Te fundit nga zona

Tragjas/Tenton të vjedhë shpendët e bashkëfshatares ! Referohen materialet në Prokurorine e Vlores.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Xh.B., vjeçe 41, banuese në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në Tragjas, ka tentuar të vjedhë shpend në banesën e shtetases B.Xh., vjeçe 25. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Tragjas/Tenton të vjedhë shpendët e bashkëfshatares ! Referohen materialet në Prokurorine e Vlores. Read More »

Dukat/ Dyshohet se ka tentuar të dhunoje shtetasen. Referohen materialet në prokurorinë e Vlores.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim ndaj shtetasit L.V., vjeç 24, banues në Dukat, pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë shtetasen M.K.

Dukat/ Dyshohet se ka tentuar të dhunoje shtetasen. Referohen materialet në prokurorinë e Vlores. Read More »

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .!

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS njofton se :

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin B.L., vjeç 64, banues në fshatin Shushicë Vlorë, pasi dyshohet se në Panaja, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lançini”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .! Read More »

Radhimë/ Pret pemët dhe ndërton pa leje! Referohen materialet në Prokurorinë e Vlorës!

Nje shtetas nga Radhima me inicialet K.K  dyshohet te kete kryer punime ndertimi pa leje ne Radhime si dhe ka prere peme dekorative pa leje.

Njoftim nga Policia e Shtetit:

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.K., vjeç 51, banues në Radhimë, pasi dyshohet se në Radhimë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, si dhe ka prerë pa leje pemë dekorative. Nenet 199/a/1 e 206 të Kodit Penal.

Radhimë/ Pret pemët dhe ndërton pa leje! Referohen materialet në Prokurorinë e Vlorës! Read More »

Mbrojtesi Orikut, Endri Hoxha-“Ndihem shumë mirë të Oriku, por nëse …” !

Nga Olsen Llambro:

Edhe pse ka me shume se nje muaj qe eshte mbyllur sezoni, nje pjese e mire e lojtareve te Orikumit nuk i kane ndalur seancat stervitore. Ata sterviten ne menyre individuale deri ne momentin kur ekipi te grumbullohet per te nisur fazen pergatitore.

Mbrojtesi Endri Hoxhaj eshte nje prej atyre qe vazhdon stervitjen intensive. Ne nje prononcim per gazeten, lojtari shprehet :’ Te Orikumi ndihem shume mire, por nese do jem serisht pjese e kesaj skuadre, kjo ngelet per tu pare. Do doja shume qe edhe kete vit te isha pjese e Orikumit ne Kategorine e Pare per ta mbajtur serisht kete ekip ne Lige’, shprehet mbrojtesi.

Endri Hoxha eshte autori i gjashte golave ne kampionatin e kaluar, ku ai i realizuar ne fitoren 1-0 ne Delvine qe i dha fitoren skuadres, ishte vendimtar.

Ai ka shenuar 18 gola gjate 6 viteve qe ka veshur fanellen e Orikumit.

Olsen Llambro

Mbrojtesi Orikut, Endri Hoxha-“Ndihem shumë mirë të Oriku, por nëse …” ! Read More »

Vjen Gushti, kthehen emigrantët. A po bie pjesëmarrja në festat “Takim Brezash” ! (Opinione&Diskutime)

Opinion dhe Bashkebisedim

Po vjen gushti dhe bashke me te dhe emigrantet kthehen me pushime ne vendin e tyre.
Nje tradite qe ka filluar prej vitesh eshte dhe festa e “Takim Brezash” qe zhvillohet ne fshatrat tona. Kjo feste sherben qe te gjithe ata bije te larguar dhe vendas te takohen me njeri tjetrin dhe te shmallen, te mblidhen dhe nje here si dikur dhe te popullojne fshatin e tyre qofte dhe per pak momente dhe ato momente te jene vellazerore, te bukura , me mall e nostalgji, me kenge e argetim.
Kohet e fundit dhe ndoshta nga papunesia e ikja e te rinjve, ndoshta edhe nga rutina e perhereshme e nje feste (me po te njejtat fantazi) ka rene pjesmarrja ne keto festa.

1) A eshte e vertete kjo dukuri dhe ç’mund te shtoni ?
2)Ç’fare mendoni se mund te shtohet qe te kete me teper gjalleri. psh. lojera popullore, apo ngritjen e nje kendi me prodhime vendase, qe te tregojne kulturen gastronomike dhe ate popullore etj ?

Na jepni sygjerime me ide qe mund te behen me mundesite qe kemi dhe mos harroni: festen e bejne te gjithe ata qe behen pjesmarres te gjithe ata qe kane ide dhe e deshirojne me gjithe shpirt, duhet te kerkojme dhe te japim nga vetvetja e jo gjithmone nga te tjere, me e mira eshte bashkimi dhe organizimi i te gjitheve.

Brataj Vlore

Vjen Gushti, kthehen emigrantët. A po bie pjesëmarrja në festat “Takim Brezash” ! (Opinione&Diskutime) Read More »

Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët ! Foto të rralla!

Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri. Por pak kush e di që atë rrugë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë. Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar.

Por gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Fotografitë e rralla në Arkiv Britanik tregojnë rrugën e sapo ndërtuar si dhe ndërtimin e disa urave në dalje të Vlorës në vitet 1917-1918.

Po ashtu, italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak. Po ashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike.

Vetëm në qeverisjen e mbretit Zog u bë e mundur që Shqipëria të ketë një rrjet disi të mjaftueshëm, të cilin ende e trashëgojmë sot. Ironia më e madhe qëndron se që në hapat e para të shtetit shqiptar, rrugët kanë qenë problemi thelbësor dhe ende sot rrugët dhe infrastruktura në tërësi janë një dobësi e madhe e shtetit shqiptar. newsbomb

Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët ! Foto të rralla! Read More »

Unë labi, në ja marsha këngës “labçe” – Nga Ylli Meçe

Nga Ylli Mece:

UNË LABI

Në ja marsha këngës “labçe”…
Do ta pi edhe rakinë…
Në trapezë në thefsha godën…

Me opingë do ngre dollinë.

Në me thënshin -dil në valle !
Do të dal …e do tund dhenë…..
Krah për krah me hënë e yje…

Gazit…do t’ja shtoj harenë…

Malet do ti kap për dore…
Me vëllezrit kosovarë
Do ti nxjer në valle bese

Besë e lidhur gjer në varr

Po nuk pata një shami…
Do ta gris nga guna ime…
Do ta dredh në ball’ të valles…
Si nis shqipja fluturime
—–.
Pa do marr edhe dyfekun…
Do qëlloj do çpoj në qiell…
Do ta puth edhe flamurin…

Se është dritë …se është diell !

Ne me thencin dil ne valle
Do te dridhem si qemoti
Ngelem lab me fustanelle
Qe kercej ne flake baroti !

Unë labi, në ja marsha këngës “labçe” – Nga Ylli Meçe Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com