Jahti më i madh në botë është ankoruar këtë fundjavë në gjirin e Sarandës.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në instagram.
Rama shprehet se pak vite më parë, diçka e tillë as nuk imagjinohej. “Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë”, deklaron kryeministri.
Numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë në 6 muajt e parë të këtij viti, është rritur me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës, ku deri tani kanë hyrë 276 jahte e veliera e 43 tragete turistike.
Ndërsa në Portin e Durrësit kanë hyrë 112 jahte, në atë të Vlorës 90 dhe në portin e Shëngjinit janë regjistruar 30 jahte e veliera. /atsh
Orikumi dhe Karaburuni ndodhen midis Gjirit të Vlorës në Lindje dhe Detit Jon në Perëndim. Lartësia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri në 800 m mbi nivelin e detit. Pikat më të larta janë Maja e Flamurit (826 m) e ajo e Caderes (839 m). Kjo zonë ka statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar, kategoria e IV. Zona e Karaburunit karakterizohet nga një diversitet biologjik dhe pejzazhor, i cili i dedikohet pozitës gjeografike, orografisë, hidrografisë, vertikalitetit, kushteve tokësore dhe klimatike të ndryshme. Kjo zonë mban habitate të ndryshme, të cilat nga ana e tyre përdoren nga një numër i konsiderueshëm kafshësh (shpend e gjitarë) të një rëndësie kombëtare dhe rajonale për ruajtje. Zona e Karaburunit aktualisht gjendet afër një popullate të konsiderueshme ku qendra më e madhe urbane është qyteti i Orikumit. Mjedisi social ekonomik i zonës është pothuajse agrar, ndërsa në verë merren me turizëm. Banorët përreth zonës së Karaburunit merren kryesisht me pemëtari, vreshtari, bimë foragjere, blegtori. Brenda zonës Karaburun gjatë periudhës së dimrit, është zhvilluar aktiviteti i blegtorisë (dhi e dhënë). Duke qenë në një pozicion të ndërmjetëm në rrugën e vetme nacionale që lidh Vlorën me Orikumin, Himarën e me tej deri ne Sarandë, ajo ka favorin të ofrojë pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj.
Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojnë se rajoni ka qenë ndër me të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet me gjetjet në shtatë qytete antike mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.
Nuk po flasim për Orikun e lashtë, por atë të kohëve të sotme. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër. I gjithë vendi ishte një pyll i përzier me hilqe, frashër, që e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në vitin 1956 s’kish gjë prej gjëje përveç një poste policie. Për herë të parë u ndërtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rusët që do të vinin për bazëne Pashalimanit dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”. Dalëngadalë punët ecën, kurse Pallati i Kulturës, një ngrehinë tipike e stilit sllav, u inaugurua më 15 gusht të 1960. Kështu u krijua Orikumi si qytet tipik socialist, me ndërtesa tipike dhe njerëz tipikë, oficerë, marinarë dhe familjet e tyre.
Me fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur baza u prish dhe banorët mbetën në ato dy katëshit e vjetër, që u ndërtuan fillimisht për ushtarakët rusë dhe kolegët e tyre shqiptarë, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i mësoi banorët që t’i faleshin emigracionit, ndërsa pjesa e mbetur rregulloi shtëpitë dhe mendoi për turizmin shtëpiak. Falë punës së paqme të kryetarëve të bashkive, u shtrua rruga deri te baza, që nuk u bë kurrë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe sot ajo lidh vendin që nga fundi i Unazës së Re të qytetit dhe derisa përfundon në hyrje të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në krahun jugor të Rrugës Nacionale Orikum- Pashaliman. U rregulluan kanalizimet dhe u rregullua bulevardi kryesor në qytet. Që sot gëlon nga të rinj dhe mijëra pushues nga vendi dhe të huaj.
Tani banorët e këtij qyteti i kënaqen plazhit të paanë, që shtrihet nga pranë Bazës dhe vijon deri buzë qytetit, ku një rreth pallatesh të tëra e kanë ndryshuar Orikumin krejtësisht duke e bërë një nga atraksionet më të mëdha të pas bregdetit të Vlorës. Dhjetëra shitore të vogla, rrethojnë qytetin, ku mbizotërojnë merkatat e vogla, pijetoret dhe në barazim me këto kafe-internet. Në këto mjedise, fëmijët e brezave të tashmë të Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajnë gjallë fantazinë kibernetike dhe përcjellin trendin e moshës së tyre, që e ka bërë sërish të vjetër qytetin vogëlan.
Ndërhyrja dhe investimet në 100 fshatrat do të mundësojnë krijimin e një modeli zhvillimi, identifikues për Shqipërinë.
Kështu u shpreh, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimit të zhvilluar në Lezhë, me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve atje. Sipas Ahmetaj, më shumë rëndësi sesa financimi, do të ketë impakti dhe fuqia e modelit që do të krijohet për fshatrat e tjerë.
“Esenca e të gjithë programit të ‘100 fshatrave’, fuqia nuk qëndron tek ajo që do të vendosë buxheti i shtetit që të financojë, apo sipërmarrja në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, por fuqia e modelit. Besoj se kjo duhet të kthehet në një moto për programin, në mënyrë që pastaj, pasi të jetë certifikuar, konsoliduar, suksesi për modelin, kuptohet që bëhet modeli i Shqipërisë”, – ka thënë ai.
Më tej, ai ka vënë në dukje se projektet që do të zbatohen në fshatra do të krijojnë modelin e zhvillimit ekonomik.
“Në aspektin e financimit, dje kaluam aktin normativ dhe brenda rritjes së investimeve për Rilindjen Rurale, ka një mbështetje të dedikuar për 100 fshatra të vogla me modelin e projekteve të vogla siç e ka theksuar edhe në Voskopojë, Kryeministri. Ndërhyrja në mikro pra, në qelizë, në mikro-klima brenda 100 fshatrave do të krijojë zhvillimin dhe modelin nga qeliza e vogël, deri tek fshati si një model i zhvillimit ekonomik”.
Lidhur me “Akademinë e 100 fshatrave”, Ahmetaj tha se projektet që do investohen shkojnë nga 30 mijë euro, deri në 100 mijë euro dhe përgjëgjësia sociale do t’i jepet kompanive.
“Besoj se Akademia do të funksionojë që të prodhojë projekte të vogla, 30 mijë euro, 40 mijë euro, 50 mijë euro deri në 100 mijë euro, në mënyrë që ta bëjë të mundur financimin dhe të jepet përgjegjësia sociale t’i jepet kompanive”./atsh
Orikumi nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një qytetërim i lashtë ilir.
Pranë qytetit të sotëm shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster.
Përmendet nga autorët antike të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.
U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.
Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet park1si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Po t’i hedhësh një sy manastireve ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit.
Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.
Të ndodhur në këto kushte mund të hedhim hipotezën se edhe kisha e këtij manastiri ka mbajtur emrin e Maries ashtu si shumica e simotrave të saj, përgjatë bregdetit nga Shkumbini në Himarë.
Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar,për natyrën e tij detare dhe malore,për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.
Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Përbëhet nga dy kulla gjashtëkëndore në skajet veriperëndimore dhe juglindore.
Ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të lartë dhe 1.25 metër të gjerë.
Në këtë kala Princesha e Kaninës dhe e Vlorës, Rugjina e Balshajve, pati rezidencën e fundit ndaj pushtueseve Osmanë në vitin 1417. Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në fshatin Tragjas.
Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell, nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.
E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur.
Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme.
Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore.
Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..
Pas stacionit të parë të ndërtuar në luginën e Lumit Drino, Bashkia Dropull, është stacioni i dytë i ushqimit plotësues për shkabat i ndërtuar në vend dhe gjendet në krahinën e Kurveleshit, Bashkia Tepelenë.
Brenda kësaj strukture do të vendosen mbetje mishi të thertoreve të pakonsumueshme nga njerëzit dhe do të shërbejnë si ushqim i sigurt për kalin e qyqes dhe shpendët e tjerë grabitqarë me qëllim rimëkëmbjen e popullatës së tyre.
Një ndër shkaqet kryesore të rënies së popullatës së kalit të qyqes në vendin tonë është helmimi i paqëllimshëm.
Blegtorët të cilët humbasin gjënë e gjallë si pasojë e mishngrënësve të mëdhenj si psh. ujku vendosin në mënyrë të paligjshme helm në kërmën e kafshës së dëmtuar me qëllim që të asgjesojnë kafshën dëmtuese.
Kali i qyqes dhe shpendë të tjerë grabitqarë që ushqehen me kërma bien viktimë e kësaj dukurie. Kjo strukturë pritet të zbusë riskun e helmimit të shpendëve grabitqarë.
Ky stacion është ndërtuar në Nivicë të Kurveleshit si vendi ku kali i qyqes ende ka foletë. Stacioni jo vetëm do të bëjë të mundur mbrojtjen e kësaj specie të rrallë por do të jetë dhe një atraksion turistik.
Vitin e kaluar kanë qenë dy grupe britanike që kanë ardhur për ta vëzhguar, sivjet janë katër grupe. /atsh