Votime Sondazhe

Votëbesohen sekretarët e rinj të PS (emrat)

Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, anëtarët e së cilës votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Blendi Klosi votëbesohet se Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ndersa Ardian Çela Sekretar Organizativ. Sekretar i Burimeve Njerëzore u zgjodh Eduart Ndreca, ndërsa Evis Kushi Sekretare e Gruas.

Etjen Xhafaj, Sekretar Digjital dhe i Rinisë, ndërsa Eridjan Salianji Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Milva Ekonomi Sekretare e Programit dhe Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela – Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj – Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji – Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi – Sekretare e Programit

Romina Kuko – Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

Votëbesohen sekretarët e rinj të PS (emrat) Read More »

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës? Në parim mazhoranca dhe opozita duket se janë dakordësuar për këtë çështje, por ende nuk ka asnjë hap konkret për të zbatuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapësirave ligjore dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se këto ndryshime duhet të realizohen deri në janar të vitit 2024, në të kundërt implementimi i votës së emigrantëve nuk do mund të realizohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

E pranishme në aktivitetin ku u diskutua vota e diasporës, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Ajo tha se opozita duhet të bëjë më shumë presion për këtë çështje e cila duhet të jetë prioriteti kryesor edhe në komisionin e reformës zgjedhore. Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi tha se mazhoranca është e gatshme për të punuar dhe mundësuar votën e emigrantëve.

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës? Read More »

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike

Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” është ndalur sot për një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision.”, tha ai.

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike Read More »

‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj prezanton lëvizjen politike: Mund të isha ulur në kolltukë si të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër

Aktivisti Adriatik Lapaj ka prezantuar ditën e sotme lëvizjen e tij politike të lajmëruar prej kohësh, e cila zyrtarisht mësohet se quhet “Shqipëria Bëhet”.

Lapaj është shprehur se nisja e këtij rrugëtimi ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.
Ai shtoi se në vend duhet të hapet gara politike dhe të miratohet ligji për referendumet duke sjellë demokracinë e drejtpërdrejtë.

“Nuk do ju tregoj si është Shqipëria dhe si arritëm në këtë gjendje. Sot do ju flas si mund ta ndryshojmë dhe ta bëjmë një vend normal Shqipërinë. Unë besoj te cilësia e individit, por që ky i fundit të performojë duhet të garantohet shpërfaqja e tij në shoqëri.

Për të siguruar rregullat na duhet shoqëria. Na duhet të shkëpusim shoqërinë nga koncepti i mikut, partisë, etj. Të drejtën e studimit duhet ta japë ligji, vendin e punës duhet të fitosh në bazë të ligjit. Kujdesin shëndetësor duhet ta kesh në bazë të ligjit. Rimbursimet duhet të sigurohen nga ligji.

Duhet të shembim sistemin e kapjes së ekonomisë së shtetit nga pak duar. Kujtoj këtu ligjin për koncesionet, ligjin për PPP. Duhet të rishpërndajmë pasurinë e vendit përmes një kuadri të ri ligjor. Për të arritur këtu, duhet të shkojmë aty ku ka burimin problemi.

Duhet të hapim garën politike. Nëse s’ka garë politike, s’mund të ketë asnjë garë tjetër në vend. Populli sot është dekor i një republike që komandohet nga kolltukët e Tiranës. Duhet të miratojmë ligjin për referendumet dhe të sjellim demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit.

Askush nga ne nuk ka fuqi të mbinatyrshme. Qytetarët shqiptarë, nëse bashkohemi ne mund t’ia dalim. Askush të mos presë të dërguarin e Zotit të shpëtojë jetët tona. Duhet organizim për qëllimin tonë.

Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë. Mund të isha ulur në kolltukë si ata të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër. Deri sot pesha e përgjegjësisë ishte mbi mua, por nga sot ne jemi ne”, u shpreh ai.

‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj prezanton lëvizjen politike: Mund të isha ulur në kolltukë si të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër Read More »

Mitsotakis rizgjidhet kryeministër/ Rezultatet përfundimtare në Greqi

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë bërë publike. Sipas mediave greke, “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis ka fituar 40,79% të votave të qytetarëve.

Syriza e Aleksis Tsipras ka fituar 20.07% të votave.
“Demokracia e Re” ka arritur të sigurojë 146 deputetë në Parlament ndërsa Syriza ka arritur të sigurojë 71 deputetë.

PASOK ka fituar 11, 46% të votave dhe ka siguruar 41 deputetë në Parlament ndërsa KKE 7, 23% të votave dhe 26 deputetë në Parlament.

Kujtojmë se një ditë më parë u arrestuan 5 persona të cilët akuzohen për shitblerje të votave. Në makinën e njërit prej tyre u gjetën fletë votimi të shënjuara, karta identeti, dhe zarfa me emrat e kandidatëve.

Mitsotakis rizgjidhet kryeministër/ Rezultatet përfundimtare në Greqi Read More »

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.

PD-ja zyrtare njofton se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com