Turizem

Turistja ruse ‘lla htariset’ nga meshkujt shqiptar: Këta e paskan mendjen vetëm për…

Një turiste ruse është befasuar nga dëshira e zj arrtë e meshkujve shqiptarë për s.ks.

Bukuroshja ka nd ezur imagjinatën e tyre përmes fotove të nxe hta që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka vizituar Shqipërinë me disa nga mikeshat e saj.

Ajo ka postuar foto dhe video të mrekullueshme nga Jugu i vendit, përkatësisht në Ksamil dhe Sarandë teksa i ka bërë një marketing të gjerë vendit tonë tek ndjekësit e huaj.

Në një prej fotove të saj në Instagram, një djalë shqiptar i ka replikuar: A je akoma në Shqipëri?! Do vij ta haj p****.

Turistja ruse ‘lla htariset’ nga meshkujt shqiptar: Këta e paskan mendjen vetëm për… Read More »

Plazhi i Vlorës plot me pushues si në gusht/ Pushuesi nga Serbia: Ia kam sugjeruar miqve Shqipërinë

10-ditëshi i fundit i shtatorit ka regjistruar një numër të lartë turistësh në plazhet e Vlorës, të ardhur nga Ukraina, Rusia, Serbia dhe Polonia Pavarësisht luhatjeve të temperaturave, turistët e huaj shprehen për Report Tv se vjeshta është periudha më e bukur për pushime.

Një turist i ardhur nga Serbia shprehet i mahnitur me Vlorën, vend të cilin e ka vizituar e sezonin e shkuar. Sipas tij gjithçka është shumë mirë këtu, duke filluar nga qetësia, ushqimet apo çmimet konkurruese. Ai pohon më tej se u sugjeron edhe miqve të tij Shqipërinë, por për shkak edhe të politikave ka nga ata që nuk vijnë.

“Jemi prej 7 ditësh këtu, nesër do të kthehemi në vendin tonë. Këtu moti është I mirë, deti i mrekullueshëm edhe pse ditët e fundit kishte dallgë të mëdha. Çmimet janë të njëjta si ato në Serbi, edhe pse në fakt do të prisja çmime më të larta. Vitin e kaluar kam qënë në Durrës. Çmimet këtë vit janë pak më larta se vitin e kaluar ndoshta edhe për shkak të inflacionit. Ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kishte pak më shumë pastërti”, thotë ai.

Ndërkohë që turistë të tjerë, kryesisht nga Evropa lindore shprehen të kënaqur me bukuritë natyrore, pritjen apo edhe ushqimin.

“Jam nga Rusia, këtu është një det i mrekullueshëm. Çmimet janë më të ulëta se në Mal të Zi, sepse po vijmë nga Budva. Nuk e di përse por Shqipëria nuk është shumë e famshme për turistët rus, por mendoj se do të jetë në të ardhmen. Shqipëria është një vend I mrekullueshëm dhe do të kthehem prapë, më pëlqen kultura, ushqimi i detit”, shprehet një turist nga Rusia.
“jam nga Ukraina, do të qëndroj për pesë ditë në Shqipëri. Më pëlqen deti dhe ushqimi, çmimet nuk janë të larta dhe njerëzit janë shumë të mirë”, shprehet një turiste nga Ukraine.

“Jam prej 6 ditësh këtu. Deti është shumë I bukur , hotelet po ashtu. Çmimet janë mesatarisht shtrenjtë, por kam vizituar vende edhe më të shtrenjta”, deklaron një tjetër turiste.

Plazhi i Vlorës plot me pushues si në gusht/ Pushuesi nga Serbia: Ia kam sugjeruar miqve Shqipërinë Read More »

Ivanka Trump viziton Shqipërinë, shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe Presidenti …

Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka zbuluar se këtë verë Shqipërinë e ka vizituar vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
PJESE NGA BISEDA

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem./Balkanweb

Ivanka Trump viziton Shqipërinë, shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe Presidenti … Read More »

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë ar më dhe ndihma për lu ftëtarët shqiptarë. Ky ma jor britanik ishte një aktor, që pas lu fte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.
Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër.
Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në lu ftë. Iu bashkua mi sioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kë rcënuar për je tën nga gjermanët.
Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ush tarake në Shqipëri dhe mori gra dën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe ofi cerë të tjerë britanik.
Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft de zertorë italianë, mes tyre edhe një gje neral, Infante. Ma jori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dik aturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u pers ekutuan nga ko munistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në lu ftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga mi sionet më të mëdha ush tarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rre zikua jeta nga nd jekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.
Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ba llin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me ar matime partizanët, ata asnjëherë nuk e pe nguan, përkundrazi e str ehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ba llin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.
Në fakt, pas lu fte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për lu ftën si dhe ka lënë gju rmë interesante në Shqipëri

English actor and director Anthony Quayle (1913 – 1989) as Verulus in ‘The Fall of the Roman Empire’, directed by Anthony Mann, 1964. (Photo by Silver Screen Collection/Hulton Archive/Getty Images)

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit Read More »

Sofra e Zotit ose Guri me Qiell

 

“Sofra e Zotit” ose “Guri me Qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.
Për nga mënyra e vendosjes, pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.
Asgjëkund syri, nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij, formën, mënyrën e vendosjes.
Larg çdo përfytyrimi, guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës, për një vend të ashpër malor, vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor. 

Sofra e Zotit ose Guri me Qiell Read More »

‘Vlora deri në Orikum këtë vit është një dashuri, pushim, xhiro, cmime sipas xhepi, plazhe dhe njerëz punëtor. Rradhima në veçanti nuk ka të sharë, ofron më të mirën pa abu zuar askush!! ‘

Nese qahemi nga turizmi vendas, personalisht, mund te qahem per pi sllekun e Drimadhes dhe zhulin e eres se qe lbur te plehrave ane e mbane te Dhermiut.
Ama, ka edhe vende si Vlora deri ne Orikum qe cmimet jane me se normale, te gjithe te sjellshem dhe ushqimi si ta duash.
Nuk po flas per cmimet e çadrave ne Dhermi apo Drimadhe pasi eshte pune qefi, edhe pse per zhulin, rruget tere pluhur dhe ple hrat rrugeve, vec 1 dite mund te rezistosh ne ato fshatra tangerlliku injorantesh, qe dikur ishin perla sot, vec elitar nuk mund te quhen.
Gjithesesi, latinet thone: degustibus non desputandum est. Kush do tangerllik le ta paguaje, kush do e pelqen te tjera salltanete ka per te gjitha llojet.
Ama, askush te mos ankohet se shtrenjte apo lire, pasi ne amullin e nje shteti te paafte ne politikat turistike, nje bravo i shkon te gjithe atyre qe punojne ndershmerisht dhe me perulje. Te tilla plazhe e sherbime gjen nga Veriu ne Jug, mjafton te dime te qeshim edhe ne te paret. Vlora deri me Orikum kete vit eshte nje dashuri, pushim, xhiro, cmime sipas xhepi, plazhe dhe njerez punetor.
Rradhima ne veçanti nuk ka te share, ofton me te miren pa abuzuar askush!!
(Eksperienca eshte teresisht personale).
Enida N.Bozheku

‘Vlora deri në Orikum këtë vit është një dashuri, pushim, xhiro, cmime sipas xhepi, plazhe dhe njerëz punëtor. Rradhima në veçanti nuk ka të sharë, ofron më të mirën pa abu zuar askush!! ‘ Read More »

Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës

Nga e mbrëmja e së mërkurës deri të premten anijet dhe jahtet turistikë kujdes me daljet në det, paralajmëron Kapiteneria në Sarandë.

“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, paralajmëron Kapiteneria në Sarandë.

Ky paralajmërim i Kapitenerisë Sarandë në drejtim të varkave turistike vjen pas parashikimeve se që nga mbrëmja e së mërkurës deri të premten valëzimi, kryesisht në orët e pasditeve, do të jetë deri në 5 ballë.

Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës Read More »

Plazhet e pastra, deti i kaltër, mirësjellja dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë shumë pushues

Plazhet e pastra, deti i kaltër dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë pushues të huaj.

Përgjatë vijës bregdetare dhe pikërisht në Lungomare 2 shihen turistë jo vetëm nga vendet fqinje të Ballkanit por edhe Europa. Ata në prononcimet e tyre për Top Channel tregojnë përshtypjet e para. Natasha dhe Ana kanë udhëtuar nga Beogradi për të pushuar në brigjet e jonit.

“Më pëlqen plazhi dhe është shumë bukur.,dhe shumë natyrshëm, pastër dhe njërëz mikëpritës”, shprehet Natasha nga Serbia.

“Më pëlqen këtu pasi uji është i mrekullueshëm dhe plazh i pastër”, thotë Ona nga Serbia.

Ndërsa Elisabeta ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.
“Është e para herë dhe eksperienca e saj është pozitive, plazhi më pëlqen se bashkohet deti Jon, po ashtu njerëzit janë të sjellshëm dhe te dashur”.

Sikurse edhe vitet e shkuara në Vlorë nuk mungojnë edhe turistët çek.
“Është e para herë qe ndodhen në Shqipëri ,i pëlqen plazhi, deti por dhe folklori shqiptar”.

Plazhet e pastra, deti i kaltër, mirësjellja dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë shumë pushues Read More »