Në ujërat e detit Jon janë shfaqur ditën e sotme delfinët të cilët kanë dhuruar “spaktakël” për qytetarët që shëtisnin në Karaburun.
Pamjet mahnitëse janë kapur nga kalimtarët, teksa famija e delfinëve notojnë dhe kërcejnë mbi ujë, ndërsa rrezet e diellit shkëlqejnë mbi ujin e kristaltë.
Delfinët janë duke u shfaqur gjithmonë edhe me shpesh në gjirin e Vlorës.
Porti i ri i jahteve në Vlorë tashmë njihet si zhvillimi më i bujshëm i turizmit elitar në Shqipëri dhe kushdo pret me interes zbatimin e projektit.
Marina Vlorë në qytetin bregdetar është marrë përsipër nga kompania Brunes, për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë lokale dhe më gjerë.
Projekti ambicioz kurorëzon përpjekjet për ta bërë vendin pjesë të destinacioneve më të famshme turistike dhe misioni nisi me konceptimin nga ana e kompanive të specializuara ndërkombëtare.
Marina Projects Ltd është kompania angleze që realizoi dizajnin e portit të ri turistik.
Ekspertët e saj kanë hartuar masterplanin që shërbeu si bazë e mëvonshme e të gjithë projektit.
Anglezët e Marina Projects njohin shumë mirë këtë industri dhe kanë bashkëpunuar prej 20 vitesh në projekte të suksesshme në të gjithë botën.
Së fundmi ata janë familjarizuar me detin Adriatik, me anë të projektimit të dy marinave në Malin e Zi.
Marina Vlorë ka nisur udhëtimin për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri, me një investim prej 26 milionë euro.
Infrastruktura e portit ekzistues do të përshtatet dhe zgjerohet për të krijuar kushtet e ankorimit të mjeteve turistike.
Gjithashtu do të ngrihen diga mbrojtëse dhe pontile pluskuese. Gjatë fazës së punimeve pritet të punësohen deri në 500 persona, në disa profile inxhinierike dhe shërbime mbështetëse nga më të ndryshmet.
Shëtitorja “Lungomare” që do të vazhdojë nga porti aktual, në drejtim të pyllit të Sodës, përfshin hapësira të konsiderueshme publike dhe zona të gjelbra, të cilat plotësohen me shërbimet që Marina Vlorë do të ketë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Ekonomia e Vlorës do të përfitojë rreth 4,3 milionë euro në vit nga të ardhurat prej portit të ri turistik kur të jetë plotësisht funksional.
Aktivitetet kulturore dhe sportive që do të zhvillohen në ambientet e Marinës Vlorë do të mirëpresin banorët e qytetit dhe turistët.
Të gjithë elementët premtojnë cilësi superiore në çdo moment që njerëzit do të kalojnë pranë kësaj marine./noa.al
Vlora ka ‘nisur’ plazhin. Sot ishte një ditë e bukur dhe e ngrohtë.
Mjaft qytetarë vlonjatë kanë marrë rreze dielli e janëu kredhur në det, duke e kaluar kështu ndryshe ditën e parë të vitit 2022.
Tashmë është kthyer në një ritual çdo fillim viti që disa qytetarë zhyten në mënyrë që t’u shkojë gjithë viti mbarë.
Temperaturat e ngrohta duket se do të zgjasin përgjatë gjithë javës ashtu siç kane parashikuar meteorologët veçanërisht në këtë fundjavë, parashikohet të shkojnë deri në 18 gradë celsius, një mundësi e shkëlqyer për të planifikuar kohën buzë detit.
Laguna e Orikumit është një nga pasuritë më të mëdha dhe me vlera të larta natyrore por dhe një destinacion për turistët vendas dhe të huaj. Laguna e Orikumit e shtrirë rrëzë maleve shpalosë ngjyrat e shumëllojshme të një peizazhi fantastik natyror.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë ka publikuar një fotoalbum nga Laguna e Orikumit. Jo shumë larg qytetit të Vlorës, gjendet një lagunë e vogël e Orikumit, me vlera të larta natyrore, e ndodhur edhe rrëze Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Karaburunit.
Sipërfaqja ujore e kësaj lagune është 1.5 km2. Në periferi dhe nën ujërat e lagunës gjenden gërmadhat e qytetit të vjetër të Orikumit, duke rritur kombinimin e vlerave natyrore me ato historike. Kjo lagunë veç vlerave historike është e pasur dhe me specie të ndryshme të florës e faunës. Laguna e Orikumit është e lidhur me detin nëpërmjet një kanali komunikimi.
Rezerva e madhe e peshkut (kryesisht ngjala dhe koce) rrit mundësinë për ushqim për karabullakët, çafkat e mëdha të bardha dhe çafkat e përhime. Prezenca e shpendëve të lagunës dhe të kallamishteve, e rendit lagunën si një Zonë IBA (Important Bird Area- Zonë e rëndësishme për shpendët).
Sipas rishikimit të ri të Zonave të Mbrojtura, laguna do të jetë pjesë e Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, gjë e cila i jep asaj një status mbrojtje më të madh dhe nxit detyrën tonë për të siguruar menaxhimin e qëndrueshëm të saj.
🌊☀️❤️Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së #Shqipërisë2030🇦🇱
Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.
Një prej tyre ishte mungesa e stafeve të kualifikuar.
Ekspertë turizmi dhe përfaqësues të disa biznese u shprehën të shqetësuar nga mungesa e interesit të shqiptarëve për të punuar gjatë sezonit veror, e sipas tyre, problem nuk është aspak pagesa.
“Një kamarier në një restorant të mirë në Dhërmi, vetëm bakshish mund të bëjë 6-8 milion lekë në fund të sezonit”, tha Ismail Hoxha.
Po ashtu, ai shtoi se pronarët e bizneseve kanë gjithnjë probleme me punësimin e sanitareve, pasi këto të fundit largohen nga puna nëse nuk bien dakord për pagesat e dëshiruara.
Laguna ndodhet në brigjet e Gjirit të Vlorës dhe Detit Adriatik. Sipërfaqja ujore e kësaj lagune është 1.5 km2. Në periferi dhe nën ujërat e lagunës gjenden gërmadhat e qytetit të vjetër të Orikumit.
Kjo lagunë veç vlerave historike është e pasur dhe me specie të ndryshme të florës e faunës. Laguna e Orikumit është në një zonë përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Gjiri është shumë i përshtatshëm për zogjtë migrues.
Rezerva e madhe e peshkut rrit mundësinë për Karabullakët, Çafkat e mëdha të bardha dhe Çafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut në lagunë nuk janë shumë të shf rytëzueshme.
Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.
Poshtë shtratit të ngjelmët të lagunës, ndodhet mi steri i pa zbuluar i një qytetërimi të hershëm, Oriku.
Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që e ndanë nga laguna e vogël nga gjiri (Pasha-Liman).
Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme.
Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në vërshimin e turistësh të shumtë vendës dhe të huaj, që vijnë dhe e vizitojnë atë.
Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara.
Ende një pjesë e tij, mbase më intriguesja, nuk është zbuluar akoma apo mbahet peng nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.
Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman tek Gjiri i Bristanit duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit.
E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.
Edhe laguna zë pjesën e vetë në aktivitet turistike dhe mjedisore të kësaj zone të pasur me vepra arkeologjike që dëshmojnë historinë e saj. Misteri nuk është zbuluar akoma i gjithi, nuk dihet çfarë ka nën shtratin e Lagunës?!… / KultPlus.com
“Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”.
Rreth 20 kilometra nga qyteti i Vlorës, Tragjasi i ri qëndron në këmbët e Tragjasit të vjetër. I riu ngre krye me banesat e reja shumëkatëshe, ku jetojnë mëse 1300 banorë, ndërsa më tej mijëra sy të gurtë ku s’jeton askush derdhen në horizont. Tragjasi ka një histori shekullore që shtrihet, sipas studiuesve, që prej shekujve 4-7 para Krishtit. Disa herë është djegur që nga koha e Sulltan Bajazitit, është ma sakruar, por nuk është shuar. Këto gërmadha të mbetura mbajnë brenda shekuj histori, mbajnë peshën e rë ndë të moteve të shkuar. Banorët nisën të zbrisnin ngadalë, vit pas viti, shekull pas shekulli, nga ky fshat, shënjestër e su lmeve të shumta të okupatorëve, që nuk rreshtën edhe në L uftën e Dytë Botërore, kur Tragjasi u d ogj nga gjermanët. Sot këtu gurët flasin e tregojnë me rrudhat e gdhendura mbi trupin e tyre nga shekuj histori.
Sot pamja që ofron Tragjasi i vjetër është impresionuese; nga shtëpitë mund të kuptosh pozitën e lartë që kanë pasur banorët e tij, ndërsa “varri i çifutit”, siç e njohin banorët e që gjendet diku në një pjesë të fshatit, e bën edhe më mistike e mi sterioze historinë e këtushme. I sigurt është fakti se ky fshat mund të kthehet në një burim të jashtëzakonshëm turistik, një muze në natyrë, një natyrë muze, që flet me shtëpitë e çdo gur të tij.
Nuk do të duhej shumë investim, por do të duhej imagjinatë e dëshirë për t’i dhuruar turistëve një perlë të tillë identitare, një vend ku ke ç’të shohësh e mësosh, pas çdo kthine e çdo rrugice, sot të vetmuar.
“Një dorë e vogël, një ndihmë e vogël e një fuqie të madhe, do të bënte mrekullinë. Mendoj se do të ishte një nga vendet më të vizituara”, thotë Lame Troqe, banor i zonës.
Jo larg nga fshati i vjetër, e as nga ai i riu, ngrihet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Ai mendohet se ka qenë një nga luftëtarët e Skënderbeut, që më pas u kthye në këtë vend për të ngritur këtë fortesë, që daton sipas disa studiuesve që në shekullin e 14. E megjithatë, në kala e kemi të pamundur të shkojmë, pasi e vetmja rrugë është e rrethuar brenda një prone private, ndaj çdo tentativë tjetër është e pamundur mes pemishteve, ferrave e gjelbërimit të hazdisur. Në Shqipëri ndodh edhe kështu, të detyrohesh të shohësh një vlerë të tillë veç nga larg, ose veç përmes fotografive.
19 kilometra na ndajnë nga një tjetër fshat historik, që emrin e mban që prej të paktën shekullit të tretë para Krishtit, Dukatit. Në krye të tij, në pjesën e vjetër, ngrihet shtëpia e një prej krerëve më të njohur të kryengritjeve antiosmane të viteve 1847, Dervish Ali Dukatit. Kulla, monument kulture, që më shumë i përngjan një kalaje të vogël, në masën më të madhe ka rënë mbi vete, e kjo sepse edhe fondet që janë kërkuar nga Zyra Rajonale e Monumenteve të Kulturës duket se kanë fjetur sirtarëve, e kurrë nuk janë miratuar.
“Ky objekt me të cilin duhet të mburret krahina, është krenari e krahinës, por ka mbetur kështu siç është. Ka nevojë për investime, rregullime, mirëmbajtje dhe për fonde”, tha Sokrat Gjikoka.
Në kullat mbrojtëse, ato të vrojtimit, odat dhe gjithë ambientet e tjera, vërehen dëmtimet e shumta të ndërtesës, që dikur në kohën e diktaturës ka qenë muze, ndërsa sot është kthyer në një rrënojë.
Jo larg ngrihet edhe shtëpia e një tjetër figure të madhe, Pilo Andon Gjikokës, luf tëtar i shumë be tejave, i internuar e masakruar nga osmanët tek italianët. Edhe këtu gjithçka është shka tërruar.
Në Dukat Fushë kalojmë edhe nga ujësjellësi i Ferrunit, i ndërtuar në vitin 1888 nga mjeshtrat vendas, e që sot duket i dënuar me shembje për shkak të d egradimit të tij. Diku më tej, edhe Kisha e Marmiroit, një tjetër monument kulture i shekullit të 12. Dikur në vitet 1970, Instituti i Monumenteve të Kulturës, nën kujdesin e profesor Aleksandër Meksit, e ngriti nga gërmadhat duke e kthyer thuajse në gjendjen fillestare, ndërsa sot fati po shkon drejt rikthimit të saj ashtu siç u zbulua, në shesh.
Laguna e Orikut të drejton për nga qyteti antik, pjesa më e madhe e të cilit gjendet brenda territorit të bazës së Pashalimanit. Oriku, që mendohet se është themeluar në shekullin e 6 para Krishtit shtrihet përreth kodrës së Paleokastrës.
Përtej zbulimeve, që këtu ende vazhdojnë, e për të cilat Zyra Rajonale e Vlorës dhe Instituti Arkeologjik kanë dhënë kontributin e tyre, pro blemi më i madh duket mungesa e një mbështetjeje të denjë, e mbi të gjitha fondet që do t’i jepnin më shumë hijeshi e mundësi gërmimesh të reja.
“Është ‘i mbyllur’, sepse në fakt është i hapur, por s’pret njeri. Pa vënë dorë nga institucionet përkatëse dhe vështirë për t’u parë, për të gjetur rrugët për të identifikuar monumentet një e nga një, siç i ka parku”, shprehet Eduard Demo, kryetar i shoqatës “Oriku”.
Vlera të mëdha, që shqiptarët nuk kanë ditur kurrë t’i nxjerrin e promovojnë mjaftueshëm.
Në Orik, mbi të gjitha duhet të bëhesh gati edhe për një betejë, vës htirë të përballueshme, me mushkonjat, duhet të jesh me fat të kalosh pa ndonjë virus nga pic kimet e shumta, që vijnë nga laguna ku shtrihet sot edhe një pjesë e mbytur e qytetit antik.
Do të duheshin ditë të tëra të rreshtoje monumentet e kësaj zone, e mbi të gjitha vlerat historike e kulturore që ajo ka, e ku gjithçka bie ndesh me harresën, indiferentizmin, mungesën e investimeve disavjeçare, që kanë qenë veç grimca e asgjë më shumë.
“Ky është një rrugëtim për të sjellë në vëmendje vlerat kulturore e historike të këtyre zonave, këto pasuri të ralla, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet për të shkundur harresën e apatinë”.