Turizem

Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec

Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, anëtar i partisë CDU vizitoi Pogradecin, ku premtoi bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në fushën e turizmit 4-stinorë si dhe menaxhimit e ndarjes administrative.

Deputeti gjerman zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, ku foli për punësimin e të rinjve, si dhe rolin dhe ndikimin e fondacioneve për zhvillimin ekonomik e social tek qytetarët e Pogradecit.

Edhe pse Klein e kishte vizitën e parë në Shqipëri ai zgjodhi Pogradecin si destinacion të preferuar, ndçërsa u shpreh i impresionuar me bukuritë e liqenit dhe Drilonit.

Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec Read More »

Çfarë pritet ditët në vijim? Policia Rrugore del me thirrjen e fuqishme

Policia Rrugore, masa shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve. Masat i ka bere me dije Mithat Tola, Drejtor i Policisë Rrugore, Policia e Shtetit:

Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të rrugës për ditët në vijim:

Pavarërisht të dhënave pozitive në tërësi të periudhës së deritanishme, për ngjarjet me pasoja në rrugë, nisur nga ngjarjet e tre ditëve të fundit, nisur edhe nga shkaqet e evidentuara të këtyre aksidenteve, kërkojmë të adresojmë shqetësimin tonë sa më poshtë:
– Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të rritin kujdesin në drejtimin e mjeteve në rrugë. Të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme;

Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike;

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë – ndaj apelojmë këmbësorët:
të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit;
të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse.

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar;

Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, dërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore do të vijojë bashkëpunimin me radiot me shtirje kombëtare, përmes së cilave shpërdahen njoftime të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, gjatë kohës që udhëtojnë, duke i këshilluar dhe orientuar ata për akset me më tepër trafik./korrieri

Çfarë pritet ditët në vijim? Policia Rrugore del me thirrjen e fuqishme Read More »

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto

Të gjithë turistët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushime dhe dëshirojnë të eksplorojnë fshatrat turistikë tashmë kanë një zyrë informacioni ku mund të informohen.

Turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë të Pilurit, Kallaratin, Lukovën, Kucin, Fterrën, Vranishtin, Iliasin, Dhërmiun, Corrajn, Kudhësin, Qeparonë, Himarën, Borshin apo Vunonë mund të gjejnë informacion pranë Zyrës së Informacionit Turistik të ngritur me mbështetjen e GIZ në Himarë.

Atje turistët mund të gjejnë informacione mbi atraksionet turistike, historinë, kulturën, traditën, kulinarinë, monumentet e natyrës, arkitekturën karakteristike etj./atsh

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto Read More »

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë

Nga janari në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 1.4 milionë të huaj, nga këta 300 mijë kanë vizituar Tiranën si turistë.

Këtë vit është shtuar numri i atyre që qëndrojnë disa ditë në kryeqytet, jo vetëm në hotele, por edhe apartamente. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Tiranë, 300 mijë turistë. Shtohen vizitorët që qëndrojnë disa ditë. Ky po është një superlajm. Për Tiranën, që ndoshta nuk ka det, por ka një mikpritje, jetë artistike e ushqime për t’u pasur zili”, -shkruan Veliaj në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook”./atsh

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë Read More »

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi

Trashëgimisë kulturore çdo ditë po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga institucionet përkatëse për ti mirëmbajtur ato dhe për ti kthyer në atraksione të denja turistike për vizitorët.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat janë duke ndërhyrë në fasadat kryesore të ansamblit të lagjes “Mangalem”.

Këto ndërhyrje përkatësisht në katër monumente, konsistojnë në mirëmbajtjen periodike duke realizuar riparimet e suvatimeve të dëmtuara me teknikën tradicionale dhe përdorimin e materialeve të njëjtë me ato origjinale, trajtimin e elementëve drusor me vaj liri si dhe lyerjen me sherbet gëlqereje.

Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. “Mangalemi” është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë, është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”./atsh

 

 

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi Read More »

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit?

Këtë javë ka nisur në terren puna për intervistimin e turistëve që vizitojnë zonat turistike në jug të vendit.

Ky anketim është pjesë e studimit të vlerësimit të impaktit dhe zhvillohet në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Studimi parashikon kryerjen e rreth 1,300 intervistave me turistë çdo verë, në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit, Përmetit dhe përgjatë korridorit turistik që kalon në këtë rajon. Ai ka nisur që në vitin 2017 dhe do të zgjasë 5 vjet deri në vitin 2022.

Qëllimi i këtij anketimi është marrja e opinioneve të turistëve lidhur me një sërë çështjesh të lidhura me nivelin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrohen sot në tregun turistik shqiptar, destinacionet turistike, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, cilësinë e informacionit të lidhur me turizmin, gastronominë, aksesin drejt zonave turistike, infrastrukturën dhe kushtet e transportit, trendin dhe modelin e shpenzimeve të turisteve gjatë qëndrimit të tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit, etj. Anketimi i turistëve do të shoqërohet dhe me anketimin e familjeve dhe bizneseve në zonën e ndërhyrjes. Studimi do të japë një panoramë të qartë mbi efektet që po sjellin investimet në zhvillimin socioekonomik në përgjithësi dhe atij të turizmit në veçanti. /atsh

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit? Read More »

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara?

Qendrat shëndetësore verore në zonat turistike kanë ofruar shërbime mjekësore për 17,556 pushues deri tani, ndërsa shërbimi autoambulancave ka ofruar ndihmën e shpejtë për 510 qytetarë.

Këtë sezon turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social ka hapur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe ato malore. Përveç shërbimit 24 orë në qendrat shëndetësore verore, janë vendosur autoambulanca fikse në 17 zonat më të frekuentuara turistike, për t’iu përgjigjur në kohë pushuesve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Këto të fundit i bëjnë më të sigurt pushimet për ata që zgjedhin bregdetin shqiptar, për t’u çlodhur.

Gjithashtu, spitalet pranë këtyre zonave funksionojnë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i helikopterëve është në dispozicion të emergjencave. I gjithë shërbimi po koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në mënyrë inovatore, ç’ka u përgjigjet qytetarëve në ndihmë, në kohë më të shpejtë./atsh

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara? Read More »

Vlora ne kulmin e saj / Foto

Vlora ne kulmin e saj…Kushdo qe keto dite ndodhet ne kete qytet, qofte edhe per pak dite si pushues, patjeter qe eshte ndjere mire dhe i mrekulluar..

.Eshte mrekulluar jo vetem me ate ç’ka i ofron natyra me bukurite dhe resurset e panumerta por edhe me ate çfare u ofron qytetaria dhe Bashkia e qytetit…Gjithshka ne sherbim dhe ne funksion te pushuesve dhe turizmit…

Aktivitete kulturore, artistike dhe turistike te panumerta…çdo institucion kulturor, muzeal dhe historik eshte i hapur…Ne disa pika ne “lungomare”, ne teatrin “P.Marko” ne manastirin e Zvernecit, ne pallatin e kultures, ne Kanine, ne Orikum, ne Sazan dhe Karaburun e kudo çdo dite ka aktivitete te ndryshme…Ja vlen vertet ta shijosh kete qytet…

Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc DemirajFotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc DemirajFotografia e Genc DemirajFotografia e Genc Demiraj

 

Vlora ne kulmin e saj / Foto Read More »