“VATRA E DIJES”, NË ORIK & “BOJO” RESORT TURISTIK…
Janë nxënës të shkollës jo publike “ Vatra e Dijes” dhe kanë zgjedhur ditën e sotme, 1 Qershorin, për të vizituar Parkun e Orikut në Vlorë.
Të organizuar hijshëm, tamam për një eskursion shumëplanësh, në gjurmët e historisë tonë të antikitetit por edhe të mjediseve të reja turistike, nxënësit kryeqytetas u njohën me historinë e Orikut por edhe shijuan bukuritë e rivierës shqiptare.
Një ndalesë në Resortin Turistik “ Bojo”, një vlerë e shtuar në vizitën e nxënësve të “ Vatrës…” të cilët, si simbolikë, zgjodhën 1 Qershorin për ti prekur këto bukuri, sa historike po aq edhe turistike.
Të gjitha të lidhura me trashëgiminë tonë kulturore e natyrore.
Faleminderit drejtuesve dhe stafit të shkollës “ Vatra e Dijes” që për Festën e 1 Qershorit zgjodhët Parkun Arkeologjik të Orikut dhe resurset turistike të Vlorës për të festuar!
Drkk – Vlorë, gjithëmonë e hapur dhe mikpritëse për vizitorë !
Në brigjet e Vlorës, pranë Ujit të Ftohtë, është një vend që quhet Jonufër. Sigurisht njerëzit e kanë konceptuar që vjen nga Joni, nga emri Jon. Por, nëse gërmohet pak më thellë dhe po të marrim dokumentet e shekullit XVI-XVII, aty ka qenë piktori i madh Onufri nga Berati, ishte dhe kisha e Onufrit, në rrëzë të shkëmbinjve. Aty ku është ndërtuar monumeti i Aksionistes, ka qenë kisha e tij. Sot në të ndodhen vetëm rrënojat, ndërsa po të gërmohet, mund të zbulohen themelet. Atje Onufri punonte ikona për 40 shtete të Evropës. Ai kishte 9 ndihmës.
Shumë interesante për këtë janë dokumentet e Vatikanit, që japin kronikën se Peshkopi i Durrësit iu lut piktorit Onufër që të bëhej kryeprifti i gjithë kishave të Himarës. Pra, nga Vlora deri në Sarandë. Dhe në dokumentet e Vatikanit është betimi i tij dhe pagëzimi prej peshkopit të Durrësit në detyrën e kryepriftit. Madje, po të shohim të gjitha pikturat murale që janë bërë në zonën e kishave të Himarës, është dora e Onufrit dhe ndihmësve të tij. Kjo është një pasuri e madhe kulturore. Tek ne kjo nuk shfrytëzohet, sepse duhet të ketë ciceron që të shpjegojë për vizitorët. Dhe nga ana tjetër, një rol të madh këtu duhet të luajnë institutet e monumenteve.
Vlora ka qendrën e institutit të monumenteve për gjithë Jugun e Shqipërisë.
“E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike”, – deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari bashkisë së Kavajës, Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit, Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.
Klosi tha se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.
Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i Turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet veçse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.
Shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë pasi hyn në një zonë të rrezikshme. Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës, të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2 nën drejtimin e specialistit të sigurisë.
Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking (ngjitje në mal) kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.Punonjësit e kompanisë Gener 2 u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.
Ne qendren e Veriut te Shqiperise, aty mes cdo mrekullie qe e karakterizon Veriun, gjendet Puka ime! Nje vend i bukur, qe ka prej dhurate nga Zoti te gërshetuara liqenin e Komanit dhe Fjerzes, bjeshkët e Pukes, ujin e pastër nga kroi, kishat e vjetra katolike, Shpellën enigmatike te Kaurit dhe Shqelit, malet e krekosura dhe pyjet e dendur qe kane furnizuar gjysmën e Shqiperise… Me lini t’ju tregoj qe toka ne shume zona te Pukes, eshte e arte. Ne thellësi eshte e pasur me minerale, krom, azbest, bakër, kauline madje edhe ar, kurse mbi te rriten pyjet e bredhit, pishës, ahut qe kane ndertuar me drru shtëpitë dhe mobiljet shqiptare. Dua t’ju tregoj sa vend i pastër eshte, përveç ujit te pasur qe buron nga kroi, aq i ftohte dhe i lehte saqë mund te pish edhe 2 litra edhe s’do ta vesh re, toka rrit bime kuruese, e fruta mali qe ne qytetet e mëdha une gjej, vec esencat e tyre. Do ju këshilloja te vini, te merrni fryme lirisht, per ta lene smogun, pluhurat dhe pisllëkun kanceroz per ca dite menjane, per tu arratisur nga monotonia e teknologjisë dhe kafeneve alla turke. Ka kaq shume vende te bukura si Bjeshkët e Terbunit,Dardha, Pezhva, Bjeshkët e Krrabit, Shpella e Murgjve pranë Komanit, si edhe shume fshatra turistike te panjohur, qe ndoshta ju si njihni, ca as une jo, e ju bashke me mua nuk keni asnjë faj sepse ka munguar infrastruktura, investimet dhe promovimi. Ne shekullin e 21 ku gjithçka postohet ne median sociale sa prej jush kane pare, e dëgjuar per bukurite e Pukes? Madje, edhe nje kërkim te besh ne google, tek tuk gjen ndonjë informacion, sepse per Wikipedian s’po flas fare me mire… Sa projekte turistike janë zhvilluar? Kush ka investuar valle dhe per çfarë? A do hapet ne Puke ndonjë sezon turistik per ski, per camping, per hiking, alpinizëm per te gjithë këto sportet “moderne” qe vdesim ti zhvillojmë jashtë vendit por ne Shqiperine tone jo? Puka ime eshte e pozicionuar mes maleve, por prej nesh po humbet mes atyre maleve … Ekziston nje hendek i madh mes asaj cka eshte bere per Puken dhe asaj qe duhej bere, dhe ky ngërç ka sjelle dëme ekonomike, rreth 32% te popullsisë eshte e papune, shume banore po i/emigrojnë, por ka edhe disa banore trima qe nuk i tremben varfërisë, e as politikes shurdhe e cila nuk i dëgjoi hallet e popullit qe i dha pushtetin, qe qendrojne ende aty. Puka eshte vendi im, nje vend i cili ka ruajtur kulturën, doket, vallet dhe këngët e saj, ejani te shkojmë ne Puke, te hamë ne sofrat e vjetra, te njohim pak nga kultura e nje zone Shqiptare, te jetojmë nje dite si shqiptare te cilët nuk janë pseudoevropianizuar duke harruar, e here-here përbuzur elementet kombetare… se as Evropa nuk e do nje popull qe s’e di çfarë elementesh unifikues ka qe e bëjnë ate te emërtohet si i tille. Ju garantoj se do uleni ne sofër me burra trima dhe gra zonja, qe bujarinë dhe besnikerine e kane karakteristike, “Ca tkete shpia eshte krejt edhe per mikun!”, Me aq pasuri qe natyra, Zoti ja ka fal, Puka sot duhet te ishte nje vend me mirëqenie te larte… e jo sikurse ndodh, qe fatkeqësisht po e them me keqardhje, nje prej vendeve me te varfra shqiptare… sepse u la pas dore, sepse eshte e fshehur ne veriun shqiptar mes maleve, sepse nuk janë administruar fondet ne te mire te vendit, sepse nuk ka patur politika zhvillimore, e as plane te reja ndërtimi, infrastrukture, turizmi … mjere Puka ime e bukur, se faji ne Shqiperi do mbese jetim perhere! Por shpresoj qe kjo perde e zymte qe i venit këto bukuri, do te nise te largohet per ti dhene ngjyrat e mungura. Neser le mos ti rendemi fajit nga pas, se kujt tja leme e ku ta gjejmë fajtorin, por te punojmë me zemer mbi te gjitha per ta vene ne shërbim cdo diplome, kualifikim, aftësi, deshire dhe ëndërr, per ta pare vendin tone, Puken lozonjare qe qëndron mes qendrës se Veriut Shqiptar, gjithe krenari duke jehuar jete! nga Greta. P .Topjana
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) po kryen punime në nënstacionet e Himarës dhe Palasës në jug të vendit, për të rritur gatishmërinë dhe garantuar furnizimin normal me energji elektrike të konsumatorëve në prag të sezonit veror.
Në një postim në “Facebook”, OSHEE njofton se strukturat e Njësisë TL (Tensioni i Lartë) Rajoni Jugperëndimor, janë angazhuar për të kaluar në “sitë” rrjetin kryesor të furnizimit me energji elektrike, duke ndërhyrë në nënstacione dhe linjën 35 kV.
Në këtë kuadër, janë sistemuar disa pajisje të NST Palasë (Dhërmi), që lidhet përmes linjës 35 kV ajrore + kabllore, nga nënstacioni Himara e re Mobile – Himara e Vjetër – Palasë.
Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike prek zonat: Himarë, Livadh, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Palasë, Qeparo, Kudhës, Pilur dhe Potam, citon njoftimi i OSHEE-së. /e.xh//r.e/ATSH</
Mes 19 qyteteve më të mira të Europës është përfshirë edhe kryeqyteti shqiptar.
Pas disa medieve botërore, edhe prestigjiozja “Business Insider” sugjeron Tiranën si destinacion për pushimet e kësaj vere.
Shqipëria renditet mes shteteve si Kroacia, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Greqia, Italia, Franca etj.
Neil Cartwright, ekspert turizmi për faqen “Kayak” shprehet se “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura nga vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata”.
“Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qendër interesante politike”, – shprehet ai më tej.
Eksperti shprehet se “… është një qytet i mbushur me ngjyra dhe shumë interesant për të bërë foto që t’i postoni në rrjetet sociale”. /a.g/ ATSH
Plazhet që janë vlerësuar me notën “dobët” janë 12 të tilla, nga 102 plazhe gjithsej. Në faqen e internetit të agjensisë europiane, është paraqitur edhe një hartë, që mund ta shihni më poshtë, nga ku gjithsesi është e vështirë të kuptohen plazhet ekzakte që janë vlerësuar me notën “dobët”.
Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura të vlerësuara “dobët”, me blu janë plazhet e vlerësuara “shkëlqyeshëm” për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar “mirë”. Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuar “mjaftueshëm”.
Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret “Escherichia coli” dhe “enterococcus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.
Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën “dobët” janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm me vitin 2015.
Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.