Te fundit nga zona

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë

Një turiste ceke rezulton e humbur që prej mbasdites së sotme në pyllin e Llogarasë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se çekja ishte bashkë me një grup turistësh që po vizitonin Shqipërinë, por është zhdukur papritur në pyll duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi me të.

Turistja ishte duke bërë shëtitje në pyll, por nuk është kthyer duke alarmuar shokët e grupit që kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se turistja ceke ka humbur rrugën në pyllin e Llogorasë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë Read More »

Vajza nga Tragjasi tregon tmerrin në spitalin Italian.” Isha 8 muajshe shtatzënë…”

Nje vajze me origjine nga Tragjasi e cila aktualisht mban edhe shtetesine Italiane ka treguar ne orikuminews historine e saj ne lidhje me nje rast trajtimi shendetesor ne spitalin italian shteteror ku ajo eshte drejtuar per shkak te disa problemeve me frymemarrjen.

Para tre vitesh Enkelejda tregon se ishte tete muajshe shtatzene dhe bashkeshorti i saj e ka shoqeruar me urgjence ne Pronto Soccorso sepse ndihej shume keq dhe nuk mbushej me fryme.  Ajo tregon se si qante dhe bertiste sepse mushkrite e saj nuk mbusheshin me oksigjen por ajo qe ndodhi i tronditi akoma me shume Enkelejden dhe bashkeshortin e saj. Doktoresha nuk e ka vizituar sepse ishte e lodhur dhe kishte shume paciente.

Pas ankeses qe ka bere bashkeshorti ata jane detyruar te largohen nga spitali pa marre ndihmen mjekesore. Me pas cifti ka telefonuar policine dhe karabinieret me qellimin per te denoncuar kete veprim por pergjigja e tyre ndaj bashkeshortit te Emiljanes ka qene “Nese doni te shpetoni bashkeshorten drejtohuni ne nje spital privat dhe mos humbni kohe ne spitalin shteteror”.

Tregimi i plote i Emiljanes ne orikuminews:

Jam dakort…jetoj prej 20vjetesh ne itali..dhe une e kam konstatuar..para 3 vjetesh isha 8 muajshe shtatzane dhe burri me coi urgjent ne pronto soccorso sepse isha sh keq dhe sngopesha me fryme..qaja dhe ulerija sepse mushkrite e mija sngopeshin me oksigjen…Jam nenshtatase italjane…a é dine se cfare me beri doktoresha ????nuk me vizitoj se ishte e lodhur dhe kishte sh njerez kur burri u ankua italjan na nxorren nga pronto soccorso…u thame qe do merrnim polizine ne telef qeshi dhe na dha edhe nr qe ta merrnim…si perfundim i morrem ne telefon polici e karabinier dhe asnje nuk na erdhi…shkuam ne komanden e karabiniereve ti denonconim…qeshen dhe na thane se cdo gje ishte e kot…mos humbni kohe kot me denoncime Po shkoni te privati e shpetoni gruan

Vajza nga Tragjasi tregon tmerrin në spitalin Italian.” Isha 8 muajshe shtatzënë…” Read More »

Pse mendon moj Hallë? – Nga Zhaneta Braho. (Poetët e krahinës)

Nga Zhaneta Braho

Pse mendon moj Halle?
Po’ shkojme kete radhe,
Per here te pare
Nuk e gjen vellane
Nuk na pret ne shkalle
As …Vishua.matane!!
Eja Halle e vetme.
Te hyjme ne ode brenda
Radhitur …bijat
Kane ardhur te tera.
Ta kujtosh Aliun
Dhe datat e tjera
Maj….2002
Matane u mbyll dera!!
Te kujtojme te tretin,
Bej Hasan Mehille
Qe deshmor i pare
Ra per Lirine,
Ne daten 5 Maj
i kujton vendi yne!

Pse mendon moj Hallë? – Nga Zhaneta Braho. (Poetët e krahinës) Read More »

Pikës sportive në Llogara, i shkulin gjithë ndriçueset që i jepnin kësaj pike një funksionalitet gjatë orëve të natës

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogara, një projekt ky i Këshillit të Qarkut Vlorë i financuar nga FZHR.

Pika sportive Llogara së bashku me 2 projektet e tjerë të përfunduara: ai Shtegut sportiv të Gjipesë dhe Pikës së vrojtimit në kalanë e Porto Palermos, bën pjesë në një paketë të plotë projektesh (BNB) që KQ ka miratuar me qëllim promovimin e turizmit dhe sporteve ekstreme në natyrë.

Me keqardhje u konstatuan në këtë investim dëmtime të mëdha nga dora e njerëzve të papergjegjshëm, si shkulja e gjithë ndriçuesve që i jepnin kësaj pike një funksionalitet dhe gjatë orëve të natës.

Këshilli I Qarkut Vlorë po ndjek të gjitha rrugët ligjore duke denoncuar pranë organeve kompetente, por fton dhe të gjithë komunitetin që të ruajë pronën publike dhe në rast konstatimi të akteve të tilla të njoftojë menjëherë organet kompetente.
Më poshtë disa foto të dëmtimeve.

Fotografia e Real RtvFotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Pikës sportive në Llogara, i shkulin gjithë ndriçueset që i jepnin kësaj pike një funksionalitet gjatë orëve të natës Read More »

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora (Foto)

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora, një projekt ky i Këshillit të Qarkut Vlorë i financuar nga FZHR. Pika sportive Llogora së bashku me 2 projektet e tjerë të përfunduara: ai Shtegut sportiv të Gjipesë dhe Pikës së vrojtimit në kalanë e Porto Palermos, bën pjesë në një paketë të plotë projektesh (BNB) që KQ ka miratuar me qëllim promovimin e turizmit dhe sporteve ekstreme në natyrë.

Fotografia e Real Rtv

Me keqardhje u konstatuan në këtë investim dëmtime të mëdha nga dora e njerëzve të papergjegjshëm, si shkulja e gjithë ndriçuesve që i jepnin kësaj pike një funksionalitet dhe gjatë orëve të natës. Këshilli I Qarkut Vlorë po ndjek të gjitha rrugët ligjore duke denoncuar pranë organeve kompetente, por fton dhe të gjithë komunitetin që të ruajë pronën publike dhe në rast konstatimi të akteve të tilla të njoftojë menjëherë organet kompetente.
Më poshtë disa foto të dëmtimeve:

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real RtvFotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora (Foto) Read More »

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…

Pershendetje te gjitheve…
Lexoj me vemendje gjithcka qe me shkruani,edhe pse nuk i pergjigjem seicilit,(ceshtje kohe)…

Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…
Faleminderit shume per vleresimin e klipit tim te fundit “Vellait tim“…

Lexoja komentet tuaja dhe kuptoja ,se vec meje ,sa shume zemra te lenduara ka…

Kjo eshte jeta,shpesh here e pa drejte..
Por ne duhet gjejme pa tjeter ,force, kurajo te vazhdojme kete rrugetim qe kemi nisur …..
Ju perqafoj…. ❤ ❤❤❤❤❤

Fotografia e Maya Alickaj

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija… Read More »

Paralajmërim për Banorët e Dukatit që banojnë te Rrëza e Kanalit dhe në lagjen Maruk !

Nje paralajmerim ka ardhur nga nje banor i krahines nepermjet nje statusi ne facebookun e tij. Paralajmerimi ben fjale per banoret e Lagjes Maruk dhe Rreza e kanalit. Sipas tij ne keto lagje qarkullojne njerez te dyshimte dhe te rrezikshem prej te cileve duhet patur kujdes.

Paralajmerimi i plote :

Mirmengjes banor te lagjes maruk dhe rreza e e kanalit.
Ju bej me dije se ne kete zon qarkullojn miete dhe persona te pa njojtur te pa deshirueshem dhe te rrezikshem.
Mos ju jepni afrimitet mos bini pre e mashtrimeve ne ne kete zon jan viedhur materiale me vler si rrieta teli kablla pompa etj.
Mos neglixhoni shkembeni telefonat me njeri tieterin.
Mos i lejoni te futen ne shtepi por as ne tritoret e pronave qendroni bashk dhe vigjelent mos neglixhoni.

Paralajmërim për Banorët e Dukatit që banojnë te Rrëza e Kanalit dhe në lagjen Maruk ! Read More »

Shpërthen banori i Tragjasit në Orikuminews-“Brenda Tragjasit thyen kokën, kalohet vetëm me tanks”.

Orikuminews eshte kthyer jo vetem ne nje prej portaleve me te ndjekura nga banoret e krahines por eshte bere gjithashtu edhe “Dritarja” ku dhjetera banore te krahines e me gjere diskutojne, shkembejne mendime me njeri tjetrin, japin ide opinione dhe sugjerime.

Ne nje prej artikujve te dites se sotme disa prej banoreve kane reaguar per shtrimin e rrugeve brenda fshatit Tragjas te cilat jane lene pas dore nga pushteti lokal.

Njeri prej tyre shprehet i indinjuar duke thene se “Eshte anakronike te flasesh per shtrime rrugesh ,po ske c’ben jemi para fakteve te pa kundertueshme !Brenda fshatit Tragjas mund te thyesh koken ,mund te kalohet vetem me tanks ,ose diagac !”

“Te na rroje partia xha Ramen popull shqiptare nuk ka respekt per vete kure vijne per fushat mblidhen si dele tek rrepet e izvorit si mumjet e egjiptit dhe e hane sapunin per djath mire tju behet” – ja kthen nje tjeter komentues.

Shpërthen banori i Tragjasit në Orikuminews-“Brenda Tragjasit thyen kokën, kalohet vetëm me tanks”. Read More »