Votime Sondazhe

Sali Berisha drejt dorëheqjes? Zbulohet se kush është emri që shkon në Kuvend më pas

Vendimi për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i njoftuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i kapi në befasi të gjithë. Shumë zëra publikë kanë artikuluar se Berisha do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shkojë në Parlamentin e ri në shtator.

Nëse ndodh kështu, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD “hap” krahun dhe i lë vendin e tij në Parlament demokrates Oriela Nebiaj. Një kandidate e preferuar e Tiranës por që nuk arriti të dilte deputete pasi renditej e 19 në listë, ndërsa PD fitoi 15 mandate.

Tironësit hapën një peticion dhe kërkonin që Vangjel Dule të mos shkonte në Parlament dhe vendin e tij ta merrte Oriela Nebiaj. Mesa duket, të djathtët “ia ndollën” mandatin moderatores dhe gazetares së njohur.

Për ironi të fatit, nëse Sali Berisha jep dorëheqjen dhe nuk merr mandatin, karriera e tij në politikën aktive si një nga politikanët më të vjetër mbyllet aty, dhe vendin e tij e zë një vajzë e re, gjithashtu prurje e re e PD në këto zgjedhje.

Nëse ligji nuk do të kishte ndryshuar, mandatin do ta merrte Aldo Bumçi, ose dhe nëse ai do të hiqte dorë, mandati i shkonte Ivi Kasos. Por në kushtet e ligjit të ri, një kandidate femër ka prioritet dhe përparësi ndaj kandidatëve meshkuj.

Sali Berisha drejt dorëheqjes? Zbulohet se kush është emri që shkon në Kuvend më pas Read More »

PD dhe partitë e vogla kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.
Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin.
“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46.

Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK./NOA.al

PD dhe partitë e vogla kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe Read More »

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura për votim të pa rregullt për sa i përket votimit elektronik që u aplikua në njësinë nr.10 në kryeqytet.

Sipas tij KQZ do të hetojë të gjithë rastet kur një person ka shënjuar gishtin më shumë se një herë në aparatin e indetifikimit elektronik. Celibashi ka thënë se kush kapet në këtë shkelje do të merren masa dhe do të nisin hetimet nga organet kompetente.

Celibashi shton se përjashtuar operatorëve, për të cilët e cilësoi si një problem teknik, përsa i përket rasteve të tjera, personat të cilët kanë vendosur shenjën e gishtit më shumë se një herë do të jenë të detyruar të japin shpjegime.

“Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve.

Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin”, tha Celibashi./NOA.al

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë Read More »

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Më pak se 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka miratuar sot rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastërn.

Ndërkohë, më herët është miratuar edhe rezultati për qarkun e Kukësit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Të vetmit që paraqitën kontestime ishin kandidatët e pavarur për moslejimin e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. /noa.al/

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Në të gjithë Shqipërinë mbi 83 mijë vota të pavlefshme, ja ku u shënua numri më i lartë dhe më i ulët i tyre

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e votave të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Janë 83.028 votues, ose 5% e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të cilët nuk votuan në mënyrën e duhur. Në Tiranë u regjistrua numri më i lartë i votave të pavlefshme, 18422, dhe në Kukës numri më i ulët me 2188 vota të pavlefshme.

Por bazuar në numrin e votusve të çdo qarku, në Dibër u shënua shifra më e lartë e votave të pavlefshme, pasi 6.79% e qytetarëve nuk votuan në mënyrën e duhur, ndërkohë që kryeqyttasit dhe vlonjatët ishin më të saktë para kutive të votimit.

Në të gjithë Shqipërinë mbi 83 mijë vota të pavlefshme, ja ku u shënua numri më i lartë dhe më i ulët i tyre Read More »

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament

45 deputete do të jenë në parlamentin e ri, nga Luljeta Bozo tek deputetja me e re 22-vjeçarja Andia Ulliri.

Deputetja më e votuar për Partinë Socialiste ishte ministrja e Infrasktrukturës Belinda Balluku, ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike, deputetja më e votuar ishte Grida Duma e ndjekur nga Oriola Pampuri.

Deputetet e Partisë Socialiste:

1.Luljeta Bozo

2.Najada Çomo

3.Ogerta Manastriliu

4.Etilda Gjonaj

5.Elisa Spiropali

6.Belinda Balluku

7.Ermonela Valikaj

8.Klotilda Bushka

9.Milva Ikonomi

10.Klodiana Spahiu

11.Edona Bilali

12.Gerta Duraku

13.Aurora Mara

14.Lindita Nikolla

15.Shpresa Marnoj

16.Evis Kushi

17.Desantila Tahiraj

18.Lindita Buxheli

19.Antoneta Dhima

20.Tatiana Piro

21.Hatixhe Konomi

22.Enslemvera Zake

23.Blerina Gjylameti

24.Olta Xhaçka

25.Mirela Kumbaro

25.Pranvera Resulaj

26.Anila Denaj

Deputetet e Partisë Demokratike:

27.Emilja Koliqi

28.Greta Bardeli

29.Lindita Metaliaj

30.Dhurata Çupi

31.Merita Bakiu

32.Andia Ulliri

33.Jorida Tabaku

34.Albana Vokshi

35.Grida Duma

36.Mesila Doda

37.Orjola Pampuri

38.Flutura Açka

39.Zheni Gjergji

40.Eralda Tase

41.Ilda Dhori

42.Sorina Koti

43.Ina Zhupa

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

44.Monika Kryemadhi

45.Erisa Xhixho

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament Read More »

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka një mesazh për votuesit

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, reagon me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë që ai të thyejë herësin e partisë.

Ndonëse ishte renditur në listë jo fituese, përkatësisht në vendin e 23, ku PS arriti të fitonte 18 mandate në Tiranë, Xhafaj do të jetë në parlamentin e ri, pasi ka grumbulluar një numër të madh votash. Për këtë, ish-ministri falënderon votuesit, por edhe familjen e tij, që sipas tij, ishte pjesë e kësaj be teje.

“Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund! Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj be teje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.

Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit”, shkruan Xhafaj./NOA.al

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka një mesazh për votuesit Read More »

Sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit

Besnik ndaj aleatëve edhe në këto zgjedhje elektorale, kreu i PD Lulzim Basha vendosi të garojë në një listë të përbashkët me ta, duke firmosur koalicionin parazgjedhor të 25 prillit.

Por sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ?

Shpëtim Idrizi kreu i PDIU duket të jetë ndër më të votuarit dëri me tani. Në 947 qendra nga 1243 gjithësej, Shpëtim Idrizi numëron deri më tani 5875 vota, i ndjekur më pas nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu me 5149 vota.

Mbetur në Tiranë, Dashamir Shehi i LZHK-së, numëron 4300 vota, ndërsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule 639. Në shkodër, kreu i PDK Nard Ndoka, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë një mandat deputeti, në këtë qark, ndonëse forcë e parë, PD arriti të sigurojë 5 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kujtojmë se Ndoka u rendit i teti në listë, dhe për këtë qark ai arriti të sigurojë vetëm 228 vota.

Një karrige deputeti duket se ka siguruar aleati i PD në Durrës, Agron Duka. I dyti në listë, Duka siguroi në këtë qark 2997 vota./NOA.al

Sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Read More »