Turizem

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto

Të gjithë turistët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushime dhe dëshirojnë të eksplorojnë fshatrat turistikë tashmë kanë një zyrë informacioni ku mund të informohen.

Turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë të Pilurit, Kallaratin, Lukovën, Kucin, Fterrën, Vranishtin, Iliasin, Dhërmiun, Corrajn, Kudhësin, Qeparonë, Himarën, Borshin apo Vunonë mund të gjejnë informacion pranë Zyrës së Informacionit Turistik të ngritur me mbështetjen e GIZ në Himarë.

Atje turistët mund të gjejnë informacione mbi atraksionet turistike, historinë, kulturën, traditën, kulinarinë, monumentet e natyrës, arkitekturën karakteristike etj./atsh

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto Read More »

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë

Nga janari në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 1.4 milionë të huaj, nga këta 300 mijë kanë vizituar Tiranën si turistë.

Këtë vit është shtuar numri i atyre që qëndrojnë disa ditë në kryeqytet, jo vetëm në hotele, por edhe apartamente. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Tiranë, 300 mijë turistë. Shtohen vizitorët që qëndrojnë disa ditë. Ky po është një superlajm. Për Tiranën, që ndoshta nuk ka det, por ka një mikpritje, jetë artistike e ushqime për t’u pasur zili”, -shkruan Veliaj në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook”./atsh

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë Read More »

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi

Trashëgimisë kulturore çdo ditë po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga institucionet përkatëse për ti mirëmbajtur ato dhe për ti kthyer në atraksione të denja turistike për vizitorët.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat janë duke ndërhyrë në fasadat kryesore të ansamblit të lagjes “Mangalem”.

Këto ndërhyrje përkatësisht në katër monumente, konsistojnë në mirëmbajtjen periodike duke realizuar riparimet e suvatimeve të dëmtuara me teknikën tradicionale dhe përdorimin e materialeve të njëjtë me ato origjinale, trajtimin e elementëve drusor me vaj liri si dhe lyerjen me sherbet gëlqereje.

Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. “Mangalemi” është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë, është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”./atsh

 

 

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi Read More »

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit?

Këtë javë ka nisur në terren puna për intervistimin e turistëve që vizitojnë zonat turistike në jug të vendit.

Ky anketim është pjesë e studimit të vlerësimit të impaktit dhe zhvillohet në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Studimi parashikon kryerjen e rreth 1,300 intervistave me turistë çdo verë, në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit, Përmetit dhe përgjatë korridorit turistik që kalon në këtë rajon. Ai ka nisur që në vitin 2017 dhe do të zgjasë 5 vjet deri në vitin 2022.

Qëllimi i këtij anketimi është marrja e opinioneve të turistëve lidhur me një sërë çështjesh të lidhura me nivelin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrohen sot në tregun turistik shqiptar, destinacionet turistike, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, cilësinë e informacionit të lidhur me turizmin, gastronominë, aksesin drejt zonave turistike, infrastrukturën dhe kushtet e transportit, trendin dhe modelin e shpenzimeve të turisteve gjatë qëndrimit të tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit, etj. Anketimi i turistëve do të shoqërohet dhe me anketimin e familjeve dhe bizneseve në zonën e ndërhyrjes. Studimi do të japë një panoramë të qartë mbi efektet që po sjellin investimet në zhvillimin socioekonomik në përgjithësi dhe atij të turizmit në veçanti. /atsh

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit? Read More »

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara?

Qendrat shëndetësore verore në zonat turistike kanë ofruar shërbime mjekësore për 17,556 pushues deri tani, ndërsa shërbimi autoambulancave ka ofruar ndihmën e shpejtë për 510 qytetarë.

Këtë sezon turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social ka hapur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe ato malore. Përveç shërbimit 24 orë në qendrat shëndetësore verore, janë vendosur autoambulanca fikse në 17 zonat më të frekuentuara turistike, për t’iu përgjigjur në kohë pushuesve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Këto të fundit i bëjnë më të sigurt pushimet për ata që zgjedhin bregdetin shqiptar, për t’u çlodhur.

Gjithashtu, spitalet pranë këtyre zonave funksionojnë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i helikopterëve është në dispozicion të emergjencave. I gjithë shërbimi po koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në mënyrë inovatore, ç’ka u përgjigjet qytetarëve në ndihmë, në kohë më të shpejtë./atsh

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara? Read More »

Vlorë-Monumentet e kulturës, 14 500 turistë vizituan kalanë e Porto Palermos

Interes në rritje nga turistët e huaj dhe ata vendas për monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë.

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike që administrohen nga D.R.K.K Vlorë, në sezonin turistik të vitit 2018 janë vizituar nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj.

Në raport me vitet paraardhës dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë një numër më i madh vizitorësh.

Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në Kalanë e Kaninës, Kalanë e Porto Palermos dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.

Konkretisht në Kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-korrik 2018 është mbi 14 500 persona, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen rreth 13 mijë vizitorë.

Ndërsa Parku Arkeologjik i Orikut për periudhën janar-korrik 2018 u vizitua nga rreth 1300 vizitorë krahasuar me 700 vizitorë në 2017.

Numri i vizitorëve në Kalanë e Kaninës për periudhën janar-korrik 2018 ishte mbi 17 mijë persona, një shifër ndjeshëm në rritje kjo krahasuar me rreth 500 vizitorë në 2017.

/atsh

Vlorë-Monumentet e kulturës, 14 500 turistë vizituan kalanë e Porto Palermos Read More »

Alpet kapin majat e klasifikimit Europian për t’u vizituar në shtator!

Bjeshkët e Namuna” në Shqipëri janë në krye të dhjetë destinacioneve europiane për tu vizituar gjatë muajit shtator, shkruan gazeta britanike “Evening Standard”. Ato janë bërë një destinacion popullor i udhëtimit në vitet e fundit, duke të ofruar pamje mahnitëse.

Udhëtoni atje në shtator për një mot të ngrohtë dhe sigurohuni që të bëni udhëtimin prej pesë orësh mes Valbonës dhe Thethit përpara se të eksploroni Rivierën Shqiptare”, theksohet në artikullin e gazetës britanike. Pas “Bjeshkëve të Namuna”, renditen Mynih, Gjermani, Chefchaouen, Marok, Siçili , Itali, Buenos Aires, Argjentinë, Vis, Kroaci, Lake District, Britani e Madhe, Bora Bora, French Polynesia, Santorini, Greqi, Beijing, Kinë.

Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Namuna janë vazhdimësi e maleve dinarite dhe shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët e Namuna shtrihen deri te lugina e Ibrit, rreth 50 km në gjatësi. Ato janë një shtrirje e peizazhit malor, i cili përplaset në disa zinxhirë luginash gëlqerore të Alpeve.

Alpet kapin majat e klasifikimit Europian për t’u vizituar në shtator! Read More »

Sezoni turistik, 500 aktivitete festive nga veriu në jug

Zonat turistike në të gjithë vendin nga veriu në jug, më shumë sesa kurrë më parë, vijnë me një kalendar festash dhe aktivitete argëtuese për të gjithë pushuesit.

Kështu, kalendari i festave numëron plot 500 festa për sezonin veror, 300 prej të cilave janë konsumuar me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra pushuesve  dhe banorëve të zonave që kanë shprehur interes të madh kundrejt tyre. Shifrat u bënë publike nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

‘Viti 2018 ka sjellë risi në gjallërimin e të gjitha zonave turistike nga veriu në jug përmes një programi shumë të pasur festash dhe aktivitetesh argëtuese. Kalendari i festave numëron plot 500 festa për sezonin veror, 300 prej të cilave janë konsumuar me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra pushuesve  dhe banorëve të zonave të cilët kanë ndjerë që ky është një moment shumë interesant jo vetëm për të zhvilluar imazhin turistik të zonave të tyre por edhe për të ngritur biznesin e vogël, e për të pasur mundësi riaktivizimi të burimeve të brendshme të komunitetit . Edhe gjatë muajit gusht do të vazhdojë ky kalendar sipas dakordësisë që kemi  midis institucioneve tona”, tha Klosi.

Më tej, ai vuri në dukje se një nga projektet më interesant me të cilën ky sezon vjen është Smile Albania, ku të huajt mirëpriten në zonat kufitare nga të rinjtë e vendit, me buzëqeshje dhe informacione orientuese per ta.

”Programi ynë i ri,  Smile Albania është aktiv në të gjitha zonat hyrëse të vendit tonë me përparësi zhvillimi të turizmit. Duke pasur parasysh që 1 mijë të rinjtë në 26 pikat e info-point të dhurojnë buzëqeshje, informacion mbi bukuritë natyrore të vendit tonë, potencialin turistik dhe të bëjnë edukimin e munguar mjedisor në konceptin e turizmit shqiptar”, -përfundoi Klosi. /atsh

Sezoni turistik, 500 aktivitete festive nga veriu në jug Read More »