Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një pyetësor ku shihen rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Në pyetësor ku ngrihet pyetja se kush mund të jetë kryeministër më i mirë për Shqipërinë fiton dukshëm Lulzim Basha ndaj rivalit të tij nga kampi socialist, Edi Rama. Në rezultate 53, 2% e votuesve kanë zgjedhur Lulzim Bashës, përkundër kryeministrit aktual Edi Ramës me 38.7%.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se ku mund të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve për 25 prillin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi ka prezantuar një aplikacion, ku çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij në listën e zgjedhësve.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që u ka skaduar dokumenti i identifikimit, të aplikojnë për ta marrë atë sa më parë, ndryshe nuk mund të votojnë dot me 25 prill.
Qytetarët duhet të nxitojnë për të rinovuar këtë dokument në mënyrë që të jenë në gjendje për të votuar.
Për të kontrolluar emrin tënd në listën e zgjedhësve duhet të shkarkoni aplikacionin e KQZ.
Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë e huaj MRB, nxjerr se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.
28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.
Sondazhi sugjeron se edhe nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa për Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Diferenca mes kampeve është 1.3%.
Thesi i votave që janë të paidentifikuara, që ose nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%. Kjo është një shifër e konsiderueshme për partitë që do të duan të përmirësojnë rezultatin e tyre duke kërkuar vota të tjera. Kjo pasi besnikëria ndaj partive politike kryesore në Shqipëri vazhdon të mbetet e lartë.
Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish në një përqindje të lartë, rreth 90% për PS dhe PD. Votuesit e LSI në 2017, duket se e kanë zbehur besnikërinë katër vite më pas, sepse do ta mbështesnin vetëm në masë 63.2%.
Pjesëmarrja është faktor kyç në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Të pyetur në lidhje me vendosmërinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 63.2 % shprehen shumë të sigurtë që do të dalin në votime, 25.4 % të sigurtë, 5% jo të sigurtë, 6 % aspak të sigurtë, ndërsa 0.3% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.
Pavarësisht se në cilin kamp do ta hedhin votën, shumica e shqiptarëve të pyetur nga sondazhi mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS (49.1%).
Një masë më e vogël prej 29.6% besojnë se do të fitohen nga PD, 10.9% nga LSI ndërsa 9.7% deklarojnë se nuk do të votojnë.
Metodologjia
Tre muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonike, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.
Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampionë të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.
Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se LSI do të ketë kandidatët e vet në të gjitha qarqet e vendit.
“Një nga arsyet që e po bëjmë jo vetëm shpërndarjen e kandidatëve të LSI-së, jo vetëm në të gjithë Tiranën, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me mesazhin apo flamurin e partive politike, por është krijimi i hapësirave dhe mundësive shqiptarëve për të votuar, jo vetëm një emër, por disa emra, për të treguar pushtetin e secilës votë, që ata mendojnë se duan që ta drejtojnë dhe ta çojnë punën e tyre përpara dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes”, theksoi Kryemadhi.
Sipas saj, qeveria synon që të krijojë amulli për të penguar votuesit të votojnë për opozitën.
“E vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në taktikat elektorale, e rëndësishme është që në të gjithë të shkojmë drejt kutisë së votimit”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI i lëshoi këto deklarata gjatë një takimi në njësinë 4 në Tiranë.
“Fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat, për të konkurruar në tregun e punës, për të pasur një pagë të mirë, për të pasur mundësi të mirë”, theksoi Monika Kryemadhi. /NOA.al
Kryetarja e Partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se mandatet e fituara në këto zgjedhje do të shkojnë në ndihmë të së djathtës, por jo Partisë Demokratike.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Opinion”, Topalli tha se ajo është kundër 3 kryetarëve të partive të mëdha të vendit dhe se nuk i bashkon forcat me PD-në për shkak të liderit, Lulzim Basha.
Më tej, Topalli tha se nuk është një frymë e re në politikë, por një alternativë e pakorruptuar.
“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa ko rruptuar. Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet. Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate. Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim. Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.
“Unë nuk jam frymë e re, unë jam ndryshe. Nuk jam e korruptuar. Unë nuk kam marrë pjesë në tendera, nuk kam marrë vila. Kam qënë kryetare e Parlamentit dhe si e tillë kam pasur një kompetencë për të moderuar deputët brenda asaj salle. Është imperative në këtë moment për të marrë vendime të forta kundër korrupsionit, për të menaxhuar taksat e shqiptarëve dhe për të pasur një drejtësi më sociale. Atyre i mungon një alternativë. Ne jo vetëm ju japim një alternativë ku shtetin po e lënë shumë qytetarë, buxheti po boshatiset,” tha Topalli.
Pas Partisë Demokratike, edhe Partia Socialiste ka propozuar një projekt-pilot për zhvillimin e numërimit dhe votimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
PS thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier, ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.
Konkretisht në propozimin e socialistëve përcaktohen vetëm disa njësi administrative në Tiranë, kryesisht në zonat urbane dhe jo në ato rurale, kjo për të shmangur ndonjë problem të mundshëm prej shtrirjes së sinjalit të internetit.
KQZ ka në tryezë kërkesat nga dy partitë kryesore, të cilat ndahen deri më tani nga Fieri dhe Tirana.
Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Por që kjo të arrihet duhet një konsensus mes palëve respektive.
Propozimi në emër të PD, që sot i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi, ndërsa i PS-së, nga përfaqësuesi ligjor, Eridian Salianji. /noa.al/
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot gjatë seancës plenare se Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit.
Gjatë fjalës së mbajtur Balla u shpreh se “legjislacioni garanton zhvillimin e zgjedhjeve jo vetëm të lira demokratike por unë shpresoj, jam shumë i bindur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë edhe zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, një m anifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë katërmujorëshin e procesit parazgjedhor, të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD-së, LSI-së ta përshëndesin votimin e kuvendit të Shqipërisë, të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit sepse edhe duke mos qenë prezent në Kuvendin e Shqipërisë, deputet e kuvendit të Shqipërisë, pjesë e opozitës parlamentare e kanë mbështetur transfuzimin në ligj të të gjithë këtyre marrëveshjeve. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare të 21 korrikut të këtij viti, ne kemi mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit, jo vetëm qytetarët shqiptarë të votojnë për partitë por qytetarët shqiptarë do të votojnë edhe për kandidatët që ata duan brenda listës së partisë. Është hera e parë në këto 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por edhe për kandidatin që duan brenda një liste të kandidatëve të partive politike’’.
“Vetëm në këto dy javë apo tre javë të fundit, qoftë projektligji që zgjidh përfundimisht përfitimin nga sigurimet shoqërore në periudhën e punësimit në ish kooperativat bujqësore, të cilat kanë trashëguar problematika që lidhen qoftë me hu mbjen e dokumentacionit, qoftë me mosdorëzimin e arkivës nga ana e kooperative bujqësore në strukturat e sigurimeve shoqërore, qoftë me dj egien e dokumentacionit gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe tashmë disa qindra, mijëra ish-kooperativistë dhe ish-kooperativiste pasi kooperativat u prishën para 30 vitesh, nuk arritën dot të marrin pensionin që u takonte për shkak se letrat ishin humbur dhe si pasojë e legjislacionit në fuqi, duhet të shkonin e të pë rplaseshin në dyert e gjykatave. Pra, procesi gjykatë pas gjykate, shkalla e parë e çonte në apel,apeli i kthente, apeli e çonte në Gjykatë të Lartë, Gjykata e kthente dhe 30 vite, unë sot i them të gjithë këtyre bashkëqytetar tanë kudo që ndodhen dhe që kanë qenë në këto ish kooperativa e që kanë pasur këtë hall, ky hall u zgjidh sot me votën e kuvendit të Shqipërisë. Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare jo vetëm për këtë votim, sepse bashkë kemi votuar një sërë vendimesh të rëndësishme dhe kur ka rënë diskutimi për çështje të këtij karakteri, gjithmonë pjesa më e madhe e opozitës parlamentare i kanë mbështetur. Nuk flas për deputetë të opozitës parlamentare që është riregjistruar tek SHQUPI apo SHPK e Monika Kryemadhit por në përgjithësi deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetur’’, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Balla foli edhe për dy ligje të rëndësishme të tjera, për të cilat u shpreh se “punonjësit e Uzinës së Poliçanit, të Gramshit, të Mjekësit, do ta shohin bashkë me qeverinë edhe të uzinës së baterive në Berat që janë punonjës që për shkak të mos përfshirjes në pensionin e ish-ushtarakëve, as tek të tjera kishin mbetur në këto 30 vite pezull, të pambuluar nga legjislacioni në fuqi për sigurimet shoqërore dhe për trajtimin me pension të posaçëm. Falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes që e solli këtë projektligj në një kohë të shkurtër dhe mund t’u themi edhe atyre, disa qindra, në fakt nëse mbledhin Mjeksin, Gramshin dhe Poliçanin, janë disa mijëra ndër vite që marrin një zgjidhje të pensionit të tyre dhe pastaj për nëntokën, zgjidhja që ka sjellë kolegu Beqaj përmes këtij amendamenti është zgjidhje e duhur që ka ardhur në kohën e duhur për ti dhënë zgjidhje përfundimtare’’. /atsh
Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptar. Një procedurë kjo, që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.
Por burime shprehen se 4 muaj përpara zgjedhjeve, asnjë emigrant nuk ka deklaruar adresën e tij jashtë vendit pranë Gjendjes Civile.
Kështu, ministri për Diasporën, Pandeli Majko kërkon t’i rrëzojë të gjitha këto përpjekje, duke thënë se emigrantët mund të votojnë edhe pa bërë deklarimet tek portali e-albania.
Gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, ai ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 25 prill edhe pa bërë deklarimet e adresave.
“Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im është i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ”, – u shpreh Majko.
Por a është përputhet kjo në raport me ligjin e vitit të miratuar në vitin 2016? Majko shpjegon: “Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur po të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt”, – tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati një dokument ku thuhet se emigrantët mund të votonin me postë, vetëm pasi të jenë regjistruar me adresën e saktë pranë Gjendjes Civile.
Regjistrimin e emigrantëve katër vite më parë e prezantoi si projektligj ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili deklaronte se emigrantët duhet të tregojnë adresat dhe shteti ka detyrim t’u shërbejë.
“Ne, emigrantëve u kërkojmë vetëm një gjë, regjistrohu dhe na thuaj ku banon, shteti e ka pastaj detyrim duke të të shërbyer dhe lehtësuar aty ku është e nevojshme. Në çdo vend të botës qytetari ka përgjegjësi t’i deklarojë shtetit se unë banoj në këtë vend”, deklaronte Tahiri më 1 shkurt të vitit 2016. /noa.al/