Aurora

“Sa me naze kërcen plaka!” deputetet e LSI-së ia marrin valles në Jalë

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë bashkuar të rinjve në kampin e LRI-së që ngrihet çdo vit në Jalë.

Vallen me të rinjtë e kanë marrë deputetet Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi si dhe Kejdi Mehmetaj por dhe Endrit Braimllari.

Dje në një mesazh përshëndetës Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thumboi kryeministrin Rama dhe socialistët të cilët edhe pse huazuan traditen me FRESSH nuk munden te “kopjojne dot aksionin dhe motivimin.

Postimi i Kryemadhit ne facebook

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes. Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin./oranews

“Sa me naze kërcen plaka!” deputetet e LSI-së ia marrin valles në Jalë Read More »

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara

Të rinjtë e “Smile Albania” tashmë përveç promovimit të turizmit dhe mirëpritjes së vizitorëve, po punojnë që t’i tregojnë turistëve edhe një Shqipëri të pastër.

Kjo nismë e ndërmarrë bën të mundur që turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë të shohin një Shqipëri të pastër, turistike dhe ambientale.

Së fundmi grupi i të rinjve “Smile Albania” Vlorë kanë bërë një punë të shkëlqyer të cilët së bashku me punonjësit e adzm Vlorë pastruan Qafën e Çezarit, një prej shtigjeve më të vizituara të Parkut Kombëtar Llogara.

Pra të rinjtë e “Smile Albania” i mirë presin turistët jo vetëm me buzëqeshje, por edhe me pastrimin e zonave të mbrojtura./ATA

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara Read More »

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto)

Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto) Read More »

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë

Nga Marin Mema

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë, pasuritë e pafundme të këtij vendi, çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, pa ndasi e ngjyra… Të duash shqiptarët do të thotë të duash një vend më të mirë, më të paqëm, më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të gjithë. E këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan vërtetë vendin e tyre !

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë apo jemi të zhgenjyer për shumëçka, nuk e ka fajin Shqipëria, por ata që nuk e njohin, nuk e duan mjaftueshëm apo kanë dëshirë vetëm ta ndukin, rrjepin e tërheqin si plaçkë për interesat e tyre !! Kjo nuk duhet harruar kurrë !! Është koha e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve !!

Një përqafim të madh për të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë!!/27.al

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë Read More »

Moti për nesër, priten shira në këto qarqe

Sot pasdite dhe nesër, datë 22 gusht, priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Nesër (e mërkurë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 36 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

Sot pasdite (e martë, dt.21) dhe nesër (e mërkurë, dt.22) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Moti për nesër, priten shira në këto qarqe Read More »

Fshati shqiptar pa ujë, pa rrugë dhe pa drita

Banorët e fshatit Sopëz, pjesë e bashkisë Divjakë, ankohen se mungojnë uji, rruga, dritat, dhe pastërtia.
Rruga hyrëse është e shkatërruar, kanalet janë të mbushura me plehra, ndërsa përpara çdo banese derdhen ujerat e zeza.

Alfred Peqi vjen nga Greqia dhe ka sjellë me vete edhe turistë grek, por e ka të vështirë t’u shpjegojë arsyet pse ne vendin e tij mungojnë shërbimet bazë.s“Gjithçka i kam bërë me shpenzimet e mia. Edhe ujin e pijshëm e sjellim me lekët tona. Ne i paguajmë tatimet, ku janë shërbimet”, shprehet Alfred Peqi, emigrant në Greqi.

“Njerëzit të shikojnë me dashuri dhe respekt, por fshati ka probleme, rruga, pastërtia, uji”, thotë Tolias Jorgos, turist grek.

Fshati ka rreth 2000 banorë, rruga hyrëse e gjatë 2km është e vështirë për kalimin e automjeteve.

Ujin e pijshëm banorët e blejnë nëpër autobote. Linjat elektrike janë një tjetër problem i shtuar pasi për çdo mot të keq ato nuk kanë drita dhe në shumicën e rasteve janë vetë banoret që blejnë telat për të riparuar demet.

Edhe të rinjtë e fshatit e gjejnë shpresën vetëm tek ideja e emigracionit.

Fshati shqiptar pa ujë, pa rrugë dhe pa drita Read More »

Sërish tërmet në Shqipëri

Shqipëria është goditur këtë të martë nga dy tërmete me magnitudë të dobët në jug dhe në juglindje të vendit.

Lëkundja me magnitude 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:11 në Borsh.

Tërmeti është regjistruar në thellësinë e 7 kilometrave, 4 km në veri të fshatit, ndërsa tërmeti i dytë shënuar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit. Nga të dy tërmetet nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në rrethin e Matit, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta.

Sërish tërmet në Shqipëri Read More »

Politika uron festën e Kurban Bajramit

Politikanët shqiptarë uruan sot festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot paradite një vizitë në Selinë e Bashkësisë Myslimane Shqiptare me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Skënder Bruçaj.

Presidenti Meta përcolli urimet më të mira e të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, kudo ku ata ndodhen, duke shprehur njëkohësisht besimin që ditë të tilla të sjellin më shumë mirësi, mirëkuptim, harmoni e dashuri në familjet shqiptare, si dhe të forcojnë modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës mes bashkësive fetare në vendin tonë.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Mesazhi që sjell kjo ditë mjaft e rëndësishme e besimit islam, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë qytetarët tanë, është mesazhi i solidaritetit, i bashkëpunimit, i vëmendjes sidomos për ata të cilët kanë më shumë nevojë për t’u përfshirë, për t’u përkrahur, për t’u ndihmuar. Sot është një ditë, e cila gjithashtu dëshmon për bashkëjetesën tonë të shkëlqyer ndërfetare, që ka në themelet e saj vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore”, tha ai.

Në këtë ditë simbol të sakrificës, devotshmërisë dhe mëshirës, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, tha se “sot dhe çdo ditë le të tregojmë më shumë vëmendje e përkujdesje për më të dobëtit e të pamundurit dhe të solidarizohemi me të gjithë ata në nevojë për një shoqëri më të drejtë e më të zhvilluar, për më shumë paqe e prosperitet”.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me urimin për festën e Kurban Bajramit, tha se “sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit”.

“Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”, tha Basha.

Edhe Kryetarja e LSI-së  Monika Kryemadhi uroi besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri. Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë”, tha Kryemadhi./atsh

Politika uron festën e Kurban Bajramit Read More »