Turizem

Pr otesta në Lungomare, Rama: Muzika deri në orën 23:00, kush do të kërcejë gjatë natës të…

Kryeministri Edi Rama u ndal sërish sot në çështjen e pro testës së bizneseve në Lungomare, të cilët kërkojnë zgjatjen e orarit për lejimin e muzikes në lokale dhe restorante.

Sipas zotit Rama zgjatja e orarit për lejimin e muzikes në lokale dhe restorante është fenomen shqe tësues në disa zona të banuara që lidhet me zhu rmen e madhe që krijon pr oblem për turistet dhe banoret në zonat turistike.

“Pro testë në Lungomare për muzikën? Së pari, Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike të tm errshme ku përzihen dhjetra të tilla njëherësh.

Së dyti, e drejta e atyre që duan zh urmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhu rmën e detit”, sqaron kryeministri.

Ndërkohë, nga data 20 korrik muzika do të ndalet jo në 22 por në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar.

Kurse për ata që duan më shumë orë argëtimi, Rama ofron këtë zgjidhje: “Kush do të kërcejë e të këndojë, le ta bëjë këtë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqe tëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”.

Prej fillimit të muajit korrik subjektet, kryesisht lokale e restorante, që ushtrojnë aktivitetin përgjatë shëtitores në Vlorë kanë kërkuar që edhe orari i muzikës të shtyhet deri në mesnatë, në orën e mbylljes së aktivitetit.

Ato nuk kanë marrë ende një përgjigje zyrtare, as pas takimit me prefektin e qarkut dhe as pas pr otestës së të mërkurës para pol icisë.

Por nata e së dielës solli situatë të ten sionuar me pol icisë dhe pronarëvë apo administratorëve të këtyre lokaleve. Këta të fundit kishin zgjedhur që të përdornin himnin kombëtar këngë patriotike e simbole kombëtare për të apeluar tek autoritetet, ndërsa uniformat blu, ndërhynë për të zbatuar rregullin në fuqi, ndalimin e muzikës pas orës 22.00.

Po licia njoftoi të hënën se 3 shtetas u pro ceduan pe nalisht pasi kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësit të Pol icisë, ndërsa një tjetër administrator subjekti për të njëjtat shkelje përveçse u pro cedua pe nalisht u ndë shkua edhe me masë administrative 1 milion lekë.

Pr otesta në Lungomare, Rama: Muzika deri në orën 23:00, kush do të kërcejë gjatë natës të… Read More »

Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit me çadrat personale shijojnë detin

Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Efektivë të Policisë largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak be zdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.

E megjithatë ky shq etësim ka zgjatur pak minuta, pasi më pas ato kanë pasur mundësinë që ta shijojnë detin pa pasur nevojën për të paguar shezlongët që është një tarifë e konsiderueshme.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqe tësim serioz, çka ka çuar edhe në kon flikte me vi ktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humb ën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqet ësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.

Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit me çadrat personale shijojnë detin Read More »

Behgjet Pacolli me pushime në Shqipëri: Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë

Shumë vizitorë, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, e cilësojnë bregdetin shqiptar një destinacion të preferuar për të kaluar pushimet e verës. Nuk janë të paktë personazhet e njohur që promovojnë bukuritë e vendit.

Një nga ata është edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Shqipëri.

Krahas një fotoje të publikuar në llogarinë e tij të “Facebook”, ai e krahason vendin tonë me Kroacinë, Spanjën dhe Maldivet.

“Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë”, shkruan Pacolli.

Behgjet Pacolli me pushime në Shqipëri: Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë Read More »

Të huajt pu shtojnë bregdetin shqiptar: Të mahnitur, Shqipëria ka një të ardhme të bukur!

Shqipëria e sidomos jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa moshatarëve francezë, të cilët kanë ardhur të shijojnë bregdetin e Dhërmiut. Në turin e tyre pas Malit të Zi, ishte planifikuar Shqipëria, vend që sipas tyre nuk e kishin vizituar kurrë më parë.

Të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tonë ata shprehen se, ky vend është i jashtëzakonshëm, por ç’ka më shumë i impresion është bujaria e shqiptarëve.
Kombinimi “det –mal, dhe ushqim me bollëk është tepër i veçantë shprehen disa prej tyre.

“Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por plotësisht të mahnitur themi, Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika!” Ky tur dhe kjo energji te ky grup moshe është mesazhi më i bukur që mund të marrim. Të eksplorosh dhe të shijosh nuk është pengesë mosha.

Të huajt pu shtojnë bregdetin shqiptar: Të mahnitur, Shqipëria ka një të ardhme të bukur! Read More »

Mendohuni mirë kur të shkoni me pushime në jug, një sufllaqe kushton 600 lekë

Nëse keni planifikuar pushime në jug, do duhet që të keni kuletën plot. Kjo sepse ajo që po na serviret në rrjetet sociale të personave që kanë drekuar apo darkuar në restorantet në jug, faturat janë shumë të kripura.

Një rast ekstrem nga vjen në Himarë, ku një sufllaqe kushton 600 lekë. Po, mos t’ju duket çudi. Për 2 sufllaqe, 1 pjatë patate të skuqura dhe 2 ujë , këta pushues kanë paguar 1590 lekë. Kuponi tatimor është prerë 25 korrik në orën 17:05.

Duket se ky sezon turistik do të shoqërohet jo vetëm me temperatura të larta, por edhe fatura të kripura./shqiperiaime

Mendohuni mirë kur të shkoni me pushime në jug, një sufllaqe kushton 600 lekë Read More »

‘Në rast se mb ytet një pushues, do të ndiqeni pe nalisht’/ Ministri Klosi bën paralajmërimin e fortë për bizneset

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka paralajmëruar sot të gjithë bizneset që nuk garantojnë roje bregdetare, se do të ndiqen pe nalisht në rast se mb ytet një pushues.

Këtë deklaratë Klosi e bëri gjatë vizitës ditën e sotme nga qyteti i Sarandës.

“Të mos ketë pandëshkueshmëri, dhe natyrisht të ketë menjërëherë reagim nga forcat e rendit”, u shpreh Klosi.

Ndërsa, lidhur me kufizimet për kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave ndaj Covid-19, ministri siguroi se nuk do të ketë vonesa në qarkullim.

“Jam takuar personalisht me ministrin e turizmit të Greqisë, dy herë. Greqia ishte nga të parat që e hapi kufirin me Shqipërinë për të lejuar pushuesit të vijnë në Shqipëri. Shpresoj që edhe situata e Korfuzit të zgjidhet shumë shpejt”, tha Klosi.

‘Në rast se mb ytet një pushues, do të ndiqeni pe nalisht’/ Ministri Klosi bën paralajmërimin e fortë për bizneset Read More »

Verë e ‘n xehtë’ në Dhërmi, 10 mijë lekë për dy kafe dhe një ujë

Si gjithmonë çdo vit Dhërmiu na befason me çmimet, të cilat janë më të kripura se ujërat e asaj zone.

Sapo filloi sezoni turistik çmimet kanë shkuar në stratosferë.

Pyeteni veten mirë nëse dëshironi që të pini kafen e mëngjesit dhe ta shoqëroni me një shishe ujë 0.5 L, pasi 2 makiato normale dhe një ujë kushtojnë 10 mijë lekë.

Fatura që shihni më poshtë është lëshuar para dy ditësh në një kafe në Dhërmi dhe ilustrohet më së miri situata alarmante e çmimeve.

Epo, përveç temperaturave përvëluese që janë prezente këto ditë, mesa duket kjo verë paska për të qenë “përvëluese” edhe për xhepin e qytetarëve.

Verë e ‘n xehtë’ në Dhërmi, 10 mijë lekë për dy kafe dhe një ujë Read More »

Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar, është një nga parajsat e fundit në Europë!

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.

Pasi rendit 10 vendet më të bukura, ai thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.

”Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës.

Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut.

Kemi qenë katër herë te agroturizmi “Mrizi i Zanave” gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit.

Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike. Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë.

Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër. Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai

Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar, është një nga parajsat e fundit në Europë! Read More »