Te fundit nga zona

Shigjeta e busullës tregon JUG!Vetem ne Jug te Shqiperise shijohen pushimet :)

Vlora, Radhima, Orikumi
Bregdeti jugor i vendit tonë është një ndër më të bukurit e Ballkanit. Qyteti i Vlorës laget nga deti Adriatik (deti Jon fillon fill pas gadishullit të Karaburunit) dhe ofron plazhe të mrekullueshme brenda qytetit dhe pranë tij: “Plazhi i ri dhe i vjetër”, “uji i ftohtë”, “Kalaja”, “Radhima”, “Orikumi”, e shumë të tjera.Rezultate imazhesh për foto te bukura nga bregdeti i orikumitRezultate imazhesh për foto te bukura nga bregdeti i orikumitRezultate imazhesh për plazhi i orikumit fotoRezultate imazhesh për plazhi i orikumit fotoRezultate imazhesh për plazhi i orikumit foto

Palasa

Plazhi i Palasës ndodhet në faqen e malit të Çikës. Është plazhi i parë i bregut pasi kalon qafën e Llogarasë. Ka shtrirje mjaft të gjatë dhe shërben si vend pritjeje për sportistët që hidhen me parashutë që nga qafa e Llogarasë.

7935904744 cf5965ba67 b

Dhërmiu

Plazhi i Dhërmiut është nga më të bukurit e vendit tonë. Fashiti ndodhet në shpat mali buzë rrugës automobilistike. Në Dhërmi gjendet “Shpella e Piratëve” që është bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi me të njëjtin titull. Mendohet se në mesjetë piratët strehoheshin me anijet e tyre në këtë shpellë për t’u fshehur.

dhermi-beach-albania 2

Himara

Mendohet se në Himarë është një nga peizazhet më interesante, si dhe një port i vogël ku ankorohen varkat e peshkatarëve. Plazhet e Himarës janë me rërë, ndërsa ata përreth janë me gurë të vegjël.

dimas-hotel-himare 16

Borshi

Fill pas plazhit të Qiparosë vjen plazhi i Borshit, që dallohet nga ujë i pastër dhe bukuri e veçantë natyrore. Ky është plazhi më i gjatë i krahinës. Nuk duhet të lini pa parë ujëvarën e këtij plazhi piktoresk.

hqdefault 68

 

Shigjeta e busullës tregon JUG!Vetem ne Jug te Shqiperise shijohen pushimet :) Read More »

Zona e Llogorasë,Orikumit dhe Dukatit janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike në zonë,prej 72 orësh

Llogoraja, Orikumi dhe Dukati janë ndër zonat më problematike sa i përket furnizimin me energji elektrike në qarkun e Vlorës.

Shkak duket se është situata e ditëve të fundit për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa nuk ka patur gjatë këtyre ditëve asnjë ndërhyrje nga OSHEE Vlorë për të përmirësuar situatën dhe rikthyer furnizimin me energji në Logora, por edhe në Orikum e Dukat.

Dhejtra biznese në Llogora, por edhe qindra familje në Dukat e Orikum, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, të penalizuar sa herë situata nga moti përkeqësohet

 

Zona e Llogorasë,Orikumit dhe Dukatit janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike në zonë,prej 72 orësh Read More »

Poezi kushtuar motrës time e cila u nda nga jeta. (Banori i krahinës)

Nga Agim Xhuveli

POEZI KUSHTUAR MOTERS TIME

SADE MURAT XHUVELI (LAGJI )

me thuaj se kur do vish
Qe te pres ne fund te shkalles
Me thane qe motra s’ ish
Qe ta puth ne mes te ballit

Te percolla si nje lule
Tamam sic ishte pranvera
Ishe nuse per mbi nuse
Por jo si heret e tjera.

Te percollen ty femija
Me kurora dhe me lule
Edhe gjithe fareefisnia
te percollen me pekule

Ishe rritur vec jetime
Me vuajtje dhe varferi
Mu largove zemers time
Te gjith qanin vec per ty

Vajte te takoje nenen
Sepse te kish marre malli
te kish kerkuar zeneli
Te te puth ne mrs te ballit

Dedea ime moj vite
Shume e lodhur ishe ti
Tani do shkosh per dite
Zenelin me nenen e tij

Do llafosi te tre bashke
Do nxjerresh mallin dhe ti
Pot ti neve na le jashte
Nuk te shohim me me sy

Do na marre malli shume
Tafili dhe femijet e ty
Tafili ka femije plot
Edhe bejon drite ne sy

Do me marre malli shume
Nuk te shohim me me sy
Niper mbesa mbushur plot
Do na marre malli per ty

Poezi kushtuar motrës time e cila u nda nga jeta. (Banori i krahinës) Read More »

Banorja e Tragjasit -“Të dashur bashkëqytetar e krahinorë, jam në një dilemë”!

Nje banore e Tragjasit ka nje mesazh per krahinoret ne lidhje me festen e dates 22 Mars.

Komenti :

Te dashur bashkeqytetar e krahinor jam ne nje dileme nuk eshte se jemi fetar te zellshem per hir te se vertetes si krahin ,por besojm ne zot e festojm ne paqe cdo fest e nje pjes e madhe jona Bajramin.sot esht dit pushimi fest,mesa dime esht dita e demokracise por ne ket dat supozojne se esht dhe Bajram,me thoni cte festojm sot?!sipas te dhenave Bajramit i takon ne 25 dhe at her e festojm,por kjo dat na esht ber si è detyrueshme gje qe e respektojm r festojm per ate cka eshte se fitorja e demokracise esht e gjith shqiptareve pa dallim.me respekt 1bashkekrahinore juaj ,ta gezojme demokracin

 

Banorja e Tragjasit -“Të dashur bashkëqytetar e krahinorë, jam në një dilemë”! Read More »

Krahina përkujton me dhimbje Petrit Bozhanin. Një vit më parë u këput një yll.

Si sot nje vit me pare u nda nga jeta ne menyre te parakoheshme bashkekrahinori yne Petrit Sulo Bozhani i cili jetonte ne Londer. Ajo ishte nje goditje e rende per familjen, te afermit dhe gjithe krahinen.

Sot banoret jane te bashkuar duke perkujtuar me shume dhimbje ndarjen nga jeta te djalit te krahines.

I paharruar kujtimi i tij.

Orikuminews

Krahina përkujton me dhimbje Petrit Bozhanin. Një vit më parë u këput një yll. Read More »

Fantastike kjo që ka ndodh sot në Karaburun. Bashkohen edhe nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli”, Dukat.

Sot nga AdZM Vlorë, me suportin e projektit NaturAl u mundesua mbjellja e 300 fidanëve te llojit Pishe e egër në Parkun natyror Karaburun. Kjo zonë është përfshirë nga zjarret e vitit të kaluar dhe përfaqëson një zonë me rrezik të theksuar erozioni.
Aktiviteteve në kuadër të kësaj dite ju bashkuan edhe nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli”, Dukat, ku u realizua edhe një prezantim me temë: “Pyje dhe qytete të qëndrueshme”

Gëzuar 21 Mars- Ditën ndërkombëtare të pyjeve!
Pyjet janë oksigjen, janë vazhdimesi dhe cilësi jete!

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura

Fantastike kjo që ka ndodh sot në Karaburun. Bashkohen edhe nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli”, Dukat. Read More »