Aurora

Reforma e ujit, në qytetin e Vlorës vijon puna me ritme të larta

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Vlorës gjatë muajit shtator do të intensifikojë punën për reformën e ujit, ku fokusi kryesor do të jetë te biznesi.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, Dorian Xhelili bën të ditur se “gjatë muajit shtator do të fokusohemi tek biznesi, i cili është një nga konsumatorët më të mëdhenj dhe do të jetë në fokusin tonë”.

“Aktualisht kemi përfunduar pjesën e parë të verifikimit të subjekteve të biznesit dhe do të vazhdojmë me abonentët familjarë. Do të këmbëngulim që bizneset të jenë të pajisur 100% me matësa dhe në marrëdhënie të rregullt me shoqërinë tonë”, tha Xhelili.

Lidhur me përballimin e sezonit turistik në drejtim të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm, Xhelili u shpreh se “kemi një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket furnizimit me ujë, sidomos në zonën e bregdetit, ku jemi më tepër të fokusuar”.

“Kemi pasur furnizim me ujë 24 orë në zonat bregdetare dhe në një pjesë të qytetit”, shton ai.

Për sa i përket problemeve me furnizimin me ujë, Xhelili sqaron se “probleme kemi pasur në një pjesë periferike të qytetit, ku e kemi pasur të pamundur për një rrjet ujësjellësi të ri, por kemi dhënë zgjidhje me mundësitë tona për një furnizim sa më optimal”.

Sipas tij, edhe në këto zona që kanë qenë informale para pak vitesh ne jemi përpjekur dhe kemi siguruar furnizimin me ujë të pijshëm.

“Kemi pasur probleme sporadike, por kanë gjetur zgjidhje”, përfundon Xhelili./atsh

Reforma e ujit, në qytetin e Vlorës vijon puna me ritme të larta Read More »

Bilanci për sezonin turistik, Rama mbledh ministrat në Vlorë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një grup ministrash ka bërë një bilanc të sezonit turistik 2018 nga Radhima e Vlorës.

Në fjalen e saj ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, rendit disa nga zhvillimet positive të këtij sezoni. Ajo nga thekson se kemi një rritje të numrit të vizitorëve në vendin tonë, shifrat sipas saj nuk mund ti krahasojmë me vitin 2013, por do ti referohemi vetëm janarit të vitit 2017. Ndër të tjera ajo rendit dëshirën për të vizituar site kulturore. Këtë vit në 10 site u vendosën biletari elektronike ndërsa vitin tjetër do të shesim bileta online.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri bilancin sa i përket Policisë së Shtetit, duke evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale. Ndër to, Xhafaj ka veçuar bilancin zero të incidenteve të mjeteve të ujit./vizionplus

Bilanci për sezonin turistik, Rama mbledh ministrat në Vlorë Read More »

Sezoni turistik në Vlorë, Leli: Bashkëpunimi me institucionet solli një sukses të premtuar

Në kuadër të turizmit, kreu i qeverisë, Edi Rama është ndalur në Vlorë për të folur për turizmin. Më herët kryeministri ka qenë në Gjirin e Lalzit ku komentoi të gjithë angazhimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve përsa i përket mbarë vajtjes së turizmit, ku pati një sukses më të madh se viti i kaluar.

Sakaq grupi i të rinjëve nga Smile Albania ishin të gjithë në terren dhe mikëpritësit e parë të turistëve të huaj.

Kreu i Bashkisë Dritan Leli u shpreh entuziast që ky sezon ishte sezoni më i suksësshëm në 25 vite. Ai tha se ky sukses ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit mes institucioneve.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se po të krahasosh shifrat me vitin 2017 shifrat janë të pakrahasueshme. Ajo u shpreh se një nga ambientet kryesore të turistëve u shpreh se parqet arkeologjike kanë qene më të preferuarit./Lexo.al

Sezoni turistik në Vlorë, Leli: Bashkëpunimi me institucionet solli një sukses të premtuar Read More »

“Nona edhe 100”, ja dhurata që i bën Zaho nënës së kryeministrit për ditëlindje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqet djali i tij Zaho me disa lule në dorë të cilat ja jep nënës së kryeministrit me rastin e ditëlindjes sw saj.

Në fotot e publikuar, duket djali i kryeministrit që është rritur mjaft, pasi daljet e tij në media janë të rralla.

“Nona edhe 100”- ka shkruar Rama në fotot e postuara në Instagram.

“Nona edhe 100”, ja dhurata që i bën Zaho nënës së kryeministrit për ditëlindje Read More »

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram

Pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin Instagram-in për të postuar foto nga jeta e tyre e përditshme, megjithatë, ka edhe nga ata persona që po e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

14 milionë britanikë përdorin Instagram-in, dhe sipas aplikacionit Takumi, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paundë në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Shikoni për shembull modelen australiane Gabrielle Epstein. Ajo është vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Si të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës

Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit

Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues

Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet

Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram Read More »

Surpriza për ministrin shqiptar në Kroaci bën xheloz ministrin grek (Foto)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte në Kroaci, ku ka marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”. Bushati është surprizuar nga homologia e tij kroate, Maria Pejčinović Burić , e cila i dha bluzën e lojtarit më të mirë të futbollit, Luka Modric, për “lojtarin më të mirë të diplomacisë”.

Pejčinović ka surprizuar dhe kolegët me këtë dhuratë për Ministrin Bushati, teksa nga fotoja duket që paksa xheloz është bërë edhe ministri grek Nikos Kotzias.

Mesfushori kroat Luka Modriq është shpallur futbollisti i vitit nga UEFA për këtë sezon, ndërkohë që Kroacia zhvilloi një përformancë të shkëlqyer në kampionat botëror.

Surpriza për ministrin shqiptar në Kroaci bën xheloz ministrin grek (Foto) Read More »

Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës

Nga Mentor Kikia

Rasti i sulmit me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala duhet të zbardhet me urgjencë. Sepse, ne duhet të dimë nëse ai sulm i adresohej asaj pesonalisht, për shkak të profesionit, pra për shkak të asaj që ajo ka shkruar apo ka folur?

Sepse, ne duhet të dimë nëse ka shkuar deri këtu reagimi i njerëzve të fortë, të politikës dhe krimit, që nuk lejojnë tu preket as imazhi publik? Apo për të mësuar që ka shkuar deri këtu kërcënimi ndaj punëtorëve të medias?

Sepse, nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi në një situatë të rëndë dhe alarmante dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë në “mënyrë shembullore”, sa më shpejt.
Sespe, edhe nëse ai sulm ka arsye të tjera, duhet të zbardhet, sa më parë, për ti siguruar jetën atyre njerëzve që u paralajmëruan atë natë në mënyrë ”simbolike”, e për të davaritur panikun e krijuar mes tyre.

Ky nuk është rasti. Ngjarja ta do që sot të ngrejmë të gjithë zërin kundër asaj që ndodhi. Dhe unë e bashkoj të gjithë britmën time me ata që bërtasin për të siguruar lirinë e medias, lirinë e punës tonë për të informuar dhe denoncuar paudhësitë dhe maskarallëqet e pafundme në këtë vend. Ky pra, nuk është rasti, për të thënë gjëra të tjera, por unë mendoj se duhen thënë. Pikërisht në shërbim të asaj lirie që ne e kërkojmë me forcë, jo për vete, por si frymë dhe gjak për demokracionë tonë.

A e abuzojmë ne gazetarët lirinë tonë, apo, a abuzojmë ne me të tjerët, në emër të profesionit tonë? Të flasësh “qesim”, por guximshëm, nuk është gazetari investigative. Kjo dëmton imazhin tonë, profesionin e misionin tonë, dhe u shërben edhe më shumë atyre që duhen denoncuar, jo me fjalë të guximshme, por me fakte të forta. U shërben atyre që kërkojnë heshtjen tonë. U shërben, të na zhvlerësojnë dhe konsiderojnë si koshere që gumëzhin, pa pickuar.

Portalet e mediat online mbushen çdo ditë me lajme të tilla. Me saktë me shkrime ku nuk dallohet ku mbaron lajmi e ku fillon qëndrimi i autorit. Akoma më keq, çdo kush i jep të drejtë vetes të thotë çdo gjë, të sulmojë e shajë gjithkënd, dhe kjo në emër të gazetarisë, lirisë së medias. Padyshim, media duhet të jetë e lirë, pa asnjë kufizim. Por jo e lirë të llapë, të shajë e denigrojë, shpesh edhe njerëz krejt pa faj. Duhet të jetë e lirë të denoncojë, të informojë e investigojë.

Në emër të gazetarisë, edhe një syresh ndër ne, shkruan në median e tij dhe nëpër portale, duke sharë e shpifur ndaj një familjeje. Duke mos i lënë kusur, gruas e burrit, fëmijëve dhe farefisit, themeleve të shtëpisë dhe katundit të origjinës.

Duke i nxjerrë në pazar deri edhe dhëmbët e dhëmballët të mbushura e të pambushura, recetën e ilaçeve të stomakut, zemrës e qetësuesit e gjumit. Kjo shitet si denoncim i korrupsionit. Në fakt është një përndjekje kriminale që bëhet, sepse gruaja-drejtoreshë arsimi, nuk i futi në punë si mësuese bashkëshorten gazetarit. Dhe gazetarit mos ia kthe fjalën, se ai të bën gjëmën.

Dikush tjetër shkruan natë e ditë për dyqane e supermarkete që shesin ushqime të rrezikshme. Pa asnjë fakt, asnjë provë, pa asnjë emër artikulli.

Vetëm duke abuzuar me ndjeshmërinë e njerëzve për sigurinë ushqimore e vetëm për të vënë gjoba ndaj tregtarëve. Nëse këta soj gazetarësh i rrahin nesër në ndonjë qoshe, a duhet vallë të protestojmë për cënimin e lirisë së medias?

Respektimi i lirisë është padyshim i dyanshëm. Ne e kërkojmë lirinë, jo për veten tonë, por në emër të demokracisë, për të përmbushur një mision, që nuk është në shërbimin tonë, por në shërbim të demokracisë dhe shoqërisë. Të jesh gazetar nuk është një privilegj. Eshtë një detyrë, madje e vështirë, për ti shërbyer shoqërisë.

Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës Read More »

Ndoka, Ramës: Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë, pasi krimi ka pushtuar Shqipërinë.

Ndoka e ka cilësuar ngjarjen e sotme të Shkodrës, ku u ekzekutua biznesmeni 31 vjeçar, si rënie të shtetit.

Ja postimi i Ndokës:

Shko në Shkodër Z. Kryeministër! Zgjohu Zoti Kryeminister, Rendi dhe siguria nuk jane statistike numrash, por garanci dhe shpresë për të jetuar në këtë vend.

Zgjohu nga “gjumi”, çliroju nga demagogjia; qendro në krye të shtetit, qeveris dhe mos u tall me popullin tënd, që të vetmen shpresë ka shtetin që ta mbrojë.

Ku është shteti, ku është rendi e siguria, ku është përgjegjësia e juaj si KM?

Katër vrasje me pesë viktima në Shkodër, dy persona të zhdukur, tre automjete të djegura; ende asnjë autor i dyshuar, asnjë piste hetimi, asnjë motiv, asnjë përpjekje institucionale, asnjë shpresë për familjet shkodrane.

Sa tmerr, sa turp, sa mungesë përgjegjësie e profesionalizmi, sa frikë për sot e për nesër. Kryeministri na thotë; se po mos të kishte ndodhur ngjarja kriminale në Selenicë, do ishim më mirë se vjet!

Sa ftohtë llogjikon, sa frikshëm, sa pa përgjegjësi; krimi nuk është statistike, por jetë njeriu Z.Kryeminister.

Leri të tjerët të merren me shifrat, por merru me fenomenin kriminal në rritje, që po zhduk shpresën në këtë vend.

Shpalli luftë krimit dhe kriminelëve, atyre të rrugës dhe atyre qe i ke në parti e Kuvend, që ti ka sjell krimi aty, për të mbrojtur vetën me “avokatët e djallit” me mandat politik.

Zgjohu Zoti Kryeminister, filloje luftën me vetën dhe të tuat si fillim, me të tjerët të merret drejtësia, por pa avokatët e djallit nëp?r këmbë, të mandatuar nga vota e krimit.

Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kuptoje këtë situate, po ta them si mik, si deputet i zgjedhur në Shkodër pesë herë, e njoh atë qytet, më ka mandatuar ti përfaqesoj.

Por të njoh edhe ty si njeri, si Kryeminister, ndaj gjej forcë dhe kurajo; shko në Shkodër, çliroje Drejtorinë e Policisë nga interferimi i krimit dhe drejtimi i përfaqësuesve të tu politikë.

Kaq e thjeshtë është zgjidhja; por në keto kushte, sot e ke vetëm ti në dorë ta zgjidhësh, për fatin tonë të keq! Shko në Shkodër Z.Kryeministër!

Ndoka, Ramës: Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë! Read More »