Votime Sondazhe

Rinumërimi i votave në qarkun e Vlorës, ja sa vota i janë shtuar Ramës

Sot është mbyllur numri për 45 kutitë e fundit në qarkun e Vlorës, ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka verifikuar 519 QV në total, nga ku ka rezultuar që komisionerët kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sakaq rezultoi se kryeministri Edi Rama ka marrë 16 vota më shumë se sa i takonin, po ashtu edhe Damian Gjiknuri ka marrë 39 vota më shumë, ministrja Anila Denaj 20 vota më shumë.

Ndërsa sa i takon listës së Partisë Demokratike në këtë qark Bujar Leskajt i janë hequr 10 vota nga grupet e numërimit, Ina Zhupës janë shtuar 26 vota dhe po ashtu kandidatit Vangjel Anagnosti i janë shtuar 40 vota më shumë.

Rinumërimi i votave në qarkun e Vlorës, ja sa vota i janë shtuar Ramës Read More »

Zoran Zaev jep dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i cilësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

Edhe më herët Zaev kishte njoftuar se do të largohej nëse partia e tij humbiste Shkupin.

Zoran Zaev jep dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve Read More »

Cfarë po ndodh në PD/ Edvin Kulluri shpall kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike

Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Deri më tani kandidaturën për kryetar e ka shpallur edhe Sali Berisha në një prej foltoreve të tij me demokratët. Po ashtu ai ka paralajmëruar që shumë shpejt do të mbahet Kuvendi Kombëtar.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë forumi që bie ndesh me vendimet e qeverisë dhe institucioneve amerikane.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe veçanërisht anëtarë të Partisë Demokratike dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar!
Pas shumë vitesh aktivitet politik dhe qëndrimesh që kam mbajtur sidomos gjatë kësaj krize të rëndë 4 vjeçare, vendosa që të kandidoj për kryetar i PDSH në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen!

I bindur se kam patur të drejtë për situatën e krijuar pas humbjeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme, dhe po ashtu me besimin se Kuvendi Kombëtar do ta fusë PD në rrugën e rimëkëmbjes si alternativa më e mirë politike, mora këtë vendim të rëndësishëm!

Me mijëra demokratë kërkojnë reformimin e PD, bashkimin e saj dhe mbi të gjitha ringritjen e saj si një parti e djathtë qartësisht e ndryshme nga ajo e viteve të fundit!

Qëndrimet e palëkundura që kam mbajtur mbështetur në këto parime, më bëjnë të besoj se janë të shumtë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë përfaqësim të mëtejshëm në garën për kreun e PD! Politika është “lufte” dhe jo “një betejë”, ndaj vendimi i shumicës seë delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin meriton jo vetëm respektin e çdo anëtari, por edhe kontribut të kujtdo për të qenë pjese aktive e vendimmarrjes dhe garave që do të prodhojë ky eveniment madhor!

Ide dhe vlera pa përfaqësim nuk ka dhe nuk mund të ketë! Ndaj e kam mbështetur thirrjen e organit më të lartë vendimmarrës të Partisë Demokratike dhe besoj thellësisht se me kandidimin tim i shtoj përfaqësim shumë delegatëve dhe anëtarëve të PD që kanë patur të njëjtat qëndrime me të miat dhe kolegëve të tjerë gjatë 4 viteve të fundit!

Ashtu siç ky akt është rrjedhoje e të paktën 18 viteve të fundit aktivitet timin politik në PD!

Duke ju falenderuar për mbështetjen që kam patur në vite nga shumë prej jush, ju ftoj të ndiqni këtë sfidë për të cilën jam menduar gjatë me besimin se kam marrë një vendim të drejtë dhe të duhur!

Një PD që lufton për të drejtat themelore politike dhe ekonomike të individit, autonominë lokale si vlerë e patjetërsueshme e komuniteteve, familjen natyrore dhe vendos Shqipërinë mbi interesa të tjera është e vetmja PD për të cilën ja vlen të luftoj dhe përpiqem!

Për një PD të vërtetë dhe fituese përballë kundërshtarëve tanë, por mbi të gjitha si alternativa më e mirë qeverisëse për shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë!

Cfarë po ndodh në PD/ Edvin Kulluri shpall kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike Read More »

Ja kush i fitoi zgjedhjet në Gjermani!

Janë numëruar të gjitha votat në Gjermani dhe del fitues në zgjedhje partia Social Demokrate (SPD).
Sipas Komisionin Zgjedhor Kombëtar, SPD mban 25.7% të votave, ndërsa CDU / CSU mori 24.1% (-8.9% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme), duke shënuar rezultatin më të ulët në historinë e tyre pas 16 vitesh në pushtet. Kjo rënie vjen pas largimit përfundimtar të Angela Merkel.
Partia e të Gjelbërve ka arritur të marrë 14.8% të votave, duke u rënditur deri më tani forca e tretë më e madhe në Bundestag.
Lideri i SPD-së, Olaf Scholz, ka thënë më herët se partia e tij ka mandat të pastër për të udhëhequr.

Ja kush i fitoi zgjedhjet në Gjermani! Read More »

Gjermania shkon sot në zgjedhje/ Kush do ta zëvendësojë Angela Merkel

GJermania shkon sot në zgjedhje. Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të dalin sot të votojnë për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç. Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.

Votimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

Një rezultat paraprak do të shpallet sapo të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në orën 18:00.

Ka shumë paqartësi në lidhje me këto zgjedhje. Sipas sondazheve më të fundit, më shumë se një e treta e votuesve ishin ende të pasigurt se për kë do të votonin, megjithëse një numër rekord tashmë i kanë postuar votat e tyre.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë.

Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.

Çfarë thonë sondazhet?

Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%). Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.

Gjermania shkon sot në zgjedhje/ Kush do ta zëvendësojë Angela Merkel Read More »

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë

Kryedemokrati i rizgjedhur Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike për të tretën herë radhazi.

Përmes një postimi në facebook, Basha falenderon të gjithë mbështetësit dhe thekson se së bashku do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha në facebook.

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë Read More »

A janë UFO-t një k ërcënim? Video që vuri Pentagonin në lëvizje

Ekzistenca apo jo e UFO-ve ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të investohen për të gjurmuar objektet e lëvizshme të paidentifikuara.

Së fundmi, Pentagoni është vënë në lëvizje pas disa videove të pilotëve të Marinës Amerikane.

Korr espondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble i hedh një vështrim mis terit të fundit të UFO-ve.

Video në fjalë është filmuar nga një avion i Marinës në të cilën dëgjohet ekuipazhi që reagon ndaj asaj që duket të jetë një objekt që fluturon me shpejtësi të lartë dhe në mënyra mahnitëse.

Materiali filmic vjen nga një grup sekret pune në Pentagon i ngritur në vitin 2007 dhe i ngarkuar me mbledhjen dhe analizimin e rasteve të tilla që tani njihen si Fenomene Ajrore të Paidentifikuara ose UAP.

Pasi tre video dolën në mënyrë të paautorizuar dhe u postuan në internet, Pentagoni konfirmoi në vitin 2020 se ato janë regjistrime autentike të bëra nga personeli i marinës.

Ky fakt i ka bënë zyrtarët në nivelet më të larta të qeverisë t’i trajtojnë hapur UFO-t dhe me një urgjencë të re, përfshirë një ish-president.

“Ka pamje filmike dhe regjistrime të disa objekteve në qiell që ne nuk i dimë saktësisht se çfarë janë. Nuk mund të shpjegojmë lëvizjen dhe trajektoren e tyre”, thotë ish presidenti Obama.

Pentagoni pritet të publikojë një raport në fund të qershorit duke i siguruar Kongresit dhe publikut një analizë për UFO-t me të dhëna të grumbulluara nga agjenci të shumta qeveritare.

“Ka objekte që fluturojnë mbi instalimet e sigurisë kombëtare, nuk e dimë çfarë janë, nga vijnë, nuk janë tonat. Duhet ta zbulojmë këtë të panjohur”, thotë senatori Marco Rubio.

Kanë kaluar 70 vjet që kur Pentagoni filloi analizën e tij të parë për UFO-të. Në dekadat e fundit, ka pasur pak njohje zyrtare të fenomenit megjithëse rastet kanë vazhduar. Ato shpesh hulumtohen nga grupet e qytetarëve.

Objektivi i raportit të Pentagonit është të përcaktojë nëse objekte të tilla përbëjnë k ërcënim, por disa vëzhgues shpresojnë që studimi të shkojë edhe më tej në kërkim të përgjigjeve për shumë pyetje. /noa.al/

Burimi: VOA

blob:https://www.zeriamerikes.com/cce80373-730b-4166-8e0d-a399701eb276

A janë UFO-t një k ërcënim? Video që vuri Pentagonin në lëvizje Read More »

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Nga ana e Kryesisë u votua në mënyrë unanime që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Në kryesi u prezantuan nëntë kandidatë, por pesë prej tyre u përjashtuan nga vijimi i procesit.

Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari dhe Sabri Hoxha nuk gjetën konsensus për të qenë kandidatë.

Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik.

Në rendin e ditës së sotme ishte edhe një status, ku thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij.

Lulzim Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.

Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetarë të partisë.

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit Read More »