Turizem

Gjigandi i turizmit: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Së fundmi, prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për tu vizituar në 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shkrimin që “Lonely planet”, ka shkruar për 10 destinacionet e vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur të gjigandit global të turizmit “Lonely planet” që e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet më me vlerë për tu vizituar në vitin 2019, ju uroj një fundjavë të qetë “, shprehet Rama.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.
Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”për Shqipërinë./atsh

Gjigandi i turizmit: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019 Read More »

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”.

Ne kuadrin e muajit Tetor si muaji i poezise italiane, konsullata Italiane ne bashkepunim me mesuesen e gjuhes italiane prane shkolles 9 vjecare “Balil Pelari” Almeta Shehaj organizoi nje aktivitet letraro-artistik ne Orikun e Vjeter.

Te ftuar ishin nxenes dhe mesues te kesaj shkolle, perfaqesues te konsullates italiane te cilet ndoqen nga afer programin artistik ne qendren e vjeter arkeologjike.

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”. Read More »

Sezoni i ardhshëm turistik, 365 masa për çdo ditë të vitit

Promovim, marketing më të mirë përgjatë gjithë vitit, por mbi të gjitha 365 masa në vit, që do të thotë nga një masë konkrete çdo ditë.

Ky është objektivi i Ministrisë së Turizmit për të arritur objektivin e 10 milionë turistëve përgjatë një viti në Shqipëri. Këtë deklarata ministri Blendi Klosi e bëri gjatë Konferencës Kombëtare të turizmit në Tiranë.

“Sfida jonë për të pasur 10 milionë turistë në vit, do të shtrihet në 365 ditë të vitit të ndërtuar në 365 masa konkrete”, nënvizoi Klosi.

“Objektivi është të shtojmë disa qindr-mijëra vende pune, të rrisim investimet e huaja në sektor dhe të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë. Duam shumë të forcojmë dhe rrisim cilësinë e shërbimit. Dhe këtë do ta bëjmë nëpërmjet formimit profesional. Do të synojmë tregun e Azisë dhe Amerikës”, theksoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Një nismë tjetër, e cila sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do të sjellë rritje të të ardhurave në ekonomi, është njoftimi që në fillim të vitit i të gjitha festave të fshatrave në vend, në mënyrë që operatorët turistike të përgatiten dhe të sjellin sa më shumë turistë në çdo aktivitet.

“Këtë vit do t’i shpallim në fillim të vitit të gjitha festat, në mënyrë që të ketë më shumë biznes, më shumë ekonomi”, – tha ai.

Më pas, ministri i Turizmit renditi disa statistika të së shkuarës dhe objektivave për të ardhmen në turizëm.

“Objektivi ynë është që këta 10 milionë turistë në vit në Shqipëri, ta arrijmë brenda vitit 2025. Duam të dyfishojmë numrin e turistëve, në vitin 2017 në Shqipëri erdhën 5 milionë turistë, 6 milionë në 2018, dhe presim 20 % më shumë në 2019”, tha Klosi.

Klosi deklaroi se vetëm në vitin 2018 turizmi i ka sjellë ekonomisë 2 miliardë euro të ardhura.

“Në 2018 nga turizmi janë llogaritur rreth 2 miliardë euro të ardhura në prodhimin e brendshëm bruto’’, – tha ai.

Në fund, ministri parashtroi edhe objektivat konkrete për përmirësimin e turizmit përgjatë sezonit veror në bregdet për vitin e ardhshëm.

“Bëmë shumë këtë vit por është e pafalshme që ndarja e plazheve të ndodhë akoma në gusht, nuk do të pranojmë më që plazhet tona të jenë pa kulla vrojtimi. Nuk do të pranojmë më që plazhet dhe rrugët tona të jenë të papastra. Këto kushte do të jenë realizuar me patjetër në sezonin e ardhshëm turistik veror”, – tha Klosi. /atsh

Sezoni i ardhshëm turistik, 365 masa për çdo ditë të vitit Read More »

Kroçera “BERLIN” mbërrin në Portin e Vlorës !

Mbërrin në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”

Ditën e sotme është akostuar në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”. Mësohet se në bordin e saj udhëtojnë rreth 368 turist gjerman dhe francez të ardhur nga Porti i Durrësit. Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Apollonia dhe Ardenica, destinacioni tjetër i tyre është Porti i Milazzos, Itali.

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Kroçera “BERLIN” mbërrin në Portin e Vlorës ! Read More »

Tre variantet si mund ta vizitoni gjirin e Gramës në Vlorë!

Misteri i 1500 lutjeve të gdhendura në shkëmbin e Gjirit të Gramës në Vlorë! Tre variantet si mund ta vizitoni

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka publikuar të dhëna interesante lidhur me shkëmbin e Gramës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë që është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nga Instituti i Shkencave në vitin 1948. Informacioni i publikuar jep direktiva se si mund të vizitohet ky atraksion turistik ndërsa nuk mungojnë fotot që janë realizuar nga Kriledjan Çipa, raporton portali SCAN.

Viti/koha e ndërtimit: Shek. VI para. Kr.

Përshkrimi: Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek.. VI para. Krishtit.

Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoheshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive.

Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i dedikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve.

Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hyjnive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit.

Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh.

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

Tre variantet si mund ta vizitoni gjirin e Gramës në Vlorë! Read More »

Shqipëria është pjesë e ekskursioneve për adhuruesit e Ballkanit

Për adhuruesit e Ballkanit ekziston një rrugë e re ekskursioniste, me një distance të gjatë dhe ku përshkohen disa vende në rajonin e Ballkanit të quajtur “High Scardus Trail”.

Ky shteg prej 495 kilometrash mbulon trekëndëshin ndërkufitar midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mund të përshkrohet në afro 20 ditë, shkruan faqja e njohur turistike www.lonelyplanet.com.

Shtigjet e vargmaleve marrin emrin antik të maleve të Sharit. Ajo fillon në Maqedoninë Perëndimore, në afërsi të Liqenit të Ohrit (një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës) dhe çon drejt lartësisë 2 764 metra të lartë të malit të  Korabit në kufirin shqiptaro-maqedonas, për të përfunduar pranë Liqenit të Prespës në Shqipërinë Juglindore.

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të populluara, duke lejuar udhëtime me gjatësi të ndryshme, kohëzgjatje dhe nivele vështirësie. Pjesa më e madhe e shtigjeve rreth 150 kilometra, është në territorin shqiptar, ku  kalon nëpër Parkun Natyror Korab-Koritnik njohur si habitati i ariut të murrmë, ujq, dhelpra dhe kaproj. Muajt më të mirë për shëtitje janë nga qershori deri në shtator.

Pjesë e një projekti rajonal të financuar nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), synon rritjen e mundësive të punësimit në këtë rajon ndërkufitar të Ballkanit Perëndimor me zhvillimin e turizmi.

High Scardus Trail” tashmë plotëson majat tashmë mjaft popullore të Ballkanit, një rrugë prej 192 kilometrash  që përshkon malet e thyera të jugut të Malit të Zi, të Shqipërisë Veriore dhe Kosovës Lindore, si dhe gjurmët Via Dinarica, një megashteg prej 1 930 kilometrash, që mbulon tetë vende nga Sllovenia në Maqedoni dhe lidh majat përgjatë maleve të Alpeve Dinarike dhe Sharit.

Shqipëria është pjesë e ekskursioneve për adhuruesit e Ballkanit Read More »

Mali i Velës, destinacion për turizmin e aventurës

Identifikimi dhe promovimi i shtigjeve, destinacioneve, aseteve dhe vlerave natyrore është në fokus të Bashkisë së Lezhës.

Mali i Velës është një mundësi për ata që dëshirojnë turizmin e aventurës, ekskursionet, alpinizmin dhe natyrën.

“Drejt lartësive për të parë 360 gradë dhe shijuar mrekullisht Lezhën” është ftesa që ofron këtë sezon vjeshte turizmi në Lezhë./atsh

Mali i Velës, destinacion për turizmin e aventurës Read More »

Album me 200 fotografi Shqiptare nga Fatjon Plaku !

Përgatitja e një albumi me mbi 200 fotografi origjinale ka qenë vazhdimisht një ëndërr e imja, përfundimi i së cilës më bën të ndjehem i realizuar dhe krenar që jap kontributin tim modest në promovimin e vlerave të Shqipërisë në këndvështrimin e bukurisë dhe pasurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar. Unë besoj se ky album është një risi për prezantimin e natyrës shqiptare ndaj turizmit të aventurës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më quajnë Fation Plaku, i apasionuar pas sportit të alpinizmit, eksplorimit, aventurës dhe fotografisë, prej më shumë se 20 vjetësh. Jam krenar me arritjet e mia, ku vlen të përmenden ngjitja në majën e Everestit, në Himalajë në 2012, në kuadrin e Jubileut të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Ëndrra ime është të ngjis 7 majat e kontinenteve, ku deri tani kam ngjitur 4 prej tyre.

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t’i pasqyroj tek ky album fotografish.

Për ta bërë të prekshme këtë ëndërr, në harkun e rreth gjashtë viteve kam investuar në kohë, në punë, në pajisje, në mendim estetik, në emocion dhe në krijimin e një marrëdhënie të veçantë të dashur dhe të ngrohtë me natyrën dhe trashëgiminë kulturore.

Me anë të albumit dëshiroj të ndërtoj një urë për të kaluar këtë emocion tek ju, për ta ndarë dhe ndjerë së bashku.

* * *

“Me fotot e tij, Fation Plaku na ka bërë një dhuratë të rrallë. Ai nuk ka dashur kurrsesi t’i mbajë për vete përjetimet e tij, por na merr për dore dhe na çon në një Shqipëri tjetër, të dëlirë, vezulluese, të pastër, ndryshe nga ajo që përjetojmë përditë në qytete, qyteza e fshatra të mbushura me zhurma e ndotje, klithma politike, shikime të inatosura e rrëmujë urbane.

Nganjëherë, ajo duket fort e ashpër, por gjithherë e bukur dhe e drejtë – njësoj si një zonjë hijerëndë e maleve ku ka shkelur këmba e Fationit dhe e shokëve të tij.”

Fatos Baxhaku.

Album me 200 fotografi Shqiptare nga Fatjon Plaku ! Read More »