Turizem

Sazani një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur!

I përmendur që në kohërat e lashta falë pozicionit strategjik ideal që ofron si një çelës në ngushticën e Otrantos, ishulli i Sazanit mahnit edhe sot me pamjen ekzotike e njëherësh, i rrethuar me mistere e të pathëna! 🏝️
Turistë të panumërt vizitojnë çdo sezon veror ⛴️⛵ ishullin që nuk ofron vetëm bregun e pashkelur me ujin e kristaltë, por dhe ato copëza historie të gdhendura në ato godina banimi e kazerma ushtarake që kanë mbetur të paprekura që nga koha kur ky ishull banohej!
Një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur! ☀️
#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania😊🇦🇱/ Vullnet Sinaj

Sazani një destinacion perfekt gjatë këtij sezoni turistik, i gjithi për t’u mos u humbur! Read More »

Çelja e sezonit turistik/ ‘Nis dezinfektimi i zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë’

Ndërsa jemi në pritjet të çeljes së sezonit turistik në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se ka nisur procesi i dezinfektimit të zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë.

Përmes një shënimi në facebook, ku ka postuar edhe fotot e punonjëse që janë ngarkuar për dezinfektimin, Manastirliu shton se në ditët në vijim ky proces do të shtrihet në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt.
“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan Manastirliu.

Çelja e sezonit turistik/ ‘Nis dezinfektimi i zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë’ Read More »

Celet zyrtarisht sezonin turistik 2021 në Vlorë

Eja në Vlorë.
Ndryshe nga vitet e tjera në celjen zyrtare të sezonit turistik është zgjedhur qendra historike e qytetit për të celur zyrtarisht sezonin turistik 2021.
Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme.

Jo vetëm bregdetare por edhe kulturës dhe promovus edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë.
Aktiviteti zhvilluar në zonën historike i ka paraprirë një sërë aktivitetëve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit. Eja në vlorë.

Eshtë ky slogani i përzgjedhur por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në ketë sezon turistik. Kryetari i bashkise së Vlorës Dritan Leli ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë por gjithmonë duke ruajtur masat anti covid pavarsisht situatës së përmirësuar.

Një sezon ku padyshim vlora do të jetë zgjedhja e parë e turistëve vendas dhe të huaj. Leli nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikes shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në celjen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë shoqëruar me fishekzjarret shumëngjyrëshe si një ftese drejtuar të gjithëve “Eja në Vlorë”.

Celet zyrtarisht sezonin turistik 2021 në Vlorë Read More »

Qytetarët nisin plazhin në Vlorë

Mot me diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh tashmë, ndërkohë që qytetarët i kanë shfrytëzuar për të marrë rreze dielli.

Në Vlorë disa prej tyre kanë filluar plazhin, dhe sikurse mund të shihet edhe nga videot, ata janë ulur nëpër shezlonge duke shijuar diellin.
Sakaq disa qytetarë, po festojnë tek lagja e vjetër në Vlorë, e cila pas rikonstruktimit të banesave ka nxjerrë në pah vlerat historike të objekteve.

Ndërkohë sezoni turisti është çelur tashmë dhe vendi pritet të vizitohet nga turistë të shumtë.

Qeveria është shprehur optimiste edhe në lidhje me heqjen e masave anti-COVID gjatë sezonit veror, që do të ndihmonte edhe më tej sektorin e turizmit.

Qytetarët nisin plazhin në Vlorë Read More »

‘Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. “Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama.

Gjatë intervistës për median presigjoze ndërkombëtare, Alabbar thotë se do të jetë i pari që do të shkojë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë. Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai.

Kujtojmë që kreu i qeverisë i bëri shumë jehonë projektit për tanformimin e portit të durrësit në një qendër të madhe zhvillimi gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në të do të investohen miliona euro që do t’i shërbejnë ngritjes së ekonomisë./NOA.al

‘Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut’ Read More »

Turistët nga Kosova dynden drejt Shqipërisë në fundjavë

Turistët nga Kosova kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në Shqipëri.

Sipas mediave kosovare, radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Turistët nga Kosova dynden drejt Shqipërisë në fundjavë Read More »

‘Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi’/ Destinacioni i duhur për pushime

Media franceze i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe ajo që po zbulohet dita ditës nga të huajt në vendin tonë.

Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi, shkruan gazetarja Sabah Kaddouri për revistën ”Forbes”.

E gjendur ngjitur me veriun e Greqisë dhe përballë thembrës së ”çizmes’ italiane, nën influencën të qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapësirave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit të tij, Tiranës, i mbushur me ndërtesa moderne.

Peizazhe madhështore

Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët e thjeshtë. E zbukuruar me liqene, me burime të shumta termale, me livadhe të rrethuara nga fshatra tradicionalë të ngjitur pas shpateve, Shqipëria shfaq para nesh peizazhin madhështor, që rrëfen shekuj bashkëjetese paqësore midis njeriut dhe natyrës.

Në këto vende plot gjelbërimin turistët mund të mbushim mushkëritë dhe qetësojmë veshët.

Ekziston edhe kënaqësia e ndarjes së momenteve autentike me vendasit tejet mikpritës gjatë ndalesave për të shijuar gatime në ndonjë shtëpizë ose ndonjë natë të pafund. Shqiptarët janë shumë bujarë me këdo që qëllon të jetë mysafiri i tyre.

Në skajin jugor të vendit, përgjatë bregdetit, gjendet Parku Kombëtar i Llogarasë (më i rëndësishmi në Shqipëri) me një natyrë të jashtëzakonshme dhe të virgjër. Këto male të larta që ngrihen në më shumë se 2 000 metra, është shtëpia e një flore dhe faune të pasur, si shqiponja e artë, emblema kombëtare e vendit. Është e pamundur për të mos u vënë re, kjo rrugë piktoreske që të çon në bregdetin e Jonit.

Gjeoturizmi historik praktikohet gjithashtu në rajonin e Beratit, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një emërtim që i referohet pirgut të shtëpive tradicionale osmane në qytetin e vjetër, fasadat e të cilave janë ”shpuar” nga një numër i madh dritaresh.

Berati gjendet i shtrirë përgjatë lumit Osum dhe në kanionin e tij madhështor, qyteti mesjetar është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë shekujve. Lagjja e tij myslimane, e ruajtur shumë mirë, fsheh ndërtesa të jashtëzakonshme në bregun e djathtë të lumit, ndërsa lagjja e krishterë gjallëron bregun e majtë.

Thirrja e detit

E mbështjellë me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe të artë në mënyrë alternative, me limane të shumta me mijëra nuanca blu, Riviera Shqiptare është sekreti më i ruajtur i rusëve, ukrainasve, italianëve dhe britanikëve.

Bregdeti fillon në Vlorë (më pak se dy orë nga Tirana) dhe shtrihet deri në Sarandë në kufirin grek, një kartolinë e përsosur prej 472 kilometrash përgjatë detit Adriatik dhe Jon. Një aromë ”jete të ëmbël” mbush numrin gjithnjë e më shumë në rritje të turistëve dhe shqiptarëve, të cilët kremtojnë jetën me shëtitje në det, me kripë e jod, mish të shijshëm të pjekur në skarë, shijime gatimesh lokale dhe mbrëmje festive.

Ka shumë vende për të eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palasës, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shumë arsye për t’u rikthyer.

Në Vlorë, ju mund edhe të pushoni në një hotel të vendosur në një shkëmb! Në epokën e Instagramit, kjo vendndodhje tërheq një kontigjent në rritje të njerëzve kuriozë. Kjo rritje e vendit në hartën e udhëtarëve shpjegohet gjithashtu edhe me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore: Shqipëria është ndër kombet më pak të ndikuara nga COVID-19.

Drejt Tiranës, kryeqytet vibrues

Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë që nga viti 1920, Tirana është një qytet simbolik, si edhe një qytet muze. Çdo cep rruge jep dëshmi për peripecitë e historisë. Një roman kombëtar me kaq shumë ngjarje!

Kjo dritare mbi Europën, gjithashtu dera për në Azi, tërhoqi perandoritë më të mëdha: romakët, bizantinët, osmanët…

Vendi i shenjtores Nënë Tereza, ka përjetuar gjithashtu një nga diktaturat më të përgjakshme komuniste të shekullit XX nën zgjedhën tiranike të Enver Hoxhës, sprova të cilat kanë kontribuar fuqishëm në forcimin e shpirtit elastik, patriotik dhe të bashkuar të popullit shqiptar.

Si një feniks që ngrihet vazhdimisht nga hiri i tij dhe gjithmonë shikon të ardhmen me shumë optimizëm, perla e Ballkanit tani është në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Një shëtitje në Tiranë do të thotë të shkosh para dhe prapa midis traditës dhe modernizmit, midis artit sentimental dhe sofistikimit.

Ndër vendet e domosdoshme për t’u vizituar: Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj të kushtueshme, një nga më të bukurat në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar me fasadën e tij të mbuluar me mozaikë për lavdinë e heronjve shqiptarë, lagjja e Bllokut apo studioja e artistit të madh shqiptar, Agim Rada, një piktor, skulptor që më shumë se një herë i dha despotizmit të Enver Hoxhës një goditje artistike. Krijimet e tij mund të vizitohen në shtëpinë e tij në qendër të qytetit. Një vend përkujtimor, që nuk duhet humbur, për ata që duan të kapin gjithë ndërlikueshmërinë dhe poezinë e Tokës së Shqiponjave.

/NOA.al

‘Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi’/ Destinacioni i duhur për pushime Read More »