Gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00.
Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.
Ndërkohë në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492.
Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota duke lënë pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.
Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota. megjithatë kjo është vetëm një njësi në Tiranë.
Por përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 14 bashki të vendit, dhe rezultat e këtyre bashkive flasin për avantazh të Partisë Socialiste.
Deri më tani Partia Socialiste është ajo që kryeson fitore në 10 bashki, ndërsa PD-AN deri më tani janë shpallur fituese në katër bashki në veri të vendit.
Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:
Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Advertisements
Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.
Rezultati i këtyre 23 kutive nxjerr dukshëm në avantazh Partinë Socialiste, e cila kryeson me 3433 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1431 vota dhe Lëvizja socialiste për Integrim 705 vota.
Sipas këtyre rezultateve PS është kryesuese edhe nëse votat e të dy partive të tjera, PD dhe LSI do të mblidheshin së bashku.
Pasditen e sotme janë numëruar votat e të dë nuarve në bur gun e Rrogozhinës.
Mësohet në këtë institucion të vu ajtjes së dë nimit kanë votuar 53 të dë nuar.
Pas numërimit të votave, në listën e partive ka marrë shumicë votash PD 25 vota, PS 19 vota, LSI 6 vota dhe PSD 1 votë.
LSI po hum b thellë në qarkun e Beratit siç tregojnë rezultatet e deritanishme
Kështu LSI në bashkinë e Poliçanit ku ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive renditet e treta me vetëm 825 vota.
Po ashtu në Skrapar del forcë e tretë me 1366 vota nga 14 kuti të numëruara , totali i të cilave është 23.
Në bashkinë Berat ka marrë vetëm 701 vota deri më tani.
Në Kuçovë vetëm 280 vota dhe në Dimal vetëm 408 vota.
Ndërsa vijon numërimi i votave thuajse në të gjithë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e deritanishme për të gjitha forcat politike.
Kështu, rezulton se deri në orën 12.30, në të gjithë vendin janë numëruar 2042 kuti votimi nga 5199 që janë në total.
Nga numërimi i këtyre kutive, rezulton se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang vendi, e pasuar nga Partia Demokratike, LSI e PSD.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nga njësia 10 se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuar në orën 8. Ai tha se kjo mund të dilte edhe më herët por që u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta pasi numërimi dhe votimi elektronik u bë për herë të parë. Ai gjithashtu bëri thirrje që partitë të marrin masat që të zëvendësojnë komisionerët e lodhur në mënyrë që të mos ndalet procesi i numërimit. Celibashi tha se historitë e komisionerëve të lodhur duhet të marrin fund pasi janë diskredituese për vetë partinë.
“Ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët, por meqë ishte hera e parë që e implementonin dhe gjithsecili prej palëve kishte meraqet e veta, u dakordësuam ta shpallnim sot në orën 8:00. Sistemi i votimit elektronik është 100 % i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamja e administrimit ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive të tyre për raportimin e pjesëmarrjes, pasi pajisja që përdorëm e mundësonte këtë që të dhënat të ishin më të shpejta. Ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën se si grupet e numërimit po bëjnë procesin e numërimit, janë sporadike si raste, si raste kur komisionari u lodh dhe do pushim. Kjo është papërgjegjshmëri e tyre. Ata që lodhen le të zëvendësohen me anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit. Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë”, tha Celibashi.