Te fundit nga zona

Më vdiq një mik nga Dukati-Dedikim rrenqethës për Mitat Aliçkaj nga gjirokastriti Sotir Kosta.

Nga Sotir Kosta, Gjirokaster. 

Elegji për Mitat Aliçkaj.

Mora lot nga ato të nënës,
mora gjak nga ato lule,
mos bëj këngë më tha hëna,
por një Elegji për kuje..

Më vdiq një mik nga Dukati,
ishte mik e goxha mik,
derdhi lot i gjithë fshati,
maja e Bredhit u trondit.

Nuk vajta për ta përcjellë
se ish` haber i vonuar,
ai qe nga goxha derë,
plot respekt për ta nderuar..

Vlora pse preu zhurmën ?
Dukati pse u trondit ?
S`ka burrë të mbajë dhimbjen,
lotët u burojnë nga sytë..

Mitat Aliçkaj me derte,
me atë zë si bilbili,
na krijove halle,derte,
na djeg zemra flakë pylli..

Një atak goditi zemrën,
papritur e pabesuar,
dhimbja zgjoi dhe nënë Beharen,
që është në varr mbuluar..

Thëllëzat,zogjtë e sorkadhet
u mblodhën e qanin tok,
nuk vjen më Mitat Aliçkaj,
Një burrë i zgjedhur në shok…

Iku burri gojë ëmbël
fjalë mjaltë e zemër bardhë,
prandaj na piku në zëmër
helm që s`na ka për të dalë..

Mitat Aliçkaj vdekje e rëndë,
nuset hoqnë vellot e bardha,
ndaluan dasmat me këngë
qanin dhe trimat me palla..

Edhe bletët në koshere
në punë nuk vajtën dot,
kishin zi jo ditë pranvere,
i mbushën hojet me lotë.

Shqiponjat lart në Dukat,
ulën krahët e ndaluan,
si gratë kur ulen në shesh,
me ligje labe vajtuan..

U godit sofër e madhe
që rrinte gjithmonë plot,
nuk mbahen lotët e grave,
burrat s`e durojnë dot..

U hap lajmi në Dukat,
një heshtje si heshtje varri,
Xheni dhe Maja e prenë fjalën,
kur u than se u vdiq vëllai..

o Vëllai ynë i dashur,
o zambak përmbi lëndinë,
të të puthë Nexhmia ballin,
motër Drita të të puthë synë..

O zemra me helm nga brënda
motër Aishea si ta durojë ?
se shëron as vaji,as kënga,
s
ka doktor që ta mjekojë..

U mbush varri me kurora
arkivoli plot dafina,
të përcollën nga Greqia,
me vaj e psherëtima.

Ta qëndisën emrin shokët
me gjak zëmre,jo me bojë,
gërmat ti bënë të arta,
si dekorata heroi..

O ti vesa që veson barin,
bjerë,e bjerë për çdo natë,
ta bësh më të butë barin
që ti duket si krevat..

Hapu varr mos e mbaj brënda
të dalë të gëzojë jetën,
e kërkon dhe Leonora,
mbeti me fëmijët vetëm..

Neve kurrë sdo ta harrojmë,
do ta përballojnë gjëmën,
Mitatin do ta kujtojmë,
do t
i këndojmë dhe këngën..

Çaje varrin ti moj këngë
fluturo si asnjë herë,
ngrihe Mitatin në këmbë,
që ta shohim dhe njëherë..

S`do harrohet Mitat Aliçkaj,
djal puntor i respektuar,
me respekt do ta kujtojmë,
zemërbardhë e burrë i zgjuar..

Me lotë të vajzës Amanda,
me ata lotë të përvëluar,
unë shkruajta fjalët e zemrës,
Të mbetet i pa harruar…

Më vdiq një mik nga Dukati-Dedikim rrenqethës për Mitat Aliçkaj nga gjirokastriti Sotir Kosta. Read More »

Major Laçe Hila nga Dukati, Zv/Komandanti i Qendrës së Zhytjes Shqiptare dhe një nga…

Laçe Hila me origjine nga Dukati eshte Zevendes Komandant i Qendres se Zhytjes Shqiptare. Ai eshte nje nga zhytsat me te pregatitur ne Shqiperi. 

“Qendra a Zhytjes ka si mision krijimin ruajtjen dhe pergatitjen e zhytesave per kryerjen e operacioneve nenujore. Per realizimin e ketij misioni kemi disa detyra sic jane detyra per kerkim shpetimin per  emergjencave civile, detyra per asgjesimin e municioneve luftarake ne det si dhe trajnimin dhe kualifikimin e zhytsave ne rang kombetar” – deklaron Laçe Hila .

Per me teper ndiqni videon :

 

Major Laçe Hila nga Dukati, Zv/Komandanti i Qendrës së Zhytjes Shqiptare dhe një nga… Read More »

Kurrë nuk u lodha shumë – Nga Aishe Musta Alickaj (Poetët e krahinës)

Nga Aishe Musta Alickaj

NE VATH TIM NUK BIEN PRETE ( BISHAT)

Dhe ne driten e cirakut
Te pishes, e te bicakut
Dhe kur drita mu nderrua
Me elektrik e pirua
Kurre nuk u lodha shume
Te shkoj parate ne shtrunge
E bej lehte kete pune
Ato s’me duane shume
Jane ne meri me mua
Jane nga ato dhite xanxare
Te zotin se duane fare
Me largohen porsi era
Neper ca vathe te tjera
Keshtu naten jam i qete
Me ze gjumi si sheleg
Ne vath tim
Nuk bien prete.

Kurrë nuk u lodha shumë – Nga Aishe Musta Alickaj (Poetët e krahinës) Read More »

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit !

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
Almarina meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli. Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free.

E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u çertifikua në Expo Seafoodsi i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për t’u konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve çertifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e çertifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është çertifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që çertifikohet si i tillë.

Niçola Rossi, Presidenti i gjigandit EREDE ROSSI SILVIO ,akuakulturisti më i madh i troftës të salmonuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë, është shprehur shumë i kënaqur me vlerësimin që ka marrë Almarina. “Ujërat e gjirit të Vlorës janë vendi ideal për prodhimin pa antibiotik të koceve dhe levrekut. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.

Sheme Kondi, administratori shqiptar i Almarina i pranishëm në Expo, theksoi se ky çertifikim është një rezultat që i atribuohet edhe gjigantit Rossi me mbështetjen dhe bashkëpunimin në cdo moment të mbarështimit. “Kjo çertifikatë europiane e nderon Shqipërinë duke bërë që edhe investitorë të tjerë të kthejnë sytë drejt vendit tonë. Kompania me shpejtësi të madhe krijoi të gjitha strukturat e saj dhe sot ne jemi një eksportues shumë i rëndësishëm në supermarketet e Italisë dhe Europës. Kjo në sajë të një pune pasionante te nje stafi profesionistesh te zote që fillon nga Shqipëria e mbaron në kryeqendrën e Europës, në Bruksel”, tha Kondi menjëherë pasi autoritetet organizuese të panairit i dorëzuan çertifikatën vlerësuese. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.

Një tjetër risi e peshkut të Orikumit është sasia e Omega 3, ndërkohë që në vende si Greqia , Kroacia apo Turqia, ky përbërës i rëndësishëm i filetos së peshkut që ndikon direkt tek shëndeti i konsumatorit, Omega 3 nuk e kalon shifrën 9,70, ndërsa peshku i Orikumit arrin maksimalisht në 17,88. Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, ritheksoi se ky rezultat është një sukses jo vetëm për Almarinën dhe zonën e Orikumit, por është një vlerësim që hap dyert prodhimeve shqiptare për të ndjekur të njëjtën rrugë.

Në Global Expo Seafood u prezantua edhe ferma e peshkut Alb Adriatiko përfaqesuar nga Hysen Jazaj, i cili theksoi se në sajë të bashkëpunimit me Almarina Or dhe Grupo Rossi u bë e mundur hapja e dyerve nga supermarketet evropiane për produktet shqiptare dhe ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë event që konsiderohet si panairi më masiv dhe kualitativ i peshkut në rang ndërkombëtar./ZgjohuShqiptar.al

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit ! Read More »

Orikum – Probleme para sezonit turistik (Foto)

Orikumi, probleme para sezonit turistik.

Një ditë më parë në këshillin e bashkisë Vlorë, banorë të Orikumit protestuan, duke bllokuar edhe mbledhjen, ndërkohë që situata duket e veshtirë në qytet.

Në prag të sezonit, banorët shprehen të shqëtesuar për situatën, ndërsa pranojnë se në prag te sezonit,Orikumi vuan mjaft probleme, kryesisht mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Banorët thonë se shteti ka kohë që nuk investon në Orikum, duke e lenë në harresë dhe në prag të sezonit, nuk duket se mund të priten turistë sipas asaj që pret kjo zonë Orikumi është një nga zonat turistike që paguan me shumë taksa në bashkinë e Vlorës,ndërsa kthyer në investime, taksat që paguan janë thuarjse zero.

Orikum – Probleme para sezonit turistik (Foto) Read More »

“Çmenden” bukuroshet nga Tragjasi. Dashuria për fshatin nuk ka kufi.

Dashuria per vendlindjen nuk ka kufi. Kete e deshmojne edhe disa vajza me origjine nga Tragjasi te cilat kane veshur bluza me mbishkrimin “Tragjasi”. Foto eshte shkrepur ne Prato, Itali dhe bukuroshet simpatike duken shume te lumtura dhe krenare per fshatin e origjines.

“Nuk jam fizikisht ,por mendja dhe zemra kane ngelur ne fshatin tim te bukur me ata njerez te mbrekullushem” – shkruan njera prej tyre.

“Çmenden” bukuroshet nga Tragjasi. Dashuria për fshatin nuk ka kufi. Read More »

Maya publikon videoklipin e xhiruar në Dukat – “O vëlla se na helmove”!

Kengetarja e mirenjohur nga Dukati Maya Alicka ka publikuar videoklipin e ri te titulluar “Vellait tim”. Kenga me e re e Mayes nis me zerin e vellait te saj i cili u nda nga jeta pak kohe me pare.

“Nuk ka qene e lehte per mua ta kendoja kaq shpejte kengen per Mitatin por per te ecur perpara duhej ta beja tani kete kenge elegji” – shkruan ajo ne statusin e saj ne facebook.

Statusi i plote i Mayes:

Te nderuar miq e dashamires,po ju drg klipin tim te ri -“Vellait tim”, E filloj kete klip me zerin e tij…
Nuk ka qene aspak e lehte per mua,t’a kendoja kaq shpejte kengen per Mitatin ,por per te hecur perpara,duhet t’a beja tani kete kenge-elegji.
Keshtu mendoj ,se nese ai me degjon,do ndihej mire…kaq mund te bej…
Kjo kenge eshte edhe pak ngushellim per te gjithe ata qe ju eshte lenduar zemra…..

Ndiqni videoklipin me poshte :

Maya publikon videoklipin e xhiruar në Dukat – “O vëlla se na helmove”! Read More »

Banoret e Orikumit ne proteste – Nderpresin mbledhjen e Keshillit Bashkiak

Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës nga qytetarët ata kërkojnë uje dhe dëmshpërblim.

Dhjetëra banorë të zonës së Orikumit kanë ndërprerë ditën e sotme mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës duke kërkuar investime në zonën e tyre.

Çështja ende e pazgjidhur e ujit ka bërë që banorët sot të futen në ambientet e Bashkisë së Vlorës dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

Ata janë shprehur se Bashkia e Vlorës dhe Edi Rama i kanë lënë në baltë, pasi u kanë premtuar ujësjellësin, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë gjë.

Ata janë shprehur se sezoni turistik ka ardhur, por ata nuk kanë ujë.

Gjithashtu banorët e lagjes Kushtrimi kërkojnë dëmshpërblim për banesat e prekura nga Rruga lidhëse me autostradën.

Dëmshpërblim kërkojnë 28 familje në lagjen Kushtrimi që nuk janë dëmshpërblyer për shtëpitë e tyre të prekur nga ndërtim i rrugës së re.

Banoret e Orikumit ne proteste – Nderpresin mbledhjen e Keshillit Bashkiak Read More »