Turizem

Kanionet e Nivicës, pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë

Kanionet e Nivicës janë një tjetër pasuri natyrore dhe destinacion turistik në vendin tonë.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi publikoi sot disa foto nga këto kanione, ndërsa nënvizoi se janë një mrekulli që duhet me patjetër të vizitohen nga turistët vendas e të huaj.

“Kanionet e Nivicës janë një mrekulli natyrore, dhe ndër kanionet më të bukura që kemi. Ato fillojnë në krye të fshatit Nivicë dhe kanë një gjatësi të përgjithshme rreth 7 km. Kanionet zgjerohen në drejtim të fshatit Lekdush, poshtë tij. Pjesa më e ngushtë e kanioneve shtrihet poshtë fshatit Nivicë me një gjatësi rreth 3 km. Gjerësia e kanioneve varjon nga 2-3 m në fillimet e tyre dhe vijnë duke u zgjeruar përgjatë rrjedhës me një gjerësi që shkon rreth 1000 metër. Rrjedha e ujit ka krijuar vas/atshka uji, ujëvara e shpella interesante si psh : shpella me qiell”,- thekson Çuçi.

Kanionet ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë të Tepelenës. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Tepelenë, Progonat, Nivicë ose dhe nga bregdeti, duke u futur nga Lumi i Vlorës, Himara apo Borshi.

Kanionet e Nivicës janë një pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë. Adhuruesit e natyrës dhe aventurës, përveç bukurive që ofron bregdeti, mund të bëjnë edhe shëtitje malore në lartësitë e Nivicës, ku gjendet kanioni. Ky vend është një distancë jo e largët dhe gjendet vetëm pak kilometra nga deti, në një natyrë të mrekullueshme.

Kohët e fundit turistët aventurierë të sporteve malore dhe ujore kanë filluar t’i vizitojnë këto kanione dhe t’i prezantojnë ato në botën turistike nëpërmjet fotove e videove që realizojnë në to.

Kanionet e Nivicës, pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë Read More »

“Pusho shqip”/ Plazhi i Gjipesë, margaritari i fshehur i Jonit

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë, është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur.

I cilësuar si një nga “margaritarët e fshehur” të Shqipërisë, vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti publikoi sot pamje nga ky plazh, i cili është gati të mirëpresë shumë turistë këtë verë.

Plazhi i Gjipesë i njohur ndryshe edhe si kanioni i Gjipesë, nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.

Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.

Gjipea është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti./atsh

“Pusho shqip”/ Plazhi i Gjipesë, margaritari i fshehur i Jonit Read More »

Plazhi i Krorëzës, një nga xhevahirët e Rivierës shqiptare

Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahirët e shumtë e Rivierës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga ky plazh i mrekullueshëm, si ftesë për turistët të huaj dhe pushuesit vendas gjatë këtij sezoni turistik.

Plazhi i Krorëzës, i cili përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël, ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës (në veri të tij) dhe Gjirit të Kakomesë (që e ka në jug të tij).

Plazhi i Krorëzës është një plazh i virgjër, dhe e vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar nga toka ose nga deti (me varkë).

Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit, para se të shkoni në Sarandë nga rruga e Bregut./atsh

Plazhi i Krorëzës, një nga xhevahirët e Rivierës shqiptare Read More »

Miq! Ejani në Vlorë për pushime aktive e relaksuese!Vlora është perlë!

Miq!

Ejani ne Vlore per pushime aktive e relaksuese. Deti mrekullueshem, vizite me anije ne Karaburun e Sazan, ne Ishullin e Manastirit ne Zvernec, ne Llogora, ne Kalane e Kanines, ne Orikum. Muzeu Pavaresise, Historik dhe ai Etnografik, shetitje ne mbremjet e magjishme ne Lungomare. Vizitoni qendren historike te restauruar te Vlores, rrugen J. Goddard, dhe ne Kuzumbaba. Ekspozitea pikture. Shijoni kulinarine tradicionale vlonjate. Peshkun, mishin e laberise, veren me fame, etj. Do mbeteni shume te kenaqur. Vlora eshte perle. Ejani…
Gezim Tushi

Miq! Ejani në Vlorë për pushime aktive e relaksuese!Vlora është perlë! Read More »

Rëra e bardhë dhe deti kristal/ Ksamili, destinacioni i kësaj vere

Rëra e bardhë dhe deti kristal në Ksamil, tërheq çdo vit turistët vendas e të huaj për të kaluar pushimet verore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Ksamili, duke ftuar turistët të vizitojnë këtë parajsë të vendit tonë.

“Mirëmëngjes dhe me freskinë e kaltër të Ksamilit, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.

I ndodhur 12 km larg Sarandës Ksamili ofron një pamjej mbresëlënëse me ishujt e vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur.

Turizmi në plazhet e Ksamilit po rritet çdo vit. Tërheqja kryesore e Ksamilit është e përfaqësuar nga plazhet e tij të kristalta për mijëra turistë që duan të gëzojnë detin e bukur, një tipar pothuajse i të gjitha plazheve në Shqipëri, ku rëra është e mirë dhe e pastër, ndërsa deti ofron një pamje të plotë të jetës marine me qartësinë e tij./atsh

Rëra e bardhë dhe deti kristal/ Ksamili, destinacioni i kësaj vere Read More »

Pishë Poro, plazhe ranore ende për t’u zbuluar

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pishë Poro në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta.

Duke ftuar turistët të vizitojnë bregdetin e Pishë Poros, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi u shpreh se “kjo është një nga zgjedhjet e shkëlqyera për të kaluar fundjavën”.

“Jam i bindur që do të dëshironi të riktheheni për natyrën e mrekullueshme, rërën kurative dhe mundësitë e shumta për ushtrimin e sporteve në ujë”, tha ai.

Vija bregdetare ranore e Pishë Poros në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

Pishë Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.

Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat).

Pishë Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët. /atsh

Pishë Poro, plazhe ranore ende për t’u zbuluar Read More »

‘Vizito Shqipërinë’/ Amantia, qyteti ilir ende i pazbuluar nga turistët

Qyteti ilir i Amantias, në Vlorë, me parkun e tij arkeologjik, dëshmi e historisë së vjetër dhe gatimet tradicionale të zonës, është shndërruar në një atraksion të përhershëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Në vijim të promovimit të destinacioneve turistike në vend, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati

“Jetojmë mbi shpatet e lashtësisë sonë. Ilirët amantë ndërtuan këtë qytet të mahnitshëm mbi luginën e Lumit të Vlorës në shek. V PK. Ata jetuan dhe zotëruan mbi 1000 vite këtu, si dëshmi gjenetike e një qytetërimi antik europian. Sot ne rrojmë krenarë mbi supet e tyre”, tha Bushati.

Ndërsa fton shqiptarët që të zbulojnë vendin e tyre, Bushati u shpreh se “Amantia është një nga qytetet, sigurisht më të vjetër të kohës, por që me rrënojat e saj ka ardhur deri në ditët tona me të njëjtën madhështi”.

“Ky qytet ilir me parkun e tij arkeologjik është dëshmi e historisë së vjetër të bregdetit të Jonit, por edhe asaj kulturore kombëtare. Ajo qëndron e hijshme mbi një kodër e fortifikuar me mure, të cilët shfaqen akoma hijerëndë rreth 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës”, tha ai.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Për më tepër ka ende gjurmë arkitekturore, që dëshmojnë si aspektin kulturor ashtu edhe një rol të rëndësishëm ushtarak dhe politik, që i jepte një rol dominant në rajon.

Bushati tha se “ajo që e bën vërtet unik këtë park, është fakti se ende është i pazbuluar nga turistët”.

“Kjo simbiozë e të shkuarës dhe natyrës të jep mundësinë të kalosh një ditë në disa nga rrënojat më interesante të Shqipërisë, të pozicionuara në një natyrë fantastike me kodra të gjelbërta përreth, pa u shqetësuar nga ndërtimet moderne apo dhe marketingu i kujtdo tipi”, tha ai.

Parku gjendet duke ndjekur rrugën Perlat Rexhepi që ndodhet pranë Sheshit të Flamurit, dhe distanca nga Vlora është rreth 1 orë e gjysëm.

Ndër mundësitë interesante dhe atraktive, që parku arkeologjik i Amantias ofron janë edhe monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristiane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor etj./atsh

‘Vizito Shqipërinë’/ Amantia, qyteti ilir ende i pazbuluar nga turistët Read More »

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli

Sejmen Gjokoli

KA PLAZH POR, KA DHE ORIK…
Natyra i ka të gjitha, ka edhe diellin po ka edhe shiun.
Dhe, kuptohet, kur je në plazh e bie shi të duhet edhe të mërzitesh e shqetësohesh…
Por kjo nuk duhet të ndodhë kur je në Vlorë.
Se, vërtet Vlora ka plazhe të bukura por ka edhe Parqe Arkeologjike e Monumente kulture të mrekullueshme të cilat janë të favorshme për tu vizituar, sidomos në ditë të tilla.
Si po ndodh edhe sot në Parkun e Orikut ku pushues të shumtë, në pa mundësi për t’ju drejtuar detit, i janë drejtuar Parkut për ta vizituar.
Unë erdha me Sadikun, për shumë vite me radhë një nga punonjësit emblemë të këtij Parku, ndërkohë që na mrekulloi prezenca e mjaft vizitorëve, vendas por edhe të huaj.
Takuam Hysen Habilin, punonjësin aktual të parkut, dhe e uruam për një mbarëvajtje sa më të mirë edhe në këtë vit të vështirë shëndetësor i cili jo pak i ka penalizuar sitet dhe asetet e shumta të trashëgimisë kulturore.
E rëndësishme që Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë është përherë e gatshme të pres e përcjellë vizitorë dhe admirues të pasurive të trashëgimisë kulturore.

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com