, në varësi edhe të gjendjes emocionale.

Në në dëshminë e tij, ai ka pranuar krimin e kryer, duke treguar madje edhe mënyrën sesi ndodhi ngjarja, shkruan Balkanweb.

Ai ka rrëfyer:

E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit.”
Më vonë ai e ka mohuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se “nuk ka lidhje me ngjarjen”.

Sipas policisë, po kaq e paqëndrueshme paraqitet edhe gjendja e tij emocionale, ku njëherë qan, dhe njëherë qesh.

Sipas policisë, i riu mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa pritet që çështja t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ngjarja ndodhi të premten në darkë por u zbulua një ditë më vonë kur djali tjetër denoncoi zhdukjen e të atit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com